Bajram Begaj mban fjalim në Presidencë: Do jem shërbëtor i popullit tim! Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike

24 Korrik 2022, 19:38| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 20:43

  • Share

 

Bajram Begaj ka mbajtur fjalim në Presidencë pasi mori detyrën si kreu i ri i shtetit.

“Dëshiroj të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin që patëm gjatë kohës që patëm kur ushtrova detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe kur po bëhej transferimi i detyrës. Për mua sot është ditë e veçantë. Pa dyshim është dita më e rëndësishme e jetës time. Jam para jush dhe ju drejtohem me nderin e privilegjin më të madh, atë të presidentit të Republikës.

Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë dhe ndaj miqve të familjes sime, sot u betova për besnikërinë ndaj kushtetutës, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ti shërbyer përparimit të popullit shqiptar. Do jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës.

Fo jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit. Të garantosh zbatimin e kushtetutës nënkupton garantimin e ligjit edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike”, tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Betohet Presidenti Bajram Begaj, merr detyrën: Interesi i vendit udhërrëfyesi im i vetëm, duhet unitet! Siguria kombëtare, një prioritet gjatë mandatit tim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?