Fati i Berishës, avokatët debat në ‘Repolitix’, Petraj: Me këtë kërkesë të SPAK i lejohet komunikimi në facebook! Karaj: E shoh si burgosje në shtëpi, më keq se në qeli

26 Dhjetor 2023, 21:42| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 07:51

  • Share

“Gjatë arrestit shtëpiak, Sali Berisha të ruhet te dera me një punonjës të Policisë dhe t’i ndalohet komunikimi me çdo person tjetër, përveçse me ata që jeton në të njejtën banesë”Kjo kërkesë e SPAK ka krijuar debate mes avokatëve në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën.

Avokati Edmond Petraj tha se kjo kërkesë është e arsyeshme për shkak se Berisha shkeli masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa bazuar në shkresë nënvizoi se ish kryeministrit i lejohet komunikimi në rrjete sociale. Nga ana tjetër juristi Leonard Karaj u shpreh se kjo masë e re sigurie është si burgosje, por veçse në shtëpi e jo në qeli. Sipas tij këto kufizime, veçanërisht nëse i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të, është më e rënda sesa masa e sigurisë arrest në burg. 

Ndërsa Petraj e cilësoi të ligjshme kërkesën për ashpërsimin e masës, Karaj mendon se ky proces që nisi si juridik tashmë është kthyer në politik.

Debati në Repolitix

Petraj: Nëse nuk shprehet gjykata, nëse nuk e kërkon organi i akuzës, ai (Berisha) ka të drejtë të komunikojë nëpërmjet rrjeteve sociale. Me këtë kërkesë që është bërë nga SPAK ai komunikon...

Karaj: Unë e shoh si burgosje nëse pranohet kërkesa. Veçse ai burgosjen do e bëjë në shtëpi. Madje arresti në shtëpi është më keq se arresti në burg në këtë rast. Në shtëpi e takojnë vetëm familjarët. Askush tjetër. Në burg mund të shkonin ta takonin dhe të tjerët. Nga ana proceduriale duket që arresti i shtëpisë është më i rëndë se burgu. Nesër do bëhet debat procedurial në gjykatë në lidhje me gjithçka. Pse duhet t’ja ndalojnë komunikimin online? Pse ky do duhet të izolohet nga bota qytetareske dhe të mos ketë asnjë mundësi komunikimi? Ça prove mund të prishë që të merret kjo masë?

Petraj: Organi i akuzës besoj se do vijë dhe me një akuzë të re për mosrespektimin e masës së sigurisë...

Karaj: Ndryshimi i masës erdhi sepse nuk respektoi masën e parë. I gjithë ky proces nuk është proces juridik. U nis si juridik por është bërë politik. S’po bëj avokatin e Berishës por po flas si avokat. SPAK është në të drejtën e vetë për shkak se Berisha nuk respektoi masën e parë. Pikë.

Petraj: Nesër kemi shtesë të re mosrespektimin e vendimit të gjykatës.

Karaj: Prandaj po kërkohet ndryshim i masës sepse nuk respektoi masën e parë... Kjo nuk është histori i drejtësisë e SPAK dhe GJKKO sepse personi në fjalë s’mund të konsiderohet me rrezikshmëri të lartë pavarësisht personalitetit të tij. Berishën duan në mënyrë absolute që ta nxjerrin nga skena politike. Kjo histori ka nisur që para 3 ose katër muajsh për ta nxjerrë nga skena politike.

Ata me rrezikshmëri të lartë shkojnë në burg nuk u rri polici te dera. I çojnë policë te dera Berisha për karakterin që ka mund të shkelë dhe masën. Pastaj çfarë do i bësh Berishës do e çosh në burg? Se çon dot? Sepse është 75 vjeç

Petraj: S’ka shanse ta shkelë ligjin Berisha nga dita e nesërme. Berisha e politizoi vetë çështjen. Këtu kemi akuzë të drjetpërdrejtë për Berishën ai e kanalizoi vetë politike.

Për analistin Redi Varaku, nesër do të ndodhë eliminimi politik i Berishës që do të sjellë më pas dhe ridimensionimin e PD.

"Goditja e Berishës do ridimensionojë edhe njëherë PD. Do e riformatojë. Nuk e di se çfarë do prodhojë në kuptimin e rikonfigurimit të P por di që do jetë një moment shumë ndikues eliminimi politik i Berishës për ridimensionimin e PD. Berisha nuk do përbëjë më një lakmues për votuesit. Një pjesë e mirë e demokratëve që deri dje kanë shpresuar sepse Berisha shfrytëzoi frustrimin e demokratëve u foli zemrave të tyre por rrugës i tradhtoi të gjitha idealet që frymëzonin lëvizjen e tij. ditën e nesërme e shoh si fundin... Pas 25 korrikut i dimë zhvillimet e vrullshme që ka marrë politika shqiptare", shtoi Varaku.

Lehtësuese e quan kërkesën e SPAK për Berishën ish-deputeti Arben Meçe duke nënvizuar se po të ishte në një vend tjetër dhe të refuzonte masën e sigurisë në atë mënyrë do të përballej me një reagim më të ashpër nga organet e drejtësisë.

"Berisha refuzon një vendim gjyqësor. Të guxojë një qytetar ta bëjë. Ka urdhër arresti direk. Berisha është i lehtësuar shumë. Se të refuzon një vendim gjykate jashtë të marrin për leckash".

Ora 22:31
Meçe: Berisha i lehtësuar me arrest shtëpie, jashtë do e kishin marrë për leckash! Selinë e PD nga nesër e gëzon Basha

 

Kërkesa e SPAK për masë sigurie arrest në burg për Sali Berishën pasi nuk respektoi detyrimin e paraqitjes për ish-deputetin Arben Meçe është lehtësim. Nëse do të kishte qenë jashtë shtetit e të kishte refuzuar masën e sigurisë, Meçe i ftuar në Repolitix” në Report Tv tha se do e kishin marrë prej leckash

“Janë dy nene që zbërthejnë të gjithë këtë që po bën SPAK. Shyqyr që ramë dakord të gjithë që Berisha ka të regjistruar një çështje penale dhe kur regjistrohet një çështje penale që në momentin e parë regjistrohet vepra penale. Berisha kishte vetëm një detyrim të vinte të paraqitej dhe të pyetej. Kur u regjistrua çështja penale ishte detyrë e tij të shkonte në SPAK dhe të sqaronte rrethanat për të cilat ishte në hetim. Berisha ka dale nëpër konferenca për shtyp me dokumenta duke thënë se ka falsifikuar. SPAK i ka kërkuar që ti fusë në dosje këto dokumente me avokatët. Nuk ke pse provat ti nxjerrësh kështu.

Janë katër konferenca që politizuan çështjen. Çoi provat në prokurori s’ke pse del ti thuash popullit. Berisha refuzon një vendim gjyqësor. Të guxojë një qytetar ta bëjë. Ka urdhër arresti direk. Berisha është i lehtësuar shumë. Se të refuzon një vendim gjykate jashtë të marrin për leckash. Sipas nenit 237 kur të refuzohet një vendim gjyqësor automatikisht kalon në masë tjetër sigurie. Kjo masë nuk është penalitet i ri por sipas kodit.”

“ Të ngre zgupthi”, shtoi avokati Edmond Petraj.

"Shumë procedura të bëra nga Berisha që janë fjasko juridike që nuk ka avokat t’i justifikojë janë thjesht mendja e tij dhe të argumentuara sikur e bëjnë avokatët. Ky është Berisha. Është Berisha që i merr vendimet. Janë disa vendimmarrje që janë gafa politike. Kur Berisha është implikuar me gjyqtaren ka pasur një atribut kushtetues ligjor. Kryetar i trupës së madhe të emërimit të gjyqtarëve. A e dini ju se të gjithë gjyqtarët pa përjashtim që i përkasin periudhës kur Berisha ka qenë president të gjithë kanë firmën e Berishës sepse kështu ishte procedura. Nesër vuloset vula që do marrë Luli. Në atë miting duhet të jetë Berisha. Që do të thotë se Berisha është në shtëpi. Basha do marrë vulën dhe pastaj do marrë shqupin. Kjo është logjikë jo skenar. Sot zyrtarisht Luli është pronar i SHUP-it. Ndërkohë Luli duke qenë kryetar i partisë zyrtare gjykata nuk njeh asnjë tjetër përveç Lulit. Zyrtarisht Luli është kryetar. Nesër selinë do ta gëzojë Basha. Selinë e PD nga nesër e gëzon Basha", tha Meçe.

Ora 22:19
‘Mund ta shihni edhe me pranga’, avokati Karaj tregon skenarët: Çfarë ndodh nëse Berisha nuk gjendet në shtëpi po u pranua kërkesa e SPAK

 

Avokati Leonard Karaj i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën ka folur për skenarët që mund të ndodhin ditën e nesërme në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK për masë sigurie "arrest shtëpie” për Sali Berishën.

“Kur të vendoset masa, nëse do jetë masë me ekzekutim të menjëhershëm por nëse nuk është me ekzekutim të menjëhershëm e apelon. Nëse është me ekzekutim të menjëhershëm dhe nuk gjendet në banesë Berisha kur të jepen vendimi ai do shoqërohet menjëherë. Në rast se Berisha bën rezistencë mund ta shihni dhe me pranga.”

Ora 22:02
'Ti sikur je Zeusi, ka dorë Amerika', avokati Karaj: Berishën do e ruajnë me policë se mund të refuzojë sërish masën! Petraj: Nga nesër s’ka shanse ta shkelë ligjin

 

Nëse Gjykata nesër do të pranojë kërkesën e SPAK për të caktuar masë sigurie arrest shtëpie për Sali Berishën, avokati Edmond Petraj në emisionin “Repolitix” në Report TV tha se ai s’ka shanse ta shkelë më ligjin.  Kurse Avokati Leonard Karaj ndalur te kërkesa e SPAK shtoi se kërkohet që të ruhet me polic te dera e shtëpisë për faktin se duke njohur natyrën e Berishës ai mund ta shkelë sërish masën e sigurisë.

Karaj: Berishën duan në mënyrë absolute që ta nxjerrin nga skena politike. Kjo histori ka nisur që para 3 ose katër muajsh për ta nxjerrë nga skena politike. Ata me rrezikshmëri të lartë shkojnë në burg nuk u rri polici te dera. I çojnë policë te dera sepse Berisha për karakterin që ka mund të shkelë sërish masën. Pastaj çfarë do i bësh Berishës do e çosh në burg? Se çon dot? Sepse është 75 vjeç

Petraj: S’ka shanse ta shkelë ligjin Berisha nga dita e nesërme. Berisha e politizoi vetë çështjen. Këtu kemi akuzë të drjetpërdrejt për Berishën ai e kanalizoi vetë në politike.

Petraj: Berishën nuk e llogarit njeri, është 75 vjeç. S’ka lidhje Amerika. Ça ofron Berisha në Shqipëri? Kam qenë 22 vjeç kur Berisha u bë kryetar i PD. Këtu është gabimi që po politizohet situata dhe që e kemi të keqen matanë oqeanit. Amerika përveçse çelësin e pjesës gjeostrategjike të garantoj se nuk ndërhyn fare.

Karaj: Ti sikur je Zeusi... Çfarë garanton?

Petraj: Kur fillon procedimi kur ngrihet akuza, organi i akuzës merr masat e veta për personin përkatës. Ça lidhje ka Amerika?! Unë ta garantoj, Berisha nëse do kishte vajtur për të respektuar vendimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje do kishte respektuar vendimin e gjykatës do kishte fituar 100 herë më shumë pikë.

Karaj: Jam dakord këtu... por jo se s’ka dorë Amerika

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark: 27/12/2023 02:35

    Pra te denuarit si Tahiri qe rri ne shpi (???) kur eshte denuar per burg; apo mafiozet si Koka Gjushi e me radhe qelite i kane me hidromasazh e lere mos e pyet; kamikazi enveristo-ramist tashme me maske pertoke Kraja, kerkon ti nderprese lirine e shprehjes nje personi. Do zoti qe kete lajthitje kushtetuese alla Kraja spiun i vogel me porosi te "keshilltareve" mediokerr amerikane, sa te DASH e sa te CIA ne Tirane qe si e si duan te mbyllin aferen McGonigal qe i ndjek nga pas, gjykata do tregohet cik me e mencur. Dhe ta refuzoje. Ose te vazhdoje ne lajthitje ne bashkepunim dhe keshtu i jep nje baze te plote Berishes per ti goditur fort ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut. Paska qene prokuror i papame skuthi i zyrave te prokurorise se pergjithshme; ceshtjen e pare dhe te vetme ne jeten e tij e dhjet por mit mullar ama.

    Përgjigju
  • XXX: 26/12/2023 23:54

    Nuk po e kuptoj se pse e merrni neper goje Berishen.Ate qe ka bere Berisha , ne krye te qeverise apo Presidences se ka bere asnje udheheqes para ardhes e pasardhes.Ai duhet dokuruar me medaljen me te larte,per te miratqe i ka bere popullit shqiptar dhe Shqiperise. 1.-Si mund te harrohet qe me ardhjen e tij ne pushtet,shkatrroi te gjitha uzinat e fabrikat ,qe i kishte ndertue Enveri. 2- Shkatrroi repartet ushtarake,shperndau armatimin e tyre,dhe u vjedhen e shkatrruan te gjitha pasurite e ushtrise.U shkatrruan avion luftarak,anije e nendetese,tanke etj. 3- U shkatrruan rezervat e shtetit,me nje pasuri marramendese,u thyen e shkatrruan dyqanet ne gjithe Shqiperine. 4- U vodh ari i krrabes.Berisha e gjeti hajdutin,Ilirin , por e fali ???. 5.- u vodhen vlera monetare deri edhe bankat. 6- Berisha miratoj Firmat piramidale,pra genjej popullin fukara,te cilet shiten cfar kishin dhe leket plus ato te emigranve i futen ne firmat piramidale,fatin e te cilave i dime. 7 - Megjithese populli u ngrite ne kembe kunder Berishes,ai tregoj se eshte i pamposhtur.U vrane mbi 4000 shtetas,por edhe po te vritej i gjithe populli ai nuk terhiqej. 8-Gojet e keqia thone se ka pergjegjesi per Gerdecin.U vrane 26 veta dhe u plagosen qindra te tjere. 9- K kontribue gjate luftes ne Kosove.Kur gjithe bota e izoloi Ish Jugosllavine qe po luftonte kunder popullit vlla te Kosoves.Berisha i furnizoi me nafte makinerite luftarake te Millosheviqit. 10-Ai dha urdher per vrasjen e 4 demostruesve dhe u perpoq e po pepiqet qe kjo ngjarje te mos gjykohet. 11- Kush e nxiti vllavrasjen e jugut e veriut te Shqiperise. 12.Me urdher te kujt u vra Remzi Hoxha, pse apo Remziu zbuloi takimin sekret te Berishes me Milloshevicin. 13.-Pse nuk sqarohet vrasja e Kosta Trebickes 14.Kush urdheroj per rrahjen e eksponenteve te PS.Si nuk u hetuan personat qe i kryen keto krime. 15- Privatizimi i kompleksit sportiv partizan,vjedhje e madhe e kryer ne rrugen e kombit etj mbeten deri sot pa u sqaruar. 16.-U vra Azem Hajdari dhe jane shume humbje jete,te b/puntorve qe nuk i jane bind Berishes. Ka ngjarje te panumurta,por ajo qe eshte me e rende eshte ndertimi i administrates shtetrori me te pa afte,servila e hajduta qe nuk lane gja pa ba e vecanrisht ndertimi i Gjykates,prokurorise me njerz pa shkolle ose me kurse 6 mujor. A duhet denuar apo dekoruar ??? SPAK KA NJE MISION HISTORIK.

    Përgjigju
    • Duriet: 27/12/2023 01:14

      41 BIS ESHTE SHUM PAK.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?