Balla e Sveçla inspektojnë hotelin e konfiskuar në Vlorë! Objekti do të kthehet në qendër trajnimi për punonjësit e policisë së Kosovës e Shqipërisë

23 Janar, 12:44| Përditesimi: 23 Janar, 17:23

  • Share

Një hotel 5-katësh, i konfiskuar 8 vjet më parë, si i ndërtuar me burime nga të ardhura kriminale, do të shërbejë si shtëpi pushimi për efektivët e policisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Me sipërfaqe ndërtimi 3 mijë metra katrorë, ky hotel që gjendet në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, i përkiste Shpëtim Brahimajt dhe është konfiskuar me dyshimet se është ndërtuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.

Për të parë nga afër gjendjen e kësaj godinë, në Vlorë ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla.

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime”- tha Balla.

“Lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka.  Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit"- shtoi Sveçla.

Ministrat Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fahri: 24/01/2024 22:36

    Në Botë kudo, nëse konfiskohet ndonjë pasuri e dikujt që është krijuar me kriminalitet ajo pasuri nuk mund të pardoret nga Shteti as organet e tij se nëse Ndonjë organ Shtetëror e përdor atë i bie se Kriminelët paskan ndërtuar diqka që I konvenon organeve Shtetërore që këta të fundit ta marrin në shfrytëzim dhe mendoj se nē Shqipëtari ka shumë ndërtesa të tilla e nëse konfiskohen, dhe merren në shfrytëzim nga Organet Shtetërore, kjo nuk është asgjë tjetër pos BASHKĒPUNIM ME KRIMIN E ORGANIZUAR.

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/01/2024 18:58

    Turp tju vij. Aktivitet kriminal ose jo kriminal esht gjaku i te tjerve, shteti tju ndertoj efektivave te policisë hotele dhe rezorte sepse e meritojnë. Por shtetaret tan e kan ndërmend dhe do nderrojn pasi te keni ber te tyret ne vende te ndryshme

    Përgjigju
  • Fahri: 24/01/2024 18:39

    Mirë shumë që është konfiskuar ky hotel, nëse është ndërtuar nga kriminaliteti por, mendoj se as policisë nuk i takon me marr falë këtë. Ky Hotel është dasht të del në Ankand Publik për Shitje ti ipet një vlerë dhe parat të shkojnë në Shërbim të Taksapaguesve. Shteti mund ta blej

    Përgjigju
    • Aleksander Thana: 24/01/2024 23:40

      Pajtohem me komentuesin e dyte. Hoteli nuk eshte per policine, ska kuptim. Eshte vend perle qe duhet te prodhoje te ardhura per qytetin dhe jo per pushimet e elitave qe fshihen pas policise!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?