Betohet Presidenti Bajram Begaj, merr detyrën: Interesi i vendit udhërrëfyesi im i vetëm, duhet unitet! Siguria kombëtare, një prioritet gjatë mandatit tim

24 Korrik 2022, 07:39| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 22:45

  • Share

“Uniteti politik dhe njerëzor, siguria kombëtare, rrugëtimi drejt BE dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.” Presidenti i 8-të i Shqipërisë, Bajram Begaj që mori sot detyrën tha se këto janë prioritetet e tij në mandatin 5-vjeçar si kreu i ri i shtetit. Begaj shtoi se po e merr këtë përgjegjësi në një moment historik dhe misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët e nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.

Bajram Begaj e la banesën e tij në zonën e Brrylit rreth orës 17.30 për t’iu drejtuar më pas Kuvendit të Shqipërisë, si presidenti i ardhshëm i vendit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda dhe dy djemtë, Begaj hyri në parlament, për t’u betuar vetëm pak minuta më vonë, me dorën mbi Kushtetutë. Fjalët e tij të para si president, Bajram Begaj ia kushtoi luftës në Ukrainë, e më pas rrugës së pakthyeshme drejt integrimit. Një mesazh e pati edhe për qeverinë dhe opozitën, ndërsa paralajmëroi 0 tolerancë ndaj kujtdo që vë interesat e tij para atyre të kombit.

Presidenti i ri i e cilësoi periudhën aktuale "një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshmet që prej Luftës së Dytë Botërore". Begaj tha se agresioni rus "një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës e ka futur botën në një tjetër krizë". Ai kujtoi që në këtë situatë "Shqipëria dhe Shqiptarët...janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve". Bajram Begaj tha se misionin për t'i shërbyer Kushtetutës do ta kryente mbi palët, por paralajmëroi se "nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë". Ai tha se do të këmbëngulë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, pasi "konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë". Begaj e quajti të nevojshme ridimensionimin e besimit publik.

Familja presidenciale iu drejtua më pas godinës së kreut të shtetit, për të marrë detyrën nga paraardhësi i tij Ilir Meta, në një ceremoni ku ishin rreth 400 të ftuar. Në ceremoni ishin figura të shquara të politikës shqiptare, diplomatë, homologë, politikanë të mazhorancës e opozitës, njerëz të medias, akademikë e përfaqësues të komuniteteve fetare. Në minutat e fundit në detyrë, Meta, shtrëngoi duart e pasardhësit të tij e më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, i dorëzoi president Begajt ligjin themeltar të Shtetit. Në fjalimin zyrtar si president, Bajram Begaj e ktheu vëmendjen nga siguria kombëtare.

Teksa renditi objektivat e tij në marrjen e detyrës si President, Bajram Begaj tha se sot u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Presidenti Begaj tha se do të jetë shërbëtori i popullit të tij dhe do të mbështesë rrugëtimin euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo ata ndodhen.

Pas përcolli Ilir Metën, Bajram Begaj dhe familja e tij iu drejtuan presidencës dhe  në fund një foto familjare. Edhe në betimin e Presidentit të ri Partia Demokratike ishte e përçarë. Në seancën parlamentare morën pjesë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Sali Berishës. Me anë të një reagimi, Rithemelimi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e seancës pasi e cilëson ditë fatkeqësie për demokracinë. ‘Grupi i Alibeaj’ mori pjesë në seancë, ndërsa ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës do të bojkotojë ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit.

Vendimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, për të qenë të pranishëm, sipas burimeve nga PD, është marrë për të respektuar institucionin e presidencës, megjithëse bojkotuan votimin e tij më datë 4 qershor. Sipas Alibeajt, qëndrimi i tyre për Bajram Begajn është i qartë, ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës, jo gjysmën e shqiptarëve.

Në postin e kreut të shtetit, Bajram Begaj zëvendëson Ilir Metën. Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). 

Kush është Bajram Begaj, karriera në ushtri deri në zgjedhjen në krye të shtetit

Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Begaj ka hyrë në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë mjeku i parë në ushti i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë. Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura. Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake. Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake. Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ora 22:01
VIDEOLAJM/ Bajram Begaj njihet me zyrat e tij të reja, ja takimi me Metën

 

Para se të merrte zyrtarisht detyrën, Presidenti Bajram Begaj u njoh edhe me zyrat e reja. Paraardhësi i tij Ilir Meta i bëri turin duke e njohur me ambientet e Presidencës.  

Ora 21:57
FOTOGALERI/ Familja e re ‘e parë’ e shtetit futet në Presidencë

 

Menjëherë sapo mori detyrën dhe mbajti fjalimin e parë si kryetar i shtetit shqiptar, President i Republikës, Bajram Begaj është përshëndetur me paraardhësin e tij Ilir Meta dhe i është drejtuar godinës së Presidencës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe 2 djemtë e tij.

Në këto foto shikoni rrugën e tyre drejt godinës së Presidencës si ‘familja e parë’ e shtetit shqiptar.

Ora 19:50
Ceremonia e detyrës së presidentit, momenti kur Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën

 

Ky është momenti kur Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit Bajram Begaj, të cilit i dorëzoi detyrën Ilir Meta.

Ora 19:45
Begaj: Gjatë mandatit tim çështja e sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe

 

Presidenti i ri Bajram Begaj tha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e marrjes së detyrës në Presidencë tha se siguria kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit të tij presidencial.

“Reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen time për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë. Miqtë tanë te Shqipëria dhe shqiptarët do të gjejnë gjithmonë partnerin e tyre të besuar. Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare. Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë. Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare. Është përgjegjësi për të gjithë ne”, tha Begaj.

 

Ora 19:38
Bajram Begaj mban fjalim në Presidencë: Do jem shërbëtor i popullit tim! Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike

 

Bajram Begaj ka mbajtur fjalim në Presidencë pasi mori detyrën si kreu i ri i shtetit.

“Dëshiroj të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin që patëm gjatë kohës që patëm kur ushtrova detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe kur po bëhej transferimi i detyrës. Për mua sot është ditë e veçantë. Pa dyshim është dita më e rëndësishme e jetës time. Jam para jush dhe ju drejtohem me nderin e privilegjin më të madh, atë të presidentit të Republikës.

Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë dhe ndaj miqve të familjes sime, sot u betova për besnikërinë ndaj kushtetutës, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ti shërbyer përparimit të popullit shqiptar. Do jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës.

Fo jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit. Të garantosh zbatimin e kushtetutës nënkupton garantimin e ligjit edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike”, tha Begaj.

Ora 19:34
Presidentit Begaj i dorëzohet Kushtetuta nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar në nisje të detyrës Presidentit të Republikës, Bajram Begaj Kushtetutën, të cilën ai e ka detyrimin parësor që ta mbrojë.

Ora 19:32
FOTOGALERI/ Gjithçka ndodhi sot në ceremoninë e betimit të presidentit të ri në Kuvend

Gjithçka ndodhi sot në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj. Në postin e kreut të shtetit ai do të zëvendësojë  Ilir Metën. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik si dhe krerët e komuniteteve fetare. 

Begaj u betua si presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë dhe tha se vendi ka nevojë për unitet dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur.

Ora 19:31
Nën tingujt e himnit kombëtar, nis ceremonia e dorëzimit të detyrës së presidentit

1658683926_Screenshot1.jpg

Nën tingujt e himnit kombëtar ka nisur ceremonia e dorëzimit të detyrës së presidentit nga Ilir Meta te Bajram Begaj.

Ora 19:31
FOTOLAJM/ Kush është familja e re Presidenciale, gruaja dhe 2 djemtë e Presidentit Bajram Begaj

1658683938_86178d2c95014d2ebf740d98ae781ce3.jpg

Në këtë foto është familja e re Presidenciale e vendi. Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj dhe 2 djemtë e tij. Ata kanë qenë në lozhat e Kuvendit dhe kanë ndjekur ceremoninë e betimit të Presidentit, bashkëshortit dhe babait të tyre.

5 vite më parë, kur Ilir Meta u betua si president, Monika Kryemadhi refuzoi titullin honorifik si “Zonjë e Parë” e vendit, pasi mori kryesimin e LSI-së. Por pas pesë vitesh pa ‘Zonjë të Parë’, vendit do t’i rikthehet një e tillë me betimin e Bajram Begajt si president me 24 korrik. Armanda Begaj do të jetë ‘Zonja e Parë’. Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku ndër të fundit ishte edhe specialiste IT pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Familja e re presidenciale përbëhet nga katër anëtarë, ku veç Presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj dhe bashkëshortes së tij, Armanda janë edhe dy djemtë.

1658684530_1e68e04e3d334602805754c7917dd96e.jfif

Ora 19:21
FOTOLAJM/ Begaj merr detyrën, mbërrin në Presidencë Kryeministri Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja

Kryeministri Rama ka mbërritur në Presidencë, teksa pritet të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit Bajram Begaj. Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama.

Ora 19:19
Dorëzimi i detyrës së Presidentit, Meta pret me buzëqeshje dhe përqafime Bajram Begajn

1658683301_WhatsAppImage20220724at7.19.36PM.jpeg

Ilir Meta ka pritur me buzëqeshje dhe përqafime Bajram Begajn në Presidencë, ku pritet t’i dorëzojë detyrën rreth orës 19:30.

Ora 19:16
VIDEO/ Pamje me dron nga ceremonia tek Presidenca

Report Tv sjell pamje me dron nga ceremonia që po zhvillohet tek Presidenca ku pritet marrja e detyrës së kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj. 

Ora 19:15
Ceremonia e marrjes së detyrës, Bajram Begaj mbërrin në Presidencë

1658683155_Screenshot4.jpg

Bajram Begaj ka mbërritur në presidencë për ceremoninë e marrjes së detyrës si kreu i ri i shtetit. Begaj, presidenti i 8-të i Shqipërisë është pasues i Ilir Metës dhe do të mbajë pozicionin e kreut të ri të shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Ora 19:01
Ceremonia e dorëzimit të detyrës së presidentit, kush janë disa nga deputetët e opozitës të pranishëm në Presidencë

 

Për pak pritet të nisë ceremona e dorëzimit të detyrës së presidentit nga Ilir Meta te Bajram Begaj. Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, Monika Kryemadhi, Grida Duma, Vangjel Dule, Dash Shehu, Agron Duka, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku janë disa nga deputetët e opozitës të pranishëm në Presidencë.

Ora 18:15
Barjam Begaj: Detyrimet nga ky betim, udhërryefyesi im i vetëm! Vendi ka nevojë për unitet

 

Presidenti i ri thotë se angazhimi i marrë në betim është udhërrëfyesi i tij i vetëm dhe se nuk do të tolërojë askënd që vendos interesat personale përballë interesa të kombit tonë. Presidenti tha se vendim përmes unitetit vendi do të shkojë përpara.

“Do të insistoj gjithmonë për bashkëpunim mes forcave politike. Konflikti nuk është shërbyer i mirë! Të krijojmë ura lidhëve midis shtetasve dhe sheti.  Vendi ka nevojë për unitet dhe të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur”, tha ai.

Ora 18:10
Fjalimi i Begajt si presidenti i ri: Përgjegjësi që vjen në një moment historik! Mbështes punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim

 

Bajram Begaj ka mbajtur fjalim në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë.

"Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë.

Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës. Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes. Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve. Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore", tha Begaj.

Ora 18:04
Bajram Begaj betohet si presidenti i ri i Shqipërisë

 

Bajram Begaj është betuar në parlament si presidenti i ri i Shqipërisë. Në postin e kreut të shtetit do të zëvendësojë Ilir Metën.

Ora 17:56
Ceremonia e betimit, mbërrin në Kuvend Bajram Begaj i shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët! Priten nga Nikolla

1658678119_Screenshot4.jpg

Kur pritet që pas pak minutash të betohet si president i vendit, Bajram Begaj ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët. Ai është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

Ora 17:46
I shoqëruar nga garda, Bajram Begaj niset drejt Kuvendit për betimin si presidenti i 8-të i Shqipërisë

1658677601_Screenshot1.jpg

I shoqëruar nga garda, Bajram Begaj po shkon drejt Kuvendit ku do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për betimin e tij si presidenti i 8-të i Shqipërisë.

Ora 17:36
Në Kuvend gjithçka gati, presidenti i ri ende në shtëpi! Gazetarët 'pritë' para pallatit ku ai banon

Gjithçka është gati në sallën e seancave plenare për betimin e Presidentit të ri, ndërkohë që Bajram Begajn po e presin gazetarët përpara shtëpisë së tij. Ai pritet nga momenti në moment t'i drejtohet kuvendit, i shoqëruar nga garda.

 

Ora 17:22
Sot nis punën si Presidenti i 8 i Republikës, kush është Bajram Begaj, karriera si mjek deri në nivelin më të lartë të Ushtrisë

1654520250_1654359509BEGAJ.jpg

Ditën e sotme, në Kuvend do të betohet  si president i 8 i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste u bw presidenti i tetë pas pluralizmit dhe i treti që vjen pas një karriere ushtarake. Ai mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Begaj ka hyrë në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë mjeku i parë në ushti i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake. Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ora 14:52
Betimi i presidentit të ri, Rithemelimi konfirmon bojkotin e seancës parlamentare: Ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë

1657188040_1636298752SELIABLU.jpg

Rithemelimi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e seancës parlamentare të ditës së sotme kur do të betohet presidenti i ri Bajram Begaj. Me anë të një reagimi e cilëson ditën e sotme si fatkeqësi kombëtare për demokracinë duke shtuar se rivendoset në Shqipëri monizmi i plotë pasi Rama do të ketë të gjithë qeveritarët, këshilltarët vendorë dhe institucionet kushtetuese.

"25 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve. Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë. Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë.

Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës. Sot, pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.

Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet. Sot, falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet", thuhet në reagim.

Ndër të tjera, Rithemelimi thotë se seanca e sotme në parlament do të jetë lojë e turpshme dhe thotë se sot bien rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve.

"Sot, si asnjëherë në 31 vite, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojrat e turpshme me fasadë opozitën dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së vërtetë. Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjise, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve. Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj.

Partia Demokratike deklaron se, me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri", thuhet në reagim.

Ndër të tjera vijojnë akuzat për Edi Ramën, për të cilin thotë se është i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri.

"Ai e relizoi këtë para së gjithash, dhe mbi te gjitha, duke kontrolluar votën e shqiptarëve me:

1-perdorimin per këtë qellim të gjithë pushtetit të tij;

2-me drogën dhe krimin, duke instaluar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë;

3-me patronazhistët e vet, shumë prej tyre janë sjellur si terroristë të kuq;

4-duke mbjellë frikë dhe terror, nëpërmjet arrestimve masive për çështje civile, gjer në 38 mijë qytetarë në vit, dhe duke larguar nga vendi, vetëm katër vitet e fundit, 540 mijë shqiptarë;

 5- duke ushtruar dhunë mbi lirinë e fjalës dhe rikthyer censuren, por kryesisht autocensurën;

6-duke vjedhur dhe varfëruar në mënyrën më të pamëshirë dhe të papërmbajtur, në dogana, tatime, tendera, prokurime, koncesione e PPP, qytetarët shqiptarë, si kurrë më parë në historinë e tyre;

7-duke patur mbështetjen e fuqishme të mafias së George Soros-it, këtij armiku të egër të demokracisë dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Partia Demokratike deklaron se, në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët", vijon Rithemelimi.

Reagimi përfundon duke theksuar se Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë.

Ora 13:37
Tirana vishet kuqezi për betimin e kreut të ri të shtetit, Veliaj ironizon Metën: Kryeqyteti ka respektuar presidentët edhe pse kanë sabotuar punën

1658662724_erionveliajilirmeta.jpg

Tirana është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka ironizuar Ilir Meten. Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore te bashkise.

“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan Veliaj.

Ora 10:51
Betimi i presidentit të ri, në ceremoni do të jetë e pranishme edhe Atifete Jahjaga me Vjosa Osmanin

1639182674_atifetejahjagapicbykosovopresidency.png

Atifete Jahjaga, ish presidentja e Kosovës dhe Vjosa Osmani, presidentja aktuale kanë konfirmuar se do të jenë të pranishme në Tiranë për ceremoninë e betimit të presidentit të ri Bajram Begaj.

Ora 10:07
‘Beteja të forta kemi përpara!’ Pak orë para dorëzimit të detyrës, Meta paralajmëron: Një agim i ri nis nesër

1658650034_meta.jpg

Pak orë përpara dorëzimit të detyrës së tij si president, Ilir Meta ka bërë disa replika me komentuesit në facebook.

Ai paralajmëroi për beteja të forta dhe një ‘agim’ të ri duke nisur nga nesër për të rikthyer demokracinë.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke mos harruar qytetarët e 2 Marsit.

“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

 

Ora 08:06
Meta lë zyrën e Presidencës: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite

Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook ditën e tij të fundit në zyrën e presidencës.

Ai shkroi përbri fotos se ishte nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbente këto 5 vite.

‘Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!’- shkroi Meta.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hera: 25/07/2022 08:55

    zgjidhet presidenti Kim, sepse kedo te vesh atje Kim do komandoj, ne jemi shteti me i perulur ne bote, amerika ka gjet karrigen ku esht ulur rehat fare edhe komandon rreth e qark, ca turpi

    Përgjigju
    • Ali Tepelena: 25/07/2022 09:40

      E kryeve detyren e perhapjes se helmit. Te befte mire supa! Tani perqendrohu te shija e supes dhe perpiqu te mos e mbash mendjen te aleanca shqiptaro-amerikane. Mos mendo se si me ne fund Shqiperia ka mbeshtetjen e superfuqise numer 1 ne bote, dhe se ndodhet ne poziten me te mire diplomatike ne historine e saj moderne.

  • Tiranasi: 25/07/2022 02:37

    Po ca do besh o Like Floriri me date 25 korrik 2022 Cfare betejash me mulli Ere Behu gati sepse Beteja te forta do kesh me Drejtesine Shqiptare dhe me ate Amerikane Kaq per sot te tjerat do ti mesojme kur ti do na trgosh bemat e tua te jetes tende me Bllok ne dore

    Përgjigju
  • Urime BE: 25/07/2022 01:04

    Me presidentin Begaj jemi gati për BE

    Përgjigju
  • emri: 25/07/2022 00:42

    zgjedhja e ketij si president ?! dhe rumpalla vazhdon ....

    Përgjigju
  • Qamil: 25/07/2022 00:14

    Suksese Z/Begaj ne detyren tuaj si President, ju si President do jeni nje imazh me i mir per Shqiperine tone nga paraardhesi juaj qe nuk tregonte nje imazh te mire per vendin tone.

    Përgjigju
    • sugar: 25/07/2022 08:56

      thash se the suksese zonja Kim se ajo komandon atje

  • Pandeli: 24/07/2022 23:32

    Urime z. Begaj. Shpresojme te kete keshillim profesional ligjor sepse qysh me betimin paska "dekadence" dhe injorance thelbesore te Kushtetutes dhe Ligjeve. Psh., ai e ka detyre kusjtetuese unitetin e kombit dhe jo ate politik. Me keq akome, kur thote unitet politik, ca ka ne mendje, te unifikoje gjithe spektrin ne nje pulitike unike??? Dmth shtet uni-politik??? Po per balancen dhe kontrollin mes pushteteve, serish "unifikim" politike??? Bejini nje kurs e mos beje gafa se gjynaf.

    Përgjigju
  • vermosh: 24/07/2022 21:27

    Po percarsen e kombit prostituten Osmani kete UDB-ashe te ndyre perse e keni ftuar apo e ka ftuar hajduti Like floriri.

    Përgjigju
  • Adi: 24/07/2022 19:03

    Shtrohet një pyetje: Çka kish me humbë Shqipëria sikur të mos kishte fare president? Po edhe Kryeminister, po ja edhe asnjë deputet? Ua them unë: kishte me qenë vendë ma i sigurtë, dhe nuk kishin me u vra çdo ditë, dhe korrupcioni kishte me qenë më i vogël dhe mirëqenja më e lartë. njashtu vlenë edhe per Kosovën, çka i duhet ajo presidente si atifete jahjaga, me u bo horë.......

    Përgjigju
  • Entoni: 24/07/2022 18:34

    Edi Rama do mbahet mend per sjelljen ne krye te shtetit te personave komplet anonim apo totalisht te gabuara. Po permend vetem disa…. Zgjodhi President Ilir Meten! Nje fshatar hajdut nga me te neveritshmit. Minister i jashtem Genti Caka. Nje kosovar qe mund te jete edhe djale i mire por komplet anonim edhe qe iku pa lene asnje gjurme. Minister i mbrojtjes Tavarish Niko Peleshi. Aq idiot sa deklaron nuk na leverdis te mbajme helikopter per shuarjen e zjarreve. Me perpara ministre e mbrojtjes Xhacka qe nxori te 4 fregatat ne det pa furnizime. Vetem per nje status ne FB. Pervec njeres, fregates se emergjences, tri te tjerat nuk kishin buke edhe cfare tu jepnin marinareve. Edhe qe te mos u lodh me listen e gjate po e permbledh me kete tipin, presidentin e ri me emerin Bajram. Si ka mundesi qe shef i shtabit te nje vendi te natos te jete me profesion mjek???? Vetem ne vendet afrikane ndoshta ka bere vaki me perpara. Nje gastrohepatolog, drejton ushtrine????? Ne kohen e Sales kapiteni vendoste grada Admirali kur shkonte ne mbledhjet e Natos. Ne kohen e rilindjes mjeku behet shef shtabi edhe u jep urdhera marines, forcave ajrore, kembesorise, policise ushtarake etc… Si perfundim, mendoj qe Bajrami eshte bere shef shtabi per te firmosur vjedhjen perfundimtare te pronave te ushtrise. Njesoj si parardhesi i vet Gjynshi qe firmosi qe SHQUP ti kalonte PD (territor i planifikuar te jepej per pallate) edhe ata me vone e shperblyen deputet. Bajrami ka firmosuar per pronat e ushtrise ne jug qe do behen resorte turistike ( Kush i ka pare tokat e Porto Palermos, Karaburunit edhe sazanit e kupton per cfare jam duke folur). Por Bajrami ka qene djale i zgjuar ka kerkuar imunitet edhe e ka marre duke u shperblyer me postin e Presidentit. Po te keni qene te vemendshem do ta keni vene re qe se fundmi parlamenti miratoi nje ligj qe i hiqte policise ushtarake te drejten per te mbrojtur pronat e ushtrise….

    Përgjigju
    • Ali Tepelena: 25/07/2022 09:46

      Edi Rama do mbahet mend per reformen ne drejtesi. Do mbahet mend edhe per shkaterrimin e karrieres politike te vrasesit dhe tradhetarit Berisha! Rama e emeroi Ilir Meten preaident per te siguruar aleance parazgjedhore ne menyre qe mos te vihej ne dyshim fitorja kunder Berishes. Vendimi eshte moralisht i justifikuar. Zgjedhja e presidentit te ri te merzit pse nuk eshte i njohur per publikun?! Pune e madhe… eshte shef shtabi, dhe kjo mjafton. Apo doje ndonje figure “publike” si Kocaqi ti malaka??? Hahahaha… Jo jo se nuk jemi aq idjota sa na mendoni ju shqipfolsat anonim!

    • Toni: 24/07/2022 23:50

      asgje per te shtuar ,po hajde shpjegoja ketyre ne komente qe zihen per njerin apo tjetrin...

  • Dora d'Istria: 24/07/2022 18:29

    Ilir Meta turpi kombit!!

    Përgjigju
  • Nikolla: 24/07/2022 17:58

    Fatkewsija ka rene ne partine tuaj me non graten.

    Përgjigju
  • Cubi: 24/07/2022 17:46

    Kurr mos ardht nje president till funderrin e komunizmit. Si kish len asnje gje mangut babait ideologjik sali qeni vecse skishte me shum kopetenca se do shikonim edhe njeher makabren e vitit famkeq 97. Ju harroft emri. Se shpejti ta shikojm pas hekurave bashk me bashkpunetoret e tij kunder rendit kushtetues.

    Përgjigju
  • LORA: 24/07/2022 15:12

    Uroj dhe shpresoj qe Presidenti Bajram Begaj te jete ne lartesine e detyres se shenjte ne shtetin e shqiptarve,sikurse ish-Presidenti Alfred Moisiu.

    Përgjigju
  • Taqi Raqi: 24/07/2022 15:06

    O Ilir Meta e vërteta me bllok në dor kti kombi ja bëre for. E vodhe , e vrave, e dogje, e degjenerove, e bëre Shqiprin të pa nder e me një fjal ti je burri më i üoshtër i Shqipris sëbashku me Salhe bajgën kriminel, hajdut , mashtrus. Tani bashkohuni bashk ti dhe Salheu e luftoni imperjalizmin Amerikan se Salheu të udhëheq mir si komonist që është. Po prit o like qelbësira se historia të vjen mbrapa o Ilir kok öoqe që kurr su poqe.

    Përgjigju
  • Epoka e re: 24/07/2022 12:40

    Sot ne fakt nuk nis epoke e re, po sot ne fakt nis per here te pare funksionimi presidences si institucion. O pika qe sju bie te epokes tuaj. Mos enderroni shume se ky zotnia duket pak si dede po eshte ushtarak e nuk i dihet mund tja u ktheje nga myka edhe juve sahanlepires

    Përgjigju
    • Lala: 25/07/2022 05:39

      O tahir.o tyryfyc ja.m ushtarak dhe e di SE kush esht gjithashtu dinedhe a e meriton apo jo te behet gjeneral.prandaj edhe Kam te drejten ta vleresoj si ushtarak

    • Lala: 24/07/2022 22:48

      Qe te behesh gjeneral ne shqiperi ose duhet te jesh I paaft qe te bohesh vegel.ose duhet te kesh lek qe ta blesh.ka 15 vjet qe vetem keshtu ndodh.

    • Lala: 24/07/2022 22:46

      O Tahir un jam ushtarak dhe e di sa lek merrte KY per ndonje hallexhi qe te ikte ne mision kur dilte me tension ne analizat mjekesore.e di sa lek merrte per ndonje raport di gjithashtu edhe qe si ushtarak esht zero me xhufk.si mjek SE di a esht I aft e as me intereson.sa per dijeni ne shqiperi sesht ber luft ke te drejt por shqiperis ka pas misone ushtarake Kombat dhe drejtues te atyre misioneve te cilet Tani Jan jasht ushtrie SE sjan servila .dhe un e vleresoj si merret grada duke qen ushtarak o sufllaqe

    • Tahir tarfyci: 24/07/2022 17:55

      Komentues koti qe sdin cfar eshte ligji dhe shteti. Nuk jeni ju per te vleresuar gradat e nje ushtarake. Qe ka arritur deri ne ate grad madhore duhet shum pun sesht pun leku. Ja fusni kot. Megjithmend ne shqiperi sesht ber ndonje luft per te bere heroizma,por vlersohesh nga puna e kryer. Megjithate se cdo na dal nuk e dijm.por shpresojm qe do jet ne lartesin e detyres. I uroj suksese.

    • Lala 1: 24/07/2022 14:26

      Fiks e ka lala, aq oficer as skuader ska drejtu 2 vete naiher ne jete pervec pjestareve te familjes dhe e imagjino e bene gjeneral Sikur ka bere e drejtuar luftra! Ky 1 doktor i thjeshte ka qene, merrte ndonje lek Te te jepte ndonje raport dhe kaq. E bene me buton, se nje kshu kukull ju donte grupit Tao-Bega Suksese ta gezojme.

    • Lala: 24/07/2022 13:38

      KY as ushtarak nuk esht o zotri.gradat I ka marr me lek dhe afrofe si doktor.ne jeten e tij ska drejtuar as 1 skuader me ushtar keshtu qe si ushtarak esht zero.si servil esh 1sh ndersa si hajdut dhe I korruptuar esht Nona.

  • Baromi: 24/07/2022 12:23

    Tashi e mbrapa ska me dekorata si likja se ky eshte me serioz Si president ! Vetem nxjerrje nga burgu do shikoni te personave te rrezikshem, Do e filloj me banden e lushnjes me banden e tiranes, shkodres Dhe ndonje nga vlora po ka ngel gjalle, meqe zani caushin dhe kto me anti tank i nxori likja pak dite para se te mbyllte mandatin, Dha dhe disa falje disa mujore te disa krimineleve Me qellim qe tia bej me te lehte barom kukurecit.. Dhe pergatituni njerez, qe zoti ju ruajt, Se deri ne janar-shkurt 2023 i keni te gjithe kriminelet ca keni pa ne tv, Neper tirane duke zene pozicion! Dhe nje keshille kam, ruani femijet dhe sa me pak neper rruge e lokale, Se e ka tregu historia nga bandat jane vrare dhe femije nga perplasjet E pergjakshme te tiranes dhe ne rrethe, me gra e femije, Pervec burrave si shenjester. Pa panik, thjesht po ju them realitetin. Zoti barom ka ardhur me nje mendim te qarte per nje mandat Definitivisht te kryer te cdo porosi dhe mbyllje hallesh, Per vete dhe kalamajt, se deri tashi mezi ka mbush barkun me buke, Tashi e moren si kukull e ulen ne karrige, me qellim ti mbaroje disa pune. Po se besuat, prisni pak kohe dhe flasim. Ju dua shume populli im, qe se meritoni kte lloj sjellje c'njerzore 30 vjecare me ju!!!

    Përgjigju
  • Tepelena: 24/07/2022 12:01

    Presidenti qe do mbahet mend per deklarata idjote ne studio televizive. E humbi ekuilibrin mendor deri ne ate mase sa imagjinonte vrasjen e tij me raketa amerikane. Lajthitje publike te tilla vetem Sali Berisha i ka arritur (kur kercenonte nga foltorja e parlamentit se do u shkulte dhembet dhe nofullen kundershtareve, kur shpifte per cadra pistolet, etj etj). Me ne fund u spastrua edhe nje post i rendesishem i shtetit shqiptar nga nje figure qe vendoste interesat kombetare ne rrezik serioz me lojen e tij politike, nga lufta e maskuar kunder reformes ne drejtesi deri te lufta kunder partnereve perendimor. Madje eshte akuzuar se ka takuar njerez te lidhur me fashistet antishqiptar te Agimit te Arte. Do e durojm edhe pak ne ekranet tona, deri sa ti vij radha per tu gjykuar nga sistemi i ri i drejtesise. Por te pakten ketej e tutje jo me si kryetar shteti, por si nje aleat i non-grates dhe tradhetarit S.B.

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/07/2022 11:34

    E tmerrshme, te jesh hajduti dhe krimineli me i madh i shqiperise,dhe te jesh presnident vetëm ketu ndodh.vetem ne qofte se ty dhe hajdutin e kriminelin Sali,ju dërgojnë pas hekurave ,atehere fillon nje epoke e re per shqiperine.

    Përgjigju
  • Milica fatimeja: 24/07/2022 11:19

    Ike o Like floriri Sikurse të ka pagëzu Sali Qafiri Ikë e mos të pafshim sytë Se me blloqe na ke mbyt Se me blloqe jetë ke marrë Në bulevard 4 të vrarë Që për ty qen kokë pa larë Like hajdut i pa parë Bashkë me Sali hajvanë Shqipërinë bëtë kasahpanë Veç tu vjedh e duke vrarë Zoti ju ndëshkoft në ballë Ju ish pjella të farës së tharë Sala ish sekretar E likja babën komisar Zhduki o zot Të shpëtojë Shqipëria mbarë.

    Përgjigju
  • Lala: 24/07/2022 10:46

    Po si nuk zgjodhet nji her nje president te hajrit...iku like hajduti erdhi KY hajduti tjeter qe merrte 5 mij lek te vjetra per 1 jav raport ...KY esht ai lloji I doktoreve qe te shikonin nga duart .mjer ne

    Përgjigju
  • joni: 24/07/2022 10:25

    edhe ilir meten edi rama e vuri president kshu qe ne fund te historise eshte "faji" i rames qe ai ishte aty, gjithsesi Mera ishte ne lartesune e detyres duke kthyer mbrapsht shume ligje te mbrapshta qe favorizonin korrupsionin qeveritar. sot fillon nje epoke tjeter te cilen sdeshiroj ta paragjykoj por I le vetes hapsira per te dyshuar qe Bajrami eshte Kurbani I radhes i Edi Rames

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 24/07/2022 08:14

    Rithemelimi nuk merr pjese sepse kryetari i veteshpallur i tyre Sali Rame Berisha eshte shpallur Non Grata dhe si rrjedhoje edhe partia e tij eshte shpalur non grata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?