Një prej fqinjëve tregon se 40-vjeçai që mbajti peng fëmijët në Durrës ishte agresiv dhe i dhunshëm. Sipas tij, Aleks Marku ushtronte dhunë fizikë ndaj fëmijëve.
Fqinji flet edhe për momentin kur 40-vjeçarin qëllon me kallashnikov në shtëpi.
“Në orën 1 e gjysmë të darkës ndodhi kjo, ka lënë kalamanin jashtë në orën 1 e gjysmë dhe ka gjuajtur me armë dhe plumbi kishte kaluar mes hotelit të Qemalit që është këtu afër. Por, për fat të mirë e kapi policia. Ai rrinte i droguar, pinte drogë. Kam pak ditë që e kam parë, punë ditësh. I keqtrajtonte fëmijët, i torturonte. Kishte një javë që rrinte këtu, se ishte ndarë dhe nga nusja. Unë me atë nuk kam muhabet, por thjesht i kam parë. Ishte agresiv, gjuajti me kallash në shtëpi. Ata që kishin shtëpitë afër e dëgjuan, ngelën pa gjumë gjithë natën”, tregon fqinji.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Babai mbante peng 2 fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov, nën efektin e drogës! Arrestohet pas negociatave me RENEA-n (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al