Kronikë

Kurti për aksidentin tragjik në Bullgari: Të tronditur nga ky lajm! Kosova e gatshëm të ofrojë ndihmën e saj në çdo kapacitet

23 Nëntor 2021, 11:19| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 11:20

  • Share

Ngushëllime për familjarët dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmë në çdo kapacitet ka shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për aksidentin e rëndë të shënuar në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?