Kronikë

U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët

18 Maj 2021, 09:12| Përditesimi: 18 Maj 2021, 17:06

  • Share

Për policinë e Shkodrës, pas ekzekutimi të 32-vjeçarit Endri Mustafës më 17 maj në Shkodër, fshihet Ibrahim Lici, 28-vjeçari jo pak i njohur në valën e vrasjeve mes bandave prodhuar në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë.

Blutë e Shkodrës nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit thonë se kanë dokumentuar me prova autorësinë e Licit duke e shpallur në kërkim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Një dëshmi e fortë në duart e hetuesve është e ajo e 15-vjeçarit, Ergys Malja, të vënë në pranga, me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.

Emri i Ibrahim Licit si autor duket të ketë dalë nga i mituri, por Mustafa Lici, babai i 28-vjeçarit flet për një skemë të ngritur nga policia për të implikuar pa faj djalin e tij. Për mediat, ai ka thënë se 15-vjeçari Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa, dhe për grupin Bajri. Sipas tij, janë Bajrajt dhe Astmer Bilali, që kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

E veshur me të zeza, në ditën kur bashkëshorti përcillej për në banesën e fundit, Ingrid Mustafa, nuk di të thotë emrin e personit që fshihet pas vrasjes së burrit, por me bindje thotë se ka dëshmuar në polici që autor nuk është Ibrahim Lici. Sipas saj është 15-vjeçari Ergys Malja që e ka nxjerrë bashkëshortin e saj nga shtëpia, duke i dërguar një mesazh të koduar në telefon dhe se pas tij qëndron dikush tjetë që ka dashur eleminimin e Endri Mustafës. I mituri i arrestuar ishte personi i fundit që ka takuar Mustafën, duke e nxjerrë nga shtëpia vetëm përmes një mesazhi në telefon. Nga ai moment 32-vjeçari nuk u kthye më në banesë, derisa u gjet 3 ditë më pas i vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në gojë, në zonën e Livadheve.

Endri Mustafa ishte në kërkim për një arsenal armësh zbuluar nga policia në 2019-ën, dhe bashkëshortja zbulon se kishte ardhur në shtëpi për Bajram, dhe po atë ditë pas një mungese të gjatë, i kishte vizituar edhe i mituri Ergys Malja.

1621334813_endrimustafa.jpg

Viktima Endri Mustafa dhe Ibrahim Lici

 

Për krimin e rëndë policia vuri në pranga edhe një 26-vjeçar, Edison Arazi i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet kanabis. 

Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.  Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.  Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici por vetëm në prill të këtij viti u hoq nga kërkimi për mungesë provash. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit, që i shpëtoi një atentati në vitin 2018 kur në resortin e hipizmit u vra mbi kalë shoku i tij, biznesmeni Arjan Ferracaku.

Ora 15:50
Në pranga për vrasjen e Endri Mustafës, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit: Dëgjova krisma, Edisoni më tha 'kaq ishte puna ime'

Çfarë ka deklaruar në polici, 15-vjeçari i arrestuar si bashkautor në vrasjen e Endri Mustafës? Report Tv ka zbardhur detaje nga deklarata e 15 vjeçarit i cili që ka thirrur Endri Mustafën për të dalë nga banesa më 14 maj ku është thirrur për tu larguar në një vend tjetër, dhe së bashkua me autorin tjetër janë larguar në drejtim të zonës së livadheve. 15 vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Më pas dhe është kthyer me djalin tjetër në destinacionin e tyre. 15 vjecari ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është 'kaq ishte puna ime'. Ky komunikimi i fundit mes dy të arrestuarve, mbetet për tu vërtetuar nga dëshmitë e tyre që do njihen në gjykatë.

Ora 15:20
Iu ekzekutua burri, bashkëshortja del serish për mediat: Nuk e ka bërë as fisi Bajri, kush e vrau e di vetëm 15-vjeçari (VIDEO)

Nuk kaluan disa orë dhe bashkëshortja e Endri Mustafës reagoi sërish. Këtë radhë për të përjashtuar nga autorësia e vrasjes, persona të fisit Bajri, që janë kundërshtarë me Licajt. Ingrid Mustafa iu drejtua prokurorit të Përgjithshëm dhe policisë se të vërtetën e di vetëm 15-vjeçari.

"Na ka marrë fisi i Bajrave dhe na kanë thënë që ne nuk kemi lidhje me ngjarjen. Mediat janë duke na hapur fjalë shumë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë këtë gjë. Vetëm një gjë dimë, dhe është që djali që ndodhet pas shtëpisë sonë, që po rri në shtëpi e di se çfarë ka ndodhur. Policia e zgjidh vetëm me atë. Ne s'kemi pasur marrëdhënie me asnjë prej fiseve.

Që burri im është vrarë për njërin fis apo për fisin tjetër kjo nuk është e vërtetë. Po na hapin fjalë shumë dhe kjo nuk është e drejtë. Policia dhe Kryeprokurori Olsjan Çela të kapin personin që e ka liruar policia sepse vetë ai e di ngjarjen se çfarë ka ndodhur. Burri im nuk ka pasur lidhje me asnjërin prej fiseve", tha ajo.

Ora 12:57
Si e zhduku Basha 'de juro' aleatin Mustafa Lici në zgjedhjet e 25 prillit pas kritikave dhe presionit të vazhdueshëm

Kreu i Partisë Mendimi Liberal Demokrat Mustafa Lici, është shfaqur sot për të folur në lidhje me djalin e tij Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa që u gjet i vdekur në zonën e Livadheve në Shkodër.

Por Lici nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë dhe jetën politike në vend.

Lideri i kësaj partie njihet edhe për aleancën të shumëdebatueshme me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Basha rakordoi koalicionin parazgjedhor megjithëse e dinte shumë mirë se ai ishte babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në mars 2019 si dhe ngjarje të tjera të rënda në Shkodër.

Fill pas takimeve, Basha u vendos para kritikave të vazhdueshme për shkak të lidhjeve që kjo forcë politike presupozohej të kishte me botën e errët të krimit.

Presioni i vazhdueshëm bëri që Basha të prishte “de juro” marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin vetëm “de facto” ku Lici bëri fushatë elektorale në Shkodër për llogari të Partisë Demokratike.

Në draftin fillestar të marrëveshjes së publikuar nga demokratët, këta të fundit kishin listuar 13 parti të tjera krahas tyre duke çuar në 13 numrin total të partive të koalicionit.

Ora 12:35
Babai i Ibrahim Licit: 15-vjeçari pastronte bajgat e kuajve të Asmer Bilalit! Isha te familja e Endri Mustafës, u përqafova me të ëmën!

 

Për Mustafa Licin, babin e Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, fajësimi i djalit të tij është një "blof i përgatitur nga armiqtë e tyre. Sipas tij, i biri nuk ka lidhje me vrasjen dhe se marrëdhëniet me familjen Mustafa i kanë të shkëlqyera. Për mediat, Lici shprehet se madje ka shkuar në shtëpinë e Endri Mustafës ku ka përqafuar madje edhe nënë e tij, duke shtuar se edhe ata i kanë pohuar se " e dimë kush e ka vrarë".

Për 15-vjeçarin e arrestuar po ashtu për vrasjen e Mustafës, Lici thekson se punon për grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave prej 3 vitesh dhe se pastron bajgat e kuajve të tyre.

“Sot ta merrni vesh të gjithë që jetojmë në epokën e horrave, dhe në epokën e vagabondëve kriminelë ordinerë. U dha një lajm mbrëmë që u shpall në kërkim Ibrahim Lici për vrasjen e një komshiut tonë këtu. Bashkëpunëtori i krimit i cili kreu krimin, është një fëmijë i mitur me grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave. Punon pastrues i bajgave të kuajve të Asmer Bilalit prej 3 vitesh. I mituri ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë qëndron e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera kudo që rrinë, kudo që hanë, kudo që pinë. Ky është një blof i përgatitur nga policia për të cilin mendoj se do ta realizojë duke i dhënë prioritet një fëmije, duke gënjyer një fëmijë dhe duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Por është një blof që do dështojë. Ky drejtor policie më datë 17 të muajit të kaluar e ka hequr personin nga kërkimi sepse kishte 2 vjet që e mbante në kërkim policor. Tani e shpalli sërish në kërkim me këto metoda. Ky është i njëjti krim që është përdorur në Livadhe vitet e kaluara ndaj familjes Frroca. Dhe aty ka folur po i vëllai, që tha ka qenë Ibrahim Lici duke e vrarë, sepse janë punonjës të tyre. Por fati dhe mbrojtja jonë janë vetëm kamerat, dëshmitë e shoqërisë së tyre. Ky blof është thjesht mediatik dhe nuk do të ketë asnjë flluskë uji mbi të, më tepër. Këta shërbëtorë që i marrin dhe i përdorin janë që të dy djem të rinj që punojnë pastrues bajgash tek Bilali dhe Bajri. Punojnë, merren me kuaj dhe punojnë nën praninë e tyre. Familja e tyre e di shumë mirë se kush e ka vrarë djalin dhe kush  ja ka nxjerrë me 2 telefonata. Ky vetë personalisht se ka pasur telefonatat e Endrit, kanë vrarë një jetim. Ka pasur telefonatat e Endrit dhe ua kanë nxjerrë atyre që ia kanë kërkuar. Mos të kenë mbështetjen nga policia ta dini mirë se nuk arrijnë deri aty. Ne kemi armët tona shumë të fuqishme para drejtësisë. Kemi vendqëndrimin ku pimë kafe ku hamë dhe ku jetojmë në çdo orar se kështu na ka detyruar jeta. Mos e merrni për bazë këtë shpifje të radhës që këta përgatitën. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt, siç ranë mbasi e hoqën personin nga kërkimi, që i mbingarkuan disa vrasje, kjo është vrasja e radhës. Dhe këta kriminelë janë shumë frikacakë. Vrasin një njeri për të futur një që e kanë frikë në burg, vrasin dy për të futur një njeri që e kanë frikë në burg. Dhe rrjedhin këta kriminelë, janë bashkuar të gjithë bashkë. Kanë një trashëgimi që gjyshet dhe katragjyshet i kanë pasur të gjithë prostituta, që të gjitha këto familje.

Dhe i bashkon prostitucioni bashkë çfarë merrni vesh që janë në miqësi me njëri-tjetrin. Ne e njohim se kemi 160 vjet në këtë qytet, dhe i bashkon ky mikrob. Ju do ta vërtetoni se koha do të flasë. Unë isha tek familja e tyre për tu pjekur, u përqafova me dajat, me të ëmën, me axhat, se ky ka qenë jetim është rritur me nënë të vetme. E dimë më tha Mustaf kush e vrau, jemi të gatshëm të deklarojmë edhe në polici. Të vijnë mediat u tregojmë edhe se çfarë marrëdhënie kemi me familjen Lici. Kemi pasur marrëdhënie të mira të shkëlqyera me këtë familje. Këta nuk e kanë problem të sakrifikojnë një njeri, të fusin një fëmijë të thotë jam bashkëpunëtor për të dënuar një që e kanë frikë. Asnjë më tepër nuk bëhet, vetëm nga frika e vdekjes së tyre, vetëm për këtë bëhen vdekjet në këtë qytet, sepse i tremben një njeriu ose i tremben dikujt", ka thënë ai.

Ora 12:33
Minutat e fundit të 32-vjeçarit të vrarë, prej 2 vitesh në kërkim u kthye në shtëpi për Bajram për të parë fëmijët! Doli nga shtëpia pa armë

 

Gruaja e 32-vjeçarit të vrarë në Shkodër Endri Mustafa, Ingrid Mustafa në deklaratën për mediat sot tha se viktima nuk kishte armë kur doli nga shtëpia. Ajo tregon se pas 2 viteve në kërkim erdhi në shtëpi për të parë fëmijët në ditën e Bajramit.

"Endri nuk ka dalë me armë, nuk ka pasur armë por vetëm jelekun që i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë unë deri tek dera e shtëpisë dhe më tha se po vij për 10 minuta. Nga policia kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë sepse autoret nuk kane pasur asnjë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë. Thuhet që edhe e kanë dhunuar dhe kane thënë që ka dëmtime në gjunj. Endri ka dalë për dikë që i ka besuar shumë sepse nuk ka dalë kaq thjeshtë jashtë sepse nuk i ka besuar kujt. Në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është. 15 vjeçari vinte tek ne një herë në 6 muaj për kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t'ja kërkuar ndonjë kalë.

Ai ka pasur që në tetor të 2020-s që nuk kishte ardhur. Erdhi për festën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festën e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë",  tha ndër të tjera ajo.

Ora 12:23
Burri iu vra me 6 plumba, bashkëshortja: Si e futi në kurth vrasësi 15-vjeçar, Endri nuk ka pasur konflikt me askënd

 

Bashkëshortja e Endri Mustafës, i cili u vra dje në Shkodër, ka treguar të gjithë çfarë ndodhi në minutat e fundit kur burri i saj ishtë në shtëpi.

"Atë natë ka dalë 10 të darkës. Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe me tha me jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del se është natë por më tha nuk vonoj dhe vij menjëherë. Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçarin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bëre disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash burrit mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmijë është dhe se me kë merrej ai. Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk me ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçari erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçari i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Qe kjo ka lidhje me Licët nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë", tha ajo.

Ora 12:06
Flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk e kanë vrarë Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera! 15-vjeçari e nxori nga shtëpia, i dërgoi një mesazh të koduar

 

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit. Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas  u gjet i vdekur.

"Qeveria është duke kërkuar personin e gabuar. Nuk e ka bërë ai. Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen. Habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% te sigurtë se nuk ka ndodhur prej djalit të tij. I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata", ka thënë ajo.

Ora 11:53
I biri u shpall në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, flet babai i Ibrahim Licit: Flluskë sapuni! 15-vjeçari punon për Astmer Bilalin dhe Bajrat

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili u shpall në kërkim i dyshuar si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, ka mohuar që i biri të ketë lidhje me këtë ngjarje. Për mediat, ai ka thënë se 15-vjeçari Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa, dhe për grupin Bajri.

"Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar është i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrët. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim. Ne kemi si prova kamerat në çdo moment ku hamë ku rrimë. Këto janë flluska sapuni si rastin tjetër qe ia kanë ngarkuar vrasjet dhe kane rënë poshtë dhe tani ia ngarkojnë një vrasje tjetëe. Këto nuk kanë problem të vrasin për të arrestuar një armik", ka thënë ai.

Ora 10:34
Kush është Ibrahim Lici, u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër 2 vite më parë

Autori i dyshuar Ibrahim Lici

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim i dyshuar si autori kryesor për ekzekutimin e Endi Mustafës në Shkodër, është emër i njohur për policin.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim  për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

Ai është djali i Mustafa Licit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës. Ibrahim Lici para një muaji është hequr nga lista e të shpallurve në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Bilali. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komedi: 19/05/2021 04:45

    Me duket ngjarja me komedi qe ka ndodh ne shqiperi, gjithe shqiperia e di qe Ibrahimi dhe Asmeri jane ne hasmeri, tani: 15 vjeçari punon te Asmeri, personi tjeter Edison Harazi I arrestuar gjithashtu shok I Asmerit, me asnjerin nga keto nuk paska pas lidhje Ibrahimi me sa lexova, ata qe e kan fut 15 vjecarin ne kete loje e kan ditur shume mire se do te kapej prej sms qe ka derguar dhe pastaj te akuzonte Ibrahimin por do ti kene premtuar me siguri se nuk rrezikon asgje prej moshes se tij minorene, dhe policia amatore qe shpejtohet dhe deklaron direkt pa asnje prove te forte konkrete (perveç deklarates se minorenit qe punon te hasmi Ibrahimit) te nesermen se e ka ba Ibrahimi taman cirk ! Çdo avokat ne shqiperi e fiton kete çeshtje per 1 ore ! Flluske sapuni me pak fjale vk !

    Përgjigju
    • Taulant: 19/05/2021 08:59

      Po sikur t'i kete blere/detyruar Lici keta shoket e Asmerit per ta nxjerr ne prite te ndjerin? Jane vrare koka te mafies ne kete menyre e jo me nje anonim ne Shkoder. Po Asmeri nuk gjente dot mundesi te tjera per ta vrare shokun e vete por duhej te perdorte 15 vjecarin qe me pas ai te thoshte qe e ka vrare Lici? Kaq naive e dini policine dhe prokurorine kur dalin me deklarata publike per zbardhjen e ngjarjes?

  • Iris: 19/05/2021 00:56

    Si i jati,si i biri njelloj qenkan kriminele kariere me grade shkencore ne kete fushe.Me c'fare eshte marre ne kohen e Xhaxhit, ky Mustafa Lici,ka pasur edhe atehere probleme,apo ka dale <<pishtar demokracie>> ,a mund te jepet ndonje info. ?

    Përgjigju
  • Shkoder: 18/05/2021 19:49

    Ibrahimi ka vra 15-16 veta asht super killer i rrezikshem . Do kokrra i ka pastru qe e meritojn , 4 vrasje i ka ba kot kot gjynah

    Përgjigju
    • Hasta el fuego: 19/05/2021 00:28

      Ça lidhje ka braçja me kyt vrasje kyt e ka vra asmeri me shok se ka dyshu mos i ka qit ne prit baben e axhen ke braçja e ka torturu sa ka desht si te foli ky ska fol masanej e kan vra,ibrahimi te derdh puplat ne mes te dites ska nevoj me lujt si fmit se è din tan shkodra se nuk a mshef i dit pri vermoshi e ne konispol e bajn te tan pri ibrahimit qysh 14 vjec vrasjen e par bashk me fatbardhin e te tjerat me rradh.

    • Per ty: 18/05/2021 22:21

      Me ca paska shoqni ne tiran qe nuk e prek kush? Qa ka vra kot ky ne shkoder?

    • Derguti: 18/05/2021 22:19

      Kush asht i rrezikshem prej ketyne qi ka vra, Baçi a, qe vetem yjo kal ka dit??

    • Kirasi: 18/05/2021 20:59

      Nuk kan lidhje shoqni me super kriminela ne tr po ky asht killer i lindun asht i qet gjak ftoft e po ta vuni synin nuk shpeton , Nuk te len te plagosun. Disa vrasje i ka vra ka dy priherit si psh mir alin e mondin, ciftin brecana, vlleznit bilali tjerat i ka ba vrasje teke

    • Shkoder: 18/05/2021 20:40

      Asht nder killerat ma te frikshem ne shqipni ka shoqni me super kriminela ne tirane pernjat asht untouchables

  • Kirasi: 18/05/2021 18:51

    Dihet qe vetem braçja ban vrasje te tilla kaq te egra . E ka tortoru me i tregu per esmerin me ja nxjerr ne prit e masanej e ka vra . Po ky djali e ka meritu nje vrasje te till me koh . Djal shum i keq

    Përgjigju
  • Eri: 18/05/2021 18:33

    Cfar familjesh te degjenerume.I vrasin djalin naten e i puthin nanen diten. Gjithsesi,nje mut me pak.

    Përgjigju
  • O tej: 18/05/2021 16:45

    Krutar i PD fuhet Flamur Noki.., eshte intelektual i pa pame ose Xhelal Mzati....doktor shkencash

    Përgjigju
  • Cbcnfndn: 18/05/2021 16:35

    Shume bukur qe e keni nxjerre kufomen e viktimes. Jeni shume profesional. Urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?