Meçe: Berisha i lehtësuar me arrest shtëpie, jashtë do e kishin marrë për leckash! Selinë e PD nga nesër e gëzon Basha

26 Dhjetor 2023, 22:31| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 22:43

  • Share

 

Kërkesa e SPAK për masë sigurie arrest në burg për Sali Berishën pasi nuk respektoi detyrimin e paraqitjes për ish-deputetin Arben Meçe është lehtësim. Nëse do të kishte qenë jashtë shtetit e të kishte refuzuar masën e sigurisë, Meçe i ftuar në Repolitix” në Report Tv tha se do e kishin marrë prej leckash

“Janë dy nene që zbërthejnë të gjithë këtë që po bën SPAK. Shyqyr që ramë dakord të gjithë që Berisha ka të regjistruar një çështje penale dhe kur regjistrohet një çështje penale që në momentin e parë regjistrohet vepra penale. Berisha kishte vetëm një detyrim të vinte të paraqitej dhe të pyetej. Kur u regjistrua çështja penale ishte detyrë e tij të shkonte në SPAK dhe të sqaronte rrethanat për të cilat ishte në hetim. Berisha ka dale nëpër konferenca për shtyp me dokumenta duke thënë se ka falsifikuar. SPAK i ka kërkuar që ti fusë në dosje këto dokumente me avokatët. Nuk ke pse provat ti nxjerrësh kështu.

Janë katër konferenca që politizuan çështjen. Çoi provat në prokurori s’ke pse del ti thuash popullit. Berisha refuzon një vendim gjyqësor. Të guxojë një qytetar ta bëjë. Ka urdhër arresti direk. Berisha është i lehtësuar shumë. Se të refuzon një vendim gjykate jashtë të marrin për leckash. Sipas nenit 237 kur të refuzohet një vendim gjyqësor automatikisht kalon në masë tjetër sigurie. Kjo masë nuk është penalitet i ri por sipas kodit.”

“ Të ngre zgupthi”, shtoi avokati Edmond Petraj.

"Shumë procedura të bëra nga Berisha që janë fjasko juridike që nuk ka avokat t’i justifikojë janë thjesht mendja e tij dhe të argumentuara sikur e bëjnë avokatët. Ky është Berisha. Është Berisha që i merr vendimet. Janë disa vendimmarrje që janë gafa politike. Kur Berisha është implikuar me gjyqtaren ka pasur një atribut kushtetues ligjor. Kryetar i trupës së madhe të emërimit të gjyqtarëve. A e dini ju se të gjithë gjyqtarët pa përjashtim që i përkasin periudhës kur Berisha ka qenë president të gjithë kanë firmën e Berishës sepse kështu ishte procedura. Nesër vuloset vula që do marrë Luli. Në atë miting duhet të jetë Berisha. Që do të thotë se Berisha është në shtëpi. Basha do marrë vulën dhe pastaj do marrë shqupin. Kjo është logjikë jo skenar. Sot zyrtarisht Luli është pronar i SHUP-it. Ndërkohë Luli duke qenë kryetar i partisë zyrtare gjykata nuk njeh asnjë tjetër përveç Lulit. Zyrtarisht Luli është kryetar. Nesër selinë do ta gëzojë Basha. Selinë e PD nga nesër e gëzon Basha", tha Meçe.


Lajmi kryesor:

Fati i Berishës, avokatët debat në ‘Repolitix’, Petraj: Me këtë kërkesë të SPAK i lejohet komunikimi në facebook! Karaj: E shoh si burgosje në shtëpi, më keq se në qeli


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?