Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj babait të saj, tashmë të arrestuar, nuk janë të vërteta. Sipas saj, kjo është një sjellje tendencioze dhe se edhe herë të tjera është përballur me intimidime dhe presion për t’u tërhequr nga gara.
"Është e pavërtetë kjo gjë. Kam qenë me PS 12 vite dhe nuk kam blerë vota për ata. Nuk blej vota për vete dhe asnjë tjetër. Familja ime është e nderuar, babai im është njeri i respektuar. Ka ardhur të mbështesë vajzën e tij, por kurrë në asnjë moment nuk është menduar që të blihen vota. Është një shpifje ndaj meje dhe familjes time. Kjo është një sjellje tendencioze. Nuk është hera e parë që familja ime intimidohet dhe ushtrohet presion që unë të tërhiqem nga gara. Ka pasur disa raste. Njerka ime është lënë e lirë, vetëm im atë është në komisariat.
Kam shumë pak informacion nga policia, por e gjithë kjo situatë është tendencioze dhe e përsëritur. Vështrimin nuk dua ta hedh nga qeveria aktuale duke qenë se kam qenë pjesë e PS për 12 vite dhe dëshirat e tyre janë që njerëzit t’i kenë në tutelë. Edhe unë kam të drejta siç ka populli, por mesa duket në Shqipëri nuk mund të kesh bindje ndryshe nga PS. Hera e disatë që bëhen presione ndaj familjarëve të mi që unë të tërhiqem nga gara. ”, u shpreh ajo.
Lajmi kryesor:
Fier/ Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD, Limonera Bozha: S’kemi blerë vota! Sjellje tendencioze, më parë jam intimiduar që të tërhiqem nga gara
Xh.D/ReportTv.al