Avokati Leonard Karaj i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën ka folur për skenarët që mund të ndodhin ditën e nesërme në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK për masë sigurie "arrest shtëpie” për Sali Berishën.
“Kur të vendoset masa, nëse do jetë masë me ekzekutim të menjëhershëm por nëse nuk është me ekzekutim të menjëhershëm e apelon. Nëse është me ekzekutim të menjëhershëm dhe nuk gjendet në banesë Berisha kur të jepen vendimi ai do shoqërohet menjëherë. Në rast se Berisha bën rezistencë mund ta shihni dhe me pranga.”
Lajmi kryesor:
Fati i Berishës, avokatët debat në ‘Repolitix’, Petraj: Me këtë kërkesë të SPAK i lejohet komunikimi në facebook! Karaj: E shoh si burgosje në shtëpi, më keq se në qeli
B.K/ReportTv.al