Pas homazheve në kompleksin memorial 'Adem Jashari', policia serbe ndalon vajzën e Sanduloviçit! Politikani serb: Persekutim nga regjimi i Vuçiç

27 Janar, 21:26| Përditesimi: 27 Janar, 22:08

  • Share

1706387691_zazaxaxaxa.JPG

Klara Sanduloviç në kompleksin memorial “Adem Jashari” më 27 janar 2024

Pas vizitës së saj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për të bërë homazhe, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë, vetëm pak orë pas nderimit që i bëri familjes Jashari.

Nikola Sanduloviç, i cili është kryetari i Partisë Republikane Serbe është shprehur se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.


Lajmi kryesor:

Njëjtë si i ati, vajza e politikanit serb homazhe për Jasharin në Prekaz: Të ndalojmë urrejtjen! Ndalohet nga policia serbe


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?