Kronikë

Babai i Ibrahim Licit: 15-vjeçari pastronte bajgat e kuajve të Asmer Bilalit! Isha te familja e Endri Mustafës, u përqafova me të ëmën!

18 Maj 2021, 12:35| Përditesimi: 18 Maj 2021, 12:50

  • Share

 

Për Mustafa Licin, babin e Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, fajësimi i djalit të tij është një "blof i përgatitur nga armiqtë e tyre. Sipas tij, i biri nuk ka lidhje me vrasjen dhe se marrëdhëniet me familjen Mustafa i kanë të shkëlqyera. Për mediat, Lici shprehet se madje ka shkuar në shtëpinë e Endri Mustafës ku ka përqafuar madje edhe nënë e tij, duke shtuar se edhe ata i kanë pohuar se " e dimë kush e ka vrarë".

Për 15-vjeçarin e arrestuar po ashtu për vrasjen e Mustafës, Lici thekson se punon për grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave prej 3 vitesh dhe se pastron bajgat e kuajve të tyre.

“Sot ta merrni vesh të gjithë që jetojmë në epokën e horrave, dhe në epokën e vagabondëve kriminelë ordinerë. U dha një lajm mbrëmë që u shpall në kërkim Ibrahim Lici për vrasjen e një komshiut tonë këtu. Bashkëpunëtori i krimit i cili kreu krimin, është një fëmijë i mitur me grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave. Punon pastrues i bajgave të kuajve të Asmer Bilalit prej 3 vitesh. I mituri ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë qëndron e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera kudo që rrinë, kudo që hanë, kudo që pinë. Ky është një blof i përgatitur nga policia për të cilin mendoj se do ta realizojë duke i dhënë prioritet një fëmije, duke gënjyer një fëmijë dhe duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Por është një blof që do dështojë. Ky drejtor policie më datë 17 të muajit të kaluar e ka hequr personin nga kërkimi sepse kishte 2 vjet që e mbante në kërkim policor. Tani e shpalli sërish në kërkim me këto metoda. Ky është i njëjti krim që është përdorur në Livadhe vitet e kaluara ndaj familjes Frroca. Dhe aty ka folur po i vëllai, që tha ka qenë Ibrahim Lici duke e vrarë, sepse janë punonjës të tyre. Por fati dhe mbrojtja jonë janë vetëm kamerat, dëshmitë e shoqërisë së tyre. Ky blof është thjesht mediatik dhe nuk do të ketë asnjë flluskë uji mbi të, më tepër. Këta shërbëtorë që i marrin dhe i përdorin janë që të dy djem të rinj që punojnë pastrues bajgash tek Bilali dhe Bajri. Punojnë, merren me kuaj dhe punojnë nën praninë e tyre. Familja e tyre e di shumë mirë se kush e ka vrarë djalin dhe kush  ja ka nxjerrë me 2 telefonata. Ky vetë personalisht se ka pasur telefonatat e Endrit, kanë vrarë një jetim. Ka pasur telefonatat e Endrit dhe ua kanë nxjerrë atyre që ia kanë kërkuar. Mos të kenë mbështetjen nga policia ta dini mirë se nuk arrijnë deri aty. Ne kemi armët tona shumë të fuqishme para drejtësisë. Kemi vendqëndrimin ku pimë kafe ku hamë dhe ku jetojmë në çdo orar se kështu na ka detyruar jeta. Mos e merrni për bazë këtë shpifje të radhës që këta përgatitën. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt, siç ranë mbasi e hoqën personin nga kërkimi, që i mbingarkuan disa vrasje, kjo është vrasja e radhës. Dhe këta kriminelë janë shumë frikacakë. Vrasin një njeri për të futur një që e kanë frikë në burg, vrasin dy për të futur një njeri që e kanë frikë në burg. Dhe rrjedhin këta kriminelë, janë bashkuar të gjithë bashkë. Kanë një trashëgimi që gjyshet dhe katragjyshet i kanë pasur të gjithë prostituta, që të gjitha këto familje.

Dhe i bashkon prostitucioni bashkë çfarë merrni vesh që janë në miqësi me njëri-tjetrin. Ne e njohim se kemi 160 vjet në këtë qytet, dhe i bashkon ky mikrob. Ju do ta vërtetoni se koha do të flasë. Unë isha tek familja e tyre për tu pjekur, u përqafova me dajat, me të ëmën, me axhat, se ky ka qenë jetim është rritur me nënë të vetme. E dimë më tha Mustaf kush e vrau, jemi të gatshëm të deklarojmë edhe në polici. Të vijnë mediat u tregojmë edhe se çfarë marrëdhënie kemi me familjen Lici. Kemi pasur marrëdhënie të mira të shkëlqyera me këtë familje. Këta nuk e kanë problem të sakrifikojnë një njeri, të fusin një fëmijë të thotë jam bashkëpunëtor për të dënuar një që e kanë frikë. Asnjë më tepër nuk bëhet, vetëm nga frika e vdekjes së tyre, vetëm për këtë bëhen vdekjet në këtë qytet, sepse i tremben një njeriu ose i tremben dikujt", ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?