Babai ngacmon seksualisht të bijën në Korçë, dëshmia e nënës: Nëse shteti nuk i jep dënimin do ta vras vetë!

13 Maj 2020, 21:38| Përditesimi: 13 Maj 2020, 22:50

  • Share

Në një intervistë rrënqethëse për Report Tv, mamaja e vajzës 18-vjeçare të ngacmuar seksualisht nga babai në Maliq të Korçës ka thënë se ndihet e frikësuar nëse nuk i jepet dënimi i duhur dhe se nëse nuk ndodh do t'ia japë vetë me duart e saj.

"O të më vrasë o të më vrasë se frika është shumë e madhe për mua s'mund të lejoj të më vrasë fëmijën se nga ai çfarë nuk mund të presësh. Kohët e fundit ai është treguar më i afërt me vajzën, por mendoja që e ka fëmijë", ka thënë nëna e vajzës.

Ajo ka thënë se ai ka përdorur dhunë  ndaj saj e prandaj ishte divorcuar e kishte raste që dhunonte edhe fëmijët. Gruaja u shpreh se ai ka qenë i dënuar dy herë më parë dhe se në shumicën e rasteve ka qenë në burg, gjithashtu është edhe konsumues i hashashit.

"Kam 1 vit që jam larguar nga bashkëshorti, nuk kam kaluar mirë, kisha dhunë edhe në sy të fëmijëve jam dhunuar, kishte raste që godiste edhe fëmijët. Dje ka ndodhur diçka që më ka prekur shumë, unë çupën e kam 18 vjeç, ka vajtur nga i ati për të ndenjur për ta takuar, por ai ka përdorur fjalë banale që ta zinte, ta dhunonte vajzën e vet. Të nesërmen më ka mbajtur në punë deri në 6 e ca jashtë orari, më ka marrë një shoqe e vajzës duke thënë që është me mua, u çudita se e dija që është nga i ati. Dal nga puna vij në shtëpi, bisedoj me të, mi tregoi të gjitha gjërat, biles e kishte marrë edhe me incizim, sepse ajo kishte dalë nga shtëpia në 5 të mëngjesit gjoja sikur ishte në punë. Vejmë direkt në polici, e thirrën edhe ish-tim shoq. Jam tronditur shumë! Vajza më tha që 'babi më tha këto llafe, donte që të bënte marrëdhënie me mua, i kishte mbyllur të gjitha dyert. Isha e qetë që të shpëtoja që të dilja'. I kam regjistrimet i kam dërguar në polici, është diçka shumë e rëndë. Është dënuar dy herë, shumicën e kohës ai ka qenë në burg", ka thënë gruaja.

Nëna është shprehur se akoma nuk i besohet se si një baba mund të sillet në këtë mënyrë me fëmijën e tij, duke e pasur gjak.

"Të jesh në atë situatë të tillë, me fëmijën e vet me gjakun e vet ka pasur guxim se ai ka qenë edhe nën efektin e hashashit se e konsumon vazhdimisht. Ajo i ka shkruar shoqes së vet për gjërat. Kërkoj që ai të marrë atë që meriton, frika është se nuk i dihet mund të më vrasë edhe vajzën, i druhem shumë. Nëse shteti nuk i jep masën atij njeriu mos me thënë plehrë, unë do t'ia jap vetë. Unë edhe mund ta qaja vajzën, sepse ai do ta përdhunonte e do ta vriste", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Babai i kërkon marrëdhënie seksuale vajzës në Korçë, ajo e denoncon: E kam regjistruar bisedën! Nëna: Nëse nuk dënohet do ta vras vetë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?