Kosova & Rajoni

Babai shkon në Bullgari për ta parë vajzën që i mbijetoi aksidentit: E pashë vetëm nga xhami, duart i kishte të djegura

23 Nëntor 2021, 19:10| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 19:16

  • Share

1637691087_collage21600x360.jpg

45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

“Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, tha ai për Reuters jashtë spitalit.

Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.

“Ajo nuk foli shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?