Nëna e të ngacmuarës

Babai i kërkon marrëdhënie seksuale vajzës në Korçë, ajo e denoncon: E kam regjistruar bisedën! Nëna: Nëse nuk dënohet do ta vras vetë

13 Maj 2020, 15:26| Përditesimi: 13 Maj 2020, 23:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku babai ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij 18-vjeçare, gjatë një vizite në shtëpi.

Vajza e ka denoncuar të atin, më pas 37-vjeçari me inicialet R. M. është arrestuar nga forcat e policisë. 18-vjeçarja e ka regjistruar momentin e rëndë kur babai i saj i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale, audio të cilat i ka dorëzuar në polici dhe që Report Tv i disponon, por kemi zgjedhur të mos i transmetojmë. Në disa episode, edhe pse vajza thotë vazhdimisht se "më ke evlat, jam gjaku yt", babai thotë se nuk është problem, pasi askush nuk do e marrë vesh. Vajza jeton me nënën te gjyshja e saj në Korçë, pasi prindërit janë të divorcuar dhe kanë një vit që jetojnë të ndarë.

Nëna e vajzës në një intervistë rrënqethëse për Report tv thotë se ai është dënuar dy herë më parë, ka qëndruar në burg shumicën e kohës dhe se është përdorues i vazhdueshëm i hashashit. Sipas saj pasi doli nga burgu ishte afruar shumë me vajzën, por ajo normalisht mendonte se ishte sjellje baba e bijë dhe jo se donte të kishte një marrëdhënie krejt tjetër.

"Kohët e fundit ai është treguar më i afërt me vajzën, por mendoja që e ka fëmijë. Kërkoj që ai të marrë atë që meriton, frika është se nuk i dihet mund të më vrasë edhe vajzën, i druhem shumë. Nëse shteti nuk i jep masën atij njeriu mos me thënë plehrë, unë do t'ia jap vetë. Unë edhe mund ta qaja vajzën, sepse ai do ta përdhunonte e do ta vriste", tha ajo.

Ajo është shprehur se ndihet shumë e frikësuar, pasi ai e kishte dhunuar më parë atë e fëmijët dhe se nëse nuk i jepet një dënim, atëherë do t'ia japë vetë me duart e saj.

"O të më vrasë o të më vrasë se frika është shumë e madhe për mua s'mund të lejoj të më vrasë fëmijën se nga ai çfarë nuk mund të presësh", ka thënë nëna e vajzës në dëshminë prekëse.

Ora 21:38
Babai ngacmon seksualisht të bijën në Korçë, dëshmia e nënës: Nëse shteti nuk i jep dënimin do ta vras vetë!

Në një intervistë rrënqethëse për Report Tv, mamaja e vajzës 18-vjeçare të ngacmuar seksualisht nga babai në Maliq të Korçës ka thënë se ndihet e frikësuar nëse nuk i jepet dënimi i duhur dhe se nëse nuk ndodh do t'ia japë vetë me duart e saj.

"O të më vrasë o të më vrasë se frika është shumë e madhe për mua s'mund të lejoj të më vrasë fëmijën se nga ai çfarë nuk mund të presësh. Kohët e fundit ai është treguar më i afërt me vajzën, por mendoja që e ka fëmijë", ka thënë nëna e vajzës.

Ajo ka thënë se ai ka përdorur dhunë  ndaj saj e prandaj ishte divorcuar e kishte raste që dhunonte edhe fëmijët. Gruaja u shpreh se ai ka qenë i dënuar dy herë më parë dhe se në shumicën e rasteve ka qenë në burg, gjithashtu është edhe konsumues i hashashit.

"Kam 1 vit që jam larguar nga bashkëshorti, nuk kam kaluar mirë, kisha dhunë edhe në sy të fëmijëve jam dhunuar, kishte raste që godiste edhe fëmijët. Dje ka ndodhur diçka që më ka prekur shumë, unë çupën e kam 18 vjeç, ka vajtur nga i ati për të ndenjur për ta takuar, por ai ka përdorur fjalë banale që ta zinte, ta dhunonte vajzën e vet. Të nesërmen më ka mbajtur në punë deri në 6 e ca jashtë orari, më ka marrë një shoqe e vajzës duke thënë që është me mua, u çudita se e dija që është nga i ati. Dal nga puna vij në shtëpi, bisedoj me të, mi tregoi të gjitha gjërat, biles e kishte marrë edhe me incizim, sepse ajo kishte dalë nga shtëpia në 5 të mëngjesit gjoja sikur ishte në punë. Vejmë direkt në polici, e thirrën edhe ish-tim shoq. Jam tronditur shumë! Vajza më tha që 'babi më tha këto llafe, donte që të bënte marrëdhënie me mua, i kishte mbyllur të gjitha dyert. Isha e qetë që të shpëtoja që të dilja'. I kam regjistrimet i kam dërguar në polici, është diçka shumë e rëndë. Është dënuar dy herë, shumicën e kohës ai ka qenë në burg", ka thënë gruaja.

Nëna është shprehur se akoma nuk i besohet se si një baba mund të sillet në këtë mënyrë me fëmijën e tij, duke e pasur gjak.

"Të jesh në atë situatë të tillë, me fëmijën e vet me gjakun e vet ka pasur guxim se ai ka qenë edhe nën efektin e hashashit se e konsumon vazhdimisht. Ajo i ka shkruar shoqes së vet për gjërat. Kërkoj që ai të marrë atë që meriton, frika është se nuk i dihet mund të më vrasë edhe vajzën, i druhem shumë. Nëse shteti nuk i jep masën atij njeriu mos me thënë plehrë, unë do t'ia jap vetë. Unë edhe mund ta qaja vajzën, sepse ai do ta përdhunonte e do ta vriste", tha ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cine: 14/05/2020 15:01

    Po nuk u vu denimi me vdekje do ket gjithmon njerez te till dhe vrases

    Përgjigju
  • CaBone: 14/05/2020 11:13

    Ore vritini kta fundrrina. Eshte turp te mbahen me leket e taksa paguesve kta vemje te shoqeris. Se e ftillojn ne burg cunat ket Kurv Mashkull.

    Përgjigju
  • Mirditor: 14/05/2020 06:42

    Ngrihu Enver!

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 14/05/2020 10:31

      NE KOHEN E ENVERIT KAN NDODH PERDHUNIME VETEM QE NUK KA PAS TV, INTERNET, LAJME

  • Mirditor: 13/05/2020 22:49

    Burg 30 vjet ose pushkatim ta marrin vesh të t'jeret se përndryshe do të ndodhin prap k'to krime të ndyta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?