Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli debatuan në "Studio Live".
Pjesë nga debati:
Baçi: Kritikat, këshillat nga larg pa marrë pjesë në aksionin opozitar më duken të pavlefshme. Mendoj se duke qenë brenda mendimet jepen më mirë. Edhe kuptimet bëhen më mirë, kur janë dashamirëse. Parë në këtë këndvështrim asgjë nuk na ndalon të bëhemi bashkë me mendime. Pse ta paragjykojmë këtë lëvizje. Mund të jetë ashtu siç e gjykoni ju për karrierë. Ama ne e shohim si lëvizje e duhur për të qenë të gjithë bashkë. Dhe e patë në protestën e 20 shkurtit. Tregoi se PD është bashkë. Të heqim dorë nga këto etiketime Rithemelimi, PD zyrtare. Nuk mund ti fuqizoj vula. Vjedhin fonde me ato 2-3 deputetë që ka Lulzim Basha. Fatbardhi ka qenë kritik në kohën e Bashës. Ka qenë kritik publik. Por më duket qëndrimi i një Bashe që loz me vulën apo siglën. Mbështetja ndaj njërit që nuk ka oksigjen.
Kadilli: Flasim për dy realitete, sado të ndryshme unë besoj se janë krijuar me motive politike. Ndryshimi i pozicioneve pa shpjeguar ndryshimin politik, është karrierë është llogari. Nuk shqetësohem nëse PD ndahet apo bashkohet. Shqetësohem nëse disa protagonistë akuzojnë me akuza të rënda njëri-tjetrin. Për vila në Lalëz.
Baçi: Çfarë rëndësie ka kjo Fatbardh? I kam dëgjuar. Dhe ke të drejtë, por janë probleme të tyre dhe t’i zgjidhin në gjykata. Mua më intereson se çfarë kërkojnë demokratët.
Kadilli: Vijoj të jem kritikë sepse nuk më pëlqen ideja e tyre politike.
Baçi: Hajde të shtojmë akuzat brenda.
Kadilli: Nuk akuzoj njeri për hajdut vrasës. Pas akuzës kam edhe autokritike politike. Nëse i them dikujt vrasës ai ose është vrasës ose unë jam shpifës. Nuk mund të fitohet respekti pasi i ke thënë të 101-tat tjetrit. I kam mbajtur qëndrimet pa u ndarë PD-ja. Pengesat më të mëdha në kryesi për të ndryshuar statutin i kam pasur nga këto që u bashkuan edhe një herë. PD është instrumenti më i fuqishëm për të prodhuar politikë. Veshi i qytetarit nuk është ajo protesta në datën x apo y. Mbushet sheshi me një parti që ka 100 mijë anëtarë. Por a i flasim dot qytetarit të na besoj kur çfarë nuk i kemi thënë njëri-tjetrit? Bashkimin nuk e shoh me entuziazëm. Shoh humnerë mes PD-së dhe qytetarit.
Lajmi kryesor:
Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë tek Rithemelimi/ Baçi: Ishte domosdoshmëri! Kadilli: Nuk shoh asnjë dobi
G.K//ReportTv.al