Balla flet me zhurmës së bilbilave të opozitës: Kjo ndodh kur familjarët e 21 janarit akuzojnë për vrasje Berishën

16 Shkurt 2023, 10:56| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 13:39

  • Share

 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar në PS, mes zhurmës së deputetëve të opozitës të cilët nuk pushonin duke u rënë bilbilave, tha se kjo situatë do të jetë në Kuvend, derisa kohë familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzojnë në SPAK për vrasje Sali Berishën.

‘Propozimi ynë është 12 orë për mocion me debat. Besojmë se janë të mjaftueshme për zhvillimin e një mocioni me debat. Ne e dimë skenari është një skenar që ndodh çdo seancë. Ndërkohë që sot familjarët e personave të vrarë më 21 janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal, ne do të jemëi në këtë situatë në Kuvend. Ndërkohë që familjet 21 janarit akuzojnë Sali Berishën për vrasje në bashkëpunim kjo situatë do të ndodhë. Merrni dhe lexoni një nen të rregullores se cili është shkelur. Po mbroni një deputet që vinte në seancë i pijshëm me një bilbil në gojë! Jemi dënuar edhe ne në at kohë. Kryetare kalojmë në pikën e parë të rendit të ditës.’- u shpreh Balla.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?