Foto nga homazhet

Njëjtë si i ati, vajza e politikanit serb homazhe për Jasharin në Prekaz: Të ndalojmë urrejtjen! Ndalohet nga policia serbe

27 Janar, 18:44| Përditesimi: 27 Janar, 22:09

  • Share

Kohëve të fundit shumë personazhe nga jeta politike në Serbi po solidarizohen me popullin e Kosovës në lidhje me vuajtjet e shkaktuara nga masakara dhe gjenocidi i ushtruar mbi ta nga Serbia disa vite më parë.

Në shenjë reflektimi për sjelljen e përgjakshme të Serbisë ndaj Kosovës deri para pavarësisë së kësaj të fundit, Klara Sanduloviç, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviç të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”,- shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e Blerina Jasharit nga vajza e politikanit serb.

“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shpreh brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin”, tha ajo pas nderimit.

Pas homazheve, vajza e politikanit serb është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë. Përmes një postimi në rrjetin social "X", Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Bashkë vajzën e politikanit serb Sandulloviç, i cili pak javë më parë u arrestua dhe torturua nga shërbimi sekret serb BIA, pasi dhe ai kishte bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, ishte edhe Mihjallo Teajkoviç, nënkryetari i partisë se Sanduloviçi-it, si dhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”,- shkruhej në letër.

Edhe avokati Stojkoviç është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të

Ora 21:26
Pas homazheve në kompleksin memorial 'Adem Jashari', policia serbe ndalon vajzën e Sanduloviçit! Politikani serb: Persekutim nga regjimi i Vuçiç

1706387691_zazaxaxaxa.JPG

Klara Sanduloviç në kompleksin memorial “Adem Jashari” më 27 janar 2024

Pas vizitës së saj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për të bërë homazhe, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë, vetëm pak orë pas nderimit që i bëri familjes Jashari.

Nikola Sanduloviç, i cili është kryetari i Partisë Republikane Serbe është shprehur se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 28/01/2024 07:55

    urrejtja mes popujve nuk na con askund,,,,te leme urrejtjet sepse ato krijohen nga politikanet..popujt nuk kane urrejtje per njeri -tjetrin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?