Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë. Për këtë u pyet nga Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kraja i kujtoi se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.
"Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin", tha Kraja.
Lajmi kryesor:
Raporti i KE dhe lufta kundër korrupsionit diskutohet në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Tabaku: Drejtësia të prekë zyrtarët e lartë! (Debati me Ballën dhe ministrin e Drejtësisë)
//ReportTv.al