BULLGARI-Një tjetër tragjedi shqiptare në rrugët e Ballkanit. Jetët e 45 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut janë ndërprerë në mes nga një aksident shumë i rëndë i ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Udhëtimi në Stamboll ishte i fundit edhe për 12 fëmijët mes 45 shqiptarëve të cilët përjetuan ferrin teksa autobusi i tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
7 personat e plagosur, 2 gra dhe 5 burra janë në spital në Sofje dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe priten që brenda dy ditëve të dërgohen në Shkup. Ata kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mediave bullgare, ata mundën të mbijetonin pasi u hodhën nga dritaret e autobusit.
Autobusi, një nga tre që po udhëtonin në kolonë, ku udhëtonin 51 pasagjerë dhe 2 shoferë, ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo pak pas orës 21:00, në mesnatë ka ndaluar në një pikë karburanti dhe rreth orës 2.00 ka ndodhur aksidenti tragjik. Autobusi ka thyer rreth 50 metra mbrojtëse metalike të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Udhëtimi turistik në Stamboll ishte organizuar nga agjencia turistike “Besa Trans” në Shkup.
Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve shkaqet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.
Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Bojko Rashkov e përshkroi aksidentin si ngjarjen më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.
"Pamjet janë të tmerrshme, jo të gjithë mund t'i durojnë. Nuk kam parë kurrë nëj gjë të tillë në jetën time", tha ai.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërriti në Bullgari, për të ndjekur nga afër situatën, teksa u shpreh se ishte i tmerruar nga ngjarja e rëndë. Ndërkohë sipas ministrit të Transportit në Maqedoninë e Veriut, tha se autobusi ishte i palicensuar për trasnport ndërkombëtar, dhe se kompanisë 'Besa Trans' do t'i hiqet licensa.
Kjo e dyta tragjedi me udhëtarë shqiptarë në rrugët e Ballkanit pas asaj të korrikut të kaluar kur duke udhëtuar nga Gjermania në Kroaci 10 qytetarë nga Kosova humbën jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.
10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.
Autobusi që u përfshi në aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licensë për transport ndërkombëtar. Kështu tha ministri i Transportit në Maqedoninë e Veriut, Blagoj Bocvarski, i cili u shpreh se do t'i heqë licencën kompanisë 'BESA Trans'.
Bocvarski tha se kompania ka regjistruar vetëm katër autobusë të saj në Ministri dhe autobusi që u dogj në Bullgari nuk ishte në mesin e tyre. Kjo nuk tregon se mjeti nuk ishte nën vlerësim të rëndë mekanik, por është një shkelje, shtoi ministri.
'Shkaqet e aksidentit janë ende duke u përcaktuar. Kompania kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por meqenëse kompania nuk e kishte regjistruar këtë automjet, Ministria ka nisur procedurën për t'u hequr patentën', tha Bocvarski.
Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, pas tragjedisë së ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin e ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes në Bullgari.
Në njoftimin për media të zyrës së presidentes thuhet se presidentja Vjosa Osmani “ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”.
Një prej të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari, Lulzim Suljemani, ka rrëfyer momentet e tragjedisë, pasi autobusi u përfshi nga flakët.
Sipas tij, shkaku i aksidentit ishte se shoferin e zuri gjumi dhe nuk mundi të merrte kontrollin e autobusit. Ai rrëfen se si bashkë me të fejuarën çanë me çekiç xhamin e autobusit dhe u hodhën për t’u shpëtuar flakëve.
'Shoferin e zuri gjumi. Autobusi ka qenë në flakë, askush nuk ka mundur të dilte jashtë autobusit. Ka pasur ndalesë 100 km para se me mbërrit në kufi të Bullgarisë, kemi bërë një pushim janë ndërruar shoferët. Unë kam qenë 4 ditë me pushime me të fejuarën, jam nga Presheva. Nga viktimat më i vogli ka qenë nga 2 vjeç. Përveç meje janë hedhur edhe të tjerë nga dritarja. Koha ka qenë me shi. Aty kur i ka rënë bordurës i është çarë goma dhe ka marrë flakë përnjëherë. Shkaku ka qenë se shoferin e zuri gjumi. Për gjysmë ore muzika është ndalur dhe fëmijët nuk bënin më zhurmë. Unë munda të dilja nga dritarja me të fejuarën. Njëri pas meje e provoi ta thyente me këmbë dritaren, por nuk u thye, unë mora cekiçin dhe e theva. E fejuara ka thyer këmbën, por pa rrezik', tha ai për Zona Zero.
45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.
“Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, tha ai për Reuters jashtë spitalit.
Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.
“Ajo nuk foli shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai.
Lulzim Sulejlmani dhe e fejuara e tij Medina Lutfiu janë mes pasagjerëve të mbijetuar ditën e sotme nga tragjedia shqiptare në Bullgari, ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët.
Çifti, i cili fillimisht u deklarua se kishte ndërruar jetë, ka shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi e rëndë. Ato kishin udhëtuar drejt Stambollit bashkë me pjesën tjetër të turistëve me agjencinë Besa Trans pak ditë pas fejesës së tyre.
Ata janë dërguar në spitalin e Sofjes ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas autoriteteve bullgare 7 të mbijetuarit e tragjedisë janë rrezikut për jetën.
Mediat shkruajnë se Lulzim Sulejmani nga Presheva, është i vetmi shtetas serb që ndodhej në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari dhe që është në mesin e shtatë të mbijetuarve.
Ndërkohë babai i Medina Lutfiut ka treguar për mediat edhe gjendjen në të cilën ndodhen dy të plagosurit.
'Po, kanë qenë në autobus. Zoti kish dashtë që ata me shpëtu. Mirë janë, kemi bisedu, në spital janë. Vajza e ka këmbën e thyeme, kurse dhëndri edhe ai ka lëndime në këmbë, po edhe duart i ka të preme, duke i thyer xhamat. Dhëndri është i Preshevës. Kemi kontaktu më herët, tash nuk po kanë rrjet a nuk po di, po vllavi dhe ata nipat dhe çika janë nisë për në Bullgari. Tash jemi duke prit me i kontaktu ata, çka po na thonë.'- është shprehur ai.
Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” ka reaguar për mediat për herë të parë për tragjedinë ku humbën jetën 45 persona pasi autobusi me të cilin udhëtonin mori flakë në Bullgari.
Në fjalën e tij ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi me 45 viktima dhe thekson se ai gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit.
“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.
45 viktima, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin ktheheshin nga Turqia u përplas me bordurat mbrojtëse në autostradë dhe shpërtheu në flakë në Bullgari. Në mesin e 45 viktimave ka humbur jetën dhe motra me kunatin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.
Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.
“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja. Në duart tua u rita, me nënën të zëvendësoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 45 engjëjve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami.
Në aksidentin tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në Bullgari, një pjesë e viktimave ishin të rinj, mes tyre edhe Albulena Beluli, vetëm 23 vjeç, studente e Universitetit të Tetovës.
Ngushëllimet për familjen dhe lamtumirën e saj të fundit ka shprehur profesoresha e saj Arta Bilalli Zendeli, përmes një mesazhi.
Mesazhi i plotë:
“Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli.Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj!Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që pareshtur më thirrin?! Më thirrin sepse e dinë se te doja shumë Ty. Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as vehten time?Albinë, kishe shumë ëndërrta! Aq shumë punoje e mësoje! Pusho në paqe studentja ime engjëllore.
Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me të fejuarën e tij 23-vjeçaren Albina Beluli, në Stalmboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që i mori jetën mëngjesin e sotëm, teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.
Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 45 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.
Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.
Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të COVID në vitin 2021.
Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet është paditur 4 herë.
Në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar në periudhën e pandemisë.
Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.
Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në rrugët e Bullgarisë.
Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.
Njëri prej viktimave të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë, është njëri prej shoferëve të autobusit Memedi Kadri 54-vjeç, i cili është pikërisht ky që shikoni në foto krah autobusit që ai drejtonte. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.
Sumeja Brava, 27 vjeçe është një nga viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoni të Veriut, Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Ky i fundit ka reaguar me nj mesazh prekës në lidhje me ndarjen nga jeta të së bijës, teksa ka postuar edhe një foto të aksidentit në Facebook.
"U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja", shkuan ai.
Ekspertiza e parë e aksidentit tragjik në Bullgari ka nxjerrë rezultatet e para. Tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqendrimi i shoferit dyshohet se ka shkaktuar tragjdinë, ku humbën jetën 46 persona.
Deklaratën e ka bërë për mediat sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të zonës së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe zjarrfikësit.
“Nuk duhet thënë, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme në anën e djathtë të autobusit”, tha Pirgov për BTV.
Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po lëvizte në korsinë e djathtë.
“Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin”, theksoi ai.
Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj.
Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave ndoshta janë asfiksuar. “Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai ndërsa bëri me dije se pjesa e përparme e autobusit është djegur plotësisht, aq sa është shkrirë edhe llamarina.
Familjarët e pasagjerëve të autobusit që u përfshi në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Bullgari, janë vendosur para dyerve të agjencisë së udhëtimit për të mësuar mbi fatin e të afërmve të tyre. Ata thonë se nuk janë informuar mbi fatin e familjarëve dhe gjithçka e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale.
“Jemi informuar përmes “Facebook”-ut që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, pasi kushëriri im është në Turqi. Prej tre-katër orësh kemi telefonuar në “Besa Trans”. Nuk kemi informacion, kjo nuk është mirë. Ashtu siç dinë të organizojnë ekskursione, ashtu edhe tani kur është tragjike duhet të jenë më aktivë. Kërkoj nga institucionet që të informojnë njerëzit”, tha i afërmi i një prej udhëtarëve në autobus, i cili ende nuk e di në familjari i tij është i gjallë apo jo.
Ngushëllime për familjarët dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmë në çdo kapacitet ka shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për aksidentin e rëndë të shënuar në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.
Të tjera lajme rrëqethëse nga Maqedonia e Veriut. Në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari kanë mbetur të vdekur edhe 6 nxënës të shkollës fillore "Ismail Qemaili" në Shkup.
Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre. Sipas asaj që shkruan Alsat, tashmë shkolla ka ndërprerë mësimin dhe është në zi.
Një shpërthim, zhurma ulërimash e më pas heshtje...46 persona humbën jetën në aksidentit tragjik të shënuar orët e para të kësaj të marte në Bullgari, mes të cilëve u shua edhe një familje me 4 pjesëtarë nga Shkupi.
Buzëqeshja e shkruar në fytyrën e binjakëve 4-vjeçar u shua vetëm për pak çaste, ndërsa nëna nuk arriti t’i puthte për herë të fundit.
Pjesëtarët e Familjes:
Avni Ahmeti 1985 , Shkup
Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup
Alban Ahmeti 2017 , Shkup
Luan Ahmeti 2017 , Shkup
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë të organeve shëndetësore bullgare, pas tragjedisë ku humbën jetën 46 persona.
Osmani deklaron se pas vizitës së tij në spitalin Pirogov në Sofje, të 7 të mbijetuarit do të transferohen brenda një pas dy ditësh në Shkup.
“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë dërguar me kohë në spital, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.
Autoritetet në Bullgari tregojnë detaje të tjera për atë që ka ndodhur 2 orë pas mesnate në aksidentin tragjik që rezultoi me 46 viktima. Hetuesit thonë se arsyet nuk ishin të qarta.
"Gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin", tha shefi i shërbimit hetimor bullgar Borislav Sarafov.
Nikolov nga ministria e brendshme tha se autobusi dukej se ose kishte marrë flakë dhe ishte përplasur ose ishte përplasur dhe më pas mori flakë.
Shkaku i aksidentit ishte i paqartë, por autobusi duket se ishte përplasur me një pengesë autostrade
Shefi i policisë kombëtare të Bullgarisë Stanimir Stanev tha se ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas, pasagjerët ishin shqiptarë.
“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy vozitës me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, tha ai.
Mediat maqedonase kanë zbardhur emrat e udhëtarëve në autobusin që u përfshi nga flakët në Bullgari. Shumica e viktimave janë shqiptarë, ku ka shumë të mitur dhe të rinj.
- Memedi Kadri-54 vjeç
- Shiroki Muhsin-32 vjeç
- Ljupço Zafirov –
- Luan Ahmeti – 4 vjeç
- Xhihan Ahmeti-36 vjeç
- Alban Ahmeti-4 vjeç
- Avni Ahmeti -36 vjeç
- Ibraim Rustemi – 54 vjeç
- Fevzije Rustemi -50 vjeç
- Alejna Amedi – 21 vjeç
- Halime Fejzullahu – 51 vjeç
- Hamije Haliti – 51 vjeç
- Nermije Haliti – 53 vjeç
- Sumeja Brava – 27 vjeç
- Naxhije Abdulloska – 71 vjeç
- Albina Beluli – 23 vjeç
- Gazmend Ukali – 27 vjeç
- Hatixhe Islami – 61 vjeç
- Mexhide Iseni-63 vjeç
- Hamdi Iseni – 59 vjeç
- Almira Ramanovska – 37 vjeç
- Enis Ramanovski – 41 vjeç
- Rabija Sali – 61 vjeç
- Zilija Mustafovska – 48 vjeç
- Sade Mustafovski – 50 vjeç
- Belma Jahi – 7 vjeç
- Ramiz Jahi – 20 vjeç
- Fikrije Iseni – 39 vjeç
- Anisa Iseni – 14 vjeç
- Razije Jahi – 12 vjeç
- Anesa Muhaxheri – 17 vjeç
- Ergin Jahi – 14 vjeç
- Omer Jahi – 11 vjeç
- Erda Muhaxheri – 15 vjeç
- Ajla Jahi – 14 vjeç
- Senije Jahi – 31 vjeç
- Amiet Jahi – 45 vjeç
- Medina Lutfiu – 25 vjeç (e mbijetuar)
- Lulzim Sulejmani – 26 vjeç (i mbijetuar)
- Shefija Osmanova – 63 vjeç
- Alja Fera – 23 vjeç
- Jehona Sali – 21 vjeç
- Zulejha Jasharovska – 16 vjeç (e mbijetuar)
- Elmedin Pajazitovski – 16 vjeç
- Gjula Jasharovska – 49 vjeç (e mbijetuar)
- Gjulizarka Pajazitovska – 48 vjeç
- Ilmija Jasharovska – 22 vjeç
- Ebip Pajazitovski – 49 vjeç ( i mbijetuar)
- Visar Aliti – 23 vjeç
- Minir Jasharovski – 50 vjeç ( i mbijetuar)
- Orhan Aliti – 45 vjeç
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, ku ndodhet pas aksidentit tragjik më 46 viktima atje, ka dhënë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Zaev ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.
“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret. Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” tha Zaev.
Maqedonsi ka fillu me bet tmodh.Çdo rast nga 50 shqiptar që humin jetën.Çuditshëm kto rastësinat kshu.Ene o POPULL I DASHUR SHQIPTAR NË MAQEDONI u vini fëmijve EMRA SHQIPTAR e hiqini ato ovskat mas mbiemrit.
PërgjigjuPas djegjes se spitalit, ky eshte rasti i dyte qe digjen shqiptare!! Autobuzi nuk eshte avion qe te digjet ne kete menyre, ne bord ka pasur benzine!!
Përgjigju