Kreu i PD Fier Luan Baçi ka deklaruar se situata e helmimit të ndodhur në gjimnazin e Fierit të përsëritur për herë të dytë brenda 10 ditësh, ka ndodhur pak ditë më parë edhe një autobuzin Fier-Levan. Baçi tha se ka një koordinim të institucioneve shtetërore për të fshehur ngjarjen.
"Unë jam njohës i mirë i problemit të përsëritur po tek e njëjta shkollë. Ngjarja është shumë e rëndë. Ka një përkujdesje dhe kombinim të Drejtorisë së Policisë, Drejtorisë Arsimore, Bashkisë, Spitalit për të fshehur ngjarjen, për të hequr përgjegjësinë që kanë njerëzit e tyre. Kam informacion se një rast i tillë është përsëritur edhe në autobuzin Fier-Levan. Pyetja që kam pse nuk e hetuan një javë më parë por e lanë në heshtje. Sipas burimeve që km është ndaluar një 14-vjeçar disa ditë më parë, janë bërë edhe kontrolle në shtëpinë e tij. Janë mbi 100 nxënës që kanë ardhur në spital", u shpreh Baçi.
Lajmi kryesor:
2 herë brenda 10 ditësh, nxënësi problematik hedh spraj piperi në klasë, helmohen rreth 60 gjimnazistë në Fier (VIDEO)
//ReportTv.al