Kosova & Rajoni

Tragjedia në Bullgari, Kosova shpall 24 nëntorin ditë zie

23 Nëntor 2021, 20:38| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 20:41

  • Share

Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, pas tragjedisë së ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin e ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes në Bullgari.

Në njoftimin për media të zyrës së presidentes thuhet se presidentja Vjosa Osmani “ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?