TIRANË- Me 78 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Kryeparlametarja në një fjalim të gjatë, teksa fliste nga vendi, sepse foltorja vijonte të ishte e bllokuar nga ‘Rithemelimi’, tha se pas kërkesës kishte reflektuar për sjelljen e saj dhe kishte dalë në përfundimin se nuk ka bërë gjë tjetër veç se ka mbrojtur Kushtetutën. Ajo tha se kërkesa e opozitës nuk ishte bazuar mbi fakte, por interpretime, dhe sipas saj, reflektonte hallet e brendshme e partisë, pasi nuk ka një kauzë reale.
“Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, filllova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë. Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të çtensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit? Ju keni hallet partiake, unë Kushtetutën”, tha Nikolla.
Në përfundim të fjalimit të saj, deputeti demokrat Edmond Spaho vijonte t’i frynte bilbilit, e ndërsa socialistët me kryeministrin Edi Rama u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën. Kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend gjatë kohës kur po diskutohet pikërisht kjo pikë e rendit të ditës, pra shkarkimi i kryeparlametares dhe zgjodhi që të mos bënte asnjë koment.
Një tjetër pikë e rëndësishme, ishte edhe vendimi që mocioni me debat për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Msgonigal, do të zhvillohet me datë 2 mars. Socialistët argumentuar se është caktuar kjo datë për shkak se kreu i qeverisë e ka të pamundur që të jetë më herët në Kuvend, për shkak të axhendës së tij ndërkombëtare. Mocioni do të jetë me kohë të pa limituar.
Ndërkohë, përtej këtyre 2 zhvillimeve të rëndësishme, edhe kjo seancë parlamentare i ngjasoi asaj të një jave më parë. Kaos, bllokim foltoreje, bilbila. Duke qenë se Flamur Noka është i përjashtuar, ‘stafetën’ e bilbilit e mori Edmond Spaho, i cili nuk ka pushuar për më shumë se 4 orë resh. Kjo u bë edhe objekt për ironitë e socialistëve.
“Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira? Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Ishalla në 2 mars i merr dikush që ka mushkëritë më të forta”, tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në seancën e sotme plenare, munguan 12 deputetë demokratë që shkaktuan kaos në seancat e shkuara. Ata ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Edhe sot, ndonëse ishin përjashtuar, ata tentuan që të hynin në sallë, por Garda e Republikës nuk i lejoi, dhe pas disa tentativave. Deputetët “u tërhoqën”, për të shkuar në protestën që Sali Berisha dhe Ilir Meta po mbanin paralelisht në oborrin jashtë parlamentit.
Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla jashtë ambienteve të Kuvendit, tha se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e McGonigal dhe lidhjen e tij me Ramën, është me firma të falsifikuara. Balla pyeti publikisht Belind Këlliçin nëse është ai që ka firmosur në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.
‘Do kisha një pyetje për Belind Këlliçin në atë kërkesë për komision hetimor ka firmosur vetë? Nëse ka firmosur vetë? Di ta shkruajë vetë emrin! Është në integritetin e këtij institucioni që kur është identifikuar një falsifikim i këtyre deputetëve. Ajo është qartë se deputetët që kanë qenë jashtë Shqipërisë kanë firmosur.’- tha Balla.
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se debati me mocion për çështjen McGonigal u vendos me datë 2 mars pas komunikimit me zyrën e kryeministrit, pasi ky i fundit për shkak të axhendës nuk do jetë në Shqipëri ditët në vijim. Më pas kjo datë u votua edhe në Kuvend.
I bie 1400 minuta, i bie më pak se 24 orë. Në këtë këndvështrimi, kuvendi duhet të përgatitet, çdo deputet të marrë kohën për tu përgatitur. Në kom edhe me zyrën e kryeministrit është marrë edhe për shkak të axhendës ndërkombëtare të kryeministrit me datë 2 mars. Para zhvillimit të seancës ua kam thënë një pjesë të kolegëve të opozitës, meqë një pjesë e ka si ditë të shënuar do ishte data më emirë, edhe u votua në kuvend. Koha për tu përgatitur është e mjaftueshme, i mirëpresim të gjithë të jenë atje. Nuk ka asnjë dyshim që mocioni është arsyeja e kësaj situata në kuvend, është katrani me bojë i opzitës i cili s’të lë hapësirë për hamendime. Gjithçka lidhet me problemet e brendshme, siç e thotë datat e gjyqit.
Partia Socialiste ka rrëzuar me 78 vota kundër kërkesën e PD-së për shkarkimin e Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit. Votimi i bë i fshehtë ndërsa vetëm 3 deputetë votuan pro kësaj kërkese. Në votim nuk pati asnjë abstenim.
Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkeljed Alibeaj ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama. Kreu i qeverisë ka vetëm pak minuta që ka mbërritur në Kuvend. Alibeaj kërkon interpelancë me Ramën për çështjen McGonigal.
“E kuptova edhe mallëngjimin e zonjës Nikolla. Por shkaku i vërtetë është ai aty, (i drejtohet Ramës). Kemi një muaj të kërkojmë për interpelancë edhe se gjejmë. Meqë ka ardhur, të vijojmë me interpelancën urgjente që kemi kërkuar me të. Meqë më në fund e gjeti rrugën e parlamentit, të vazhdojmë më interpelancën.”- tha Alibeaj.
Opozita është larguar nga salla e Kuvendit dhe nuk ka marrë pjesë në votim.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka kërkuar përjashtimin e dy deputeteve demokrate Elda Hoti dhe Sorina Koti nga Kuvendi dhe komsionet. Shkak është bërë bllokimi i foltores nga ana e dy deputeteve. Pritet që të mblidhet Komsioni i Etikës për të vendosur mbi përjashtimin e dy deputeteve.
“Nëse vazhdon të qëndrojë në foltore, i heq të drejtën e fjalës, kërkoj përjashtimin e saj.
I jap vërejtje Sorina Koti. Meqë vijon të mbajë zaptuar foltoren i jap vërejtje”, tha Felaj.
Ndërkohë, Felaj i ka dyfishuar masën financiare Spahos, i cili ndonëse u përjashtua nga Kuvendi, nuk u largua nga salla dhe vijoi t'i binte bilbilit. Pra, Felaj i ka hequr dy ditë pune nga paga.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se opozita nuk do të votojë nëse nuk do të lexohen dy raportet për Lindita Nikollën.
“E kuptoj Nikollën që është e emocionuar sepse kërkesa për shkarkim s’është e vogël, por edhe këtë procedurë po e ndiqni në shkelje të rregullores nëse e bëni kështu atëherë opozita nuk do të marrë pjesë në votimin. S’është faji i Nikollës që mbron mazhorancës. Votimi duhet të ndodhë pasi të lexohen dy raportet, s’është lexuar raporti. “- tha Tabaku.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kërkesa për shkarkimin e saj ka ardhur për shkak të halleve të brendshme të partisë Demokratike. Ajo tha se opozitës në Kuvend i ka dhënë 2 fishin e kohës.
“Në vend që të shpëtoni shtëpinë e demokratëve po shkatërroni shtëpinë e shqiptarëve, unë nuk do jua lejoj. Ajo foltore që rrethoni është e Kuvendit, presioni dhe lufta brenda jush, se kush e ka më shumë armike mazhorancën, po ndikon për keq në Kuvend. Ju nuk e besoni për atë që akuzoni kryetaren e Kuvendit, unë nëpërmjet shërbimeve të Kuvendit, e pranova kërkesën për interpelancë, e solla kërkesën në seancë, e përfshira në rendin e ditës dhe vijova me seancën, nuk u bëra shkak për mos ushtrimin e drejtës për të folur. Me fillimin e seancës nis detyra juaj, ishte plan i juaj për të dështuar seancën, kurrë të mos ju shkoj ndërmend që e unë do bashkohem me ju që të shkatërroni Kuvendin dhe unë të bëjë sehir, ju keni hallet partiake, unë Kushtetutën. Partitë politike nuk duhet të lejojnë që ambiciet individuale të shkatërrojnë Kuvendin, në Kuvend opozita nuk kanë vetëm të drejta, por edhe detyra, por edhe detyra për të mbrojtur Kushtetutën. Kulturës së pandëshkueshmërisë duhet t’i vijë fundi. Keni përdorur 2 fishin e kohës krahasuar me mazhorancën, nuk jam këtu që t’i lutem njeriu, votoni”, tha Nikolla, teksa socialistët, mes tyre dhe kryeministti Edi Rama çohen në këmbë dhe e duartrokasin.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla flet për kërkesën që ka ardhur për shkarkimin e saj. Ajo tha se kjo kërkesë e opozitës nuk ka fakte, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën. Gjatë kohës që ajo fliste, deputeti demokrat, Edmond Spaho vijonte t’i frynte bilbilit.
“Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, filllova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë. Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të çtensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit? Nuk kam shfaqur 2 fytyra, nuk kam ndjekur 2 politika, do jua them gjërat sy më sy, e keni tepruar me gjuhë në adresën time, unë nuk do ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, e tillë do të jem, zyra e kryetares së Kuvendit do të jetë e hapur për ju”, tha Nikolla.
Deputetja Etilda Gjonaj në emër të Partisë Socialiste ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Lindita Nikollës. Gjoanj tha se Nikolla ka zbatuar rregulloren dhe kushtetutën dhe u detyrua të mbyllte seancën e 26 janarit për shkak të kaosit që opozita krijoi në Kuvend. Nga ana tjetër, opozita nuk ka pranuar ta lexojë raportin e saj. Kreu i Grupit të PD-së, Enklejd Alibeaj tha se duhet të jenë të pranishëm në sallë edhe deputetët e përjashtuar sepse kanë të drejtë të votojnë për shkarkimin e Nikollës, pasi kjo e fundit ka thyer rregulloren.
"Raporti prej 221 faqesh u është shpërndarë deputeteve. Do ndalem vetëm tek konkluzionet. Kjo kërkesë nuk është e bazuar në aspektin substancial. Njësoj si PE ku vetë presidenti është përgjegjës të garantojë respektimin e rregullores duke tërhequr vëmendjen e çdo deputeti që prish rendi apo përdor gjuhë fyese ti heqë të drejtën e fjalës deri në përjashtim si edhe të mbyllë debatet. Praktika e ndjekur nga Nikolla është konform standardeve të vendeve të tjera demokratike. Nga provat e administruar rezulton se seanca e 26 janarit nuk mund të zhvillohej në kushte normale për shkak të rrethimit të foltores dhe situatës kaotike, deputetët duke penguar ministrat të prezantojnë projektligjet në shkelje të rregullores dhe duke cenuar zhvillimin e seancës. Kryetarja ka zbatuar me përpikmëri të gjitha përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore në drejtim të seancës plenare, ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës duke respektuar më se pari kolegët e opozitës dhe duke qëndruar mbi palët. Kryetarja i është përmbajtur etikës dhe komunikimit të mirë edhe kur provokimet dhe mungesa e etikës kanë qenë të padenja. Ka respektuar të gjitha parashikimet kushtetuese në seancën e 26 janarit duke moderuar debatin pa cenim dhe shkelje të etikës pavarësisht seancës së krijuar. Situata kaotike e krijuar me qëllim bllokimin e seancës e kanë çuar objektivisht kryetaren në vijimin e procedurën e votimit për të garantuar rendin e ditës. Mosprezantimi i projektligji do dilnin vendim bllokim të vendimmarrjes. Faktet dhe provat që dëshmuan për shkeljet e deputetëve të opozitës evidentojnë se kanë shkaktuar pengim të zhvillimit normal të seancës. Gjuha e ashpër e urrejtjes verbale e ka bërë të pamundur zhvillimin e një seance plenare. Kërkojmë nga kuvendi rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e kryetares", tha Gjonaj.
“Gjithë këtë procedurë e keni bërë me shkelje. Ne e caktuam relatorin tonë, ju e përjashtuat. Keni përjashtuar gjysmën e deputetëve të opozitës. Sapo bëtë shkelje tjetër. Rregullorja thotë duhet një raport. Kemi të drejtë që ta kemi atë këtu. Po ju kërkoj që të merrni masa, që çdo deputet të marrë pjesë”, tha Alibeaj.
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku nuk kurseu ironinë ndaj deputetit Edmond Spaho duke iu referuar rënies së bilbilit.
“Kam gjithë ditën që dua ta di, kanë ikur të gjithë na kafe. Oerdi bën sikur karikon telefonin. Unë kam një pyetje: Si i ndani detyrat tek partia juaj? Si i ndani? Isuf merre bilbilin se do të nderosh Tropojën. Si mund të rrish ta shohësh Mondin, më habit fare. Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira? Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën.”, tha Balluku duke shtuar më tej se “s’ka asnjë bilbil dhe sinjal që arrin të mbulojë dhe fshehë punët e qeverisë”, tha Ballukur.
Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i drejtësisë, Ulsi Manja.
“Ishalla në 2 mars i merr dikush që ka mushkëritë më të forta”, tha ministri Ulsi Manja.
Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Kuvend.
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë ironi për faktin se Edmond Spaho deputet i Rithemelimit, ka mbi 4 orë që i bie bilbilit. Teksa e ka përgëzuar duke i thënë se është më rekord 'Guniess', Braçe i qau hallin duke i kujtuar se asnjë nga kolegët nu ki doli që t’i thoshte: ‘O Mondi po lëre se i bie unë një herë'.
‘4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryen bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord Guines,. Do i mbetet emri aty. Me fuqinë që ka Spaho do të vazhdojë që ti bjerë edhe 10 herë më shumë. Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjë nga ju. Po ben robi një sakrificë për kolegun që ka në krah. Po e merr i thotë O Mondi po lërë se i bie unë bilbilit për ti.’- tha Braçe.
Për faktin se i ra bilbilit pa pushim gjatë gjithë seancës dhe shkaktoi zhurmë, deputeti demokrat Edmond Spaho u përjashtua sot nga seanca plenare për mos respektimi të qetësisë në seancë plenare.
Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho pasi është përjashtuar nga seanca ka vijuar me shkuljen e mikrofonave dhe i ka fryrë bilbilit.
Opozita ka vijuar me rënie bilbilësh prej 3 orësh ndërsa Jorida Tabaku ngre disa pyetje për ministren e Financave Delina Ibrahimajt rreth kontratës koncesionare të pullave fiskale dhe ngre pyetjen nëse korrupsioni është blu apo mavi.
Nga seanca plenare, Tabaku i tha se duhet t’i vijë turp pasi tallet me seancat plenare.
“Kërkoj që të vëmë rregull në këtë seancë se kështu nuk flasim dot. Kisha disa pyetje shumë të rëndësishme për ministren e Financave por besoj se janë dytësore përtej thelbit që duam të diskutojmë për të cilën kemi kërkuar interpelancën. Zonja ministre, pse kontrata koncesionare e pullave fiskale e cila konsiderohej korruptive deri pak vite më parë, tani po vazhdon? Po i përmbledh këtu se do e mbyllni ministren.
Pse kur ishit para 2013 e akuzonit si kontratë korruptive? Pse shtyhet me 2 vite kontrata e koncesionit të pullave fiskale? Korrupsioni është blu apo mavi? Sot përvec këtyre temave duhet të japësh përgjigje dhe për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Nëse ka një person që tallet me seancat plenare dhe duhet t’i vijë turp, ky jeni ju. Shpresoj që në këtë moment të tërheqësh edhe ofendimet që bëre për deputetë të opozitës kur nisi kjo seancë”, tha Tabaku.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta i japin të drejtë rreth ¼ të deputetëve që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor dhe ky është një detyrim që duhet zbatuar.
Ajo u shpreh se mazhoranca përdor justifikimin se po harton një pr.ligj të ri për komisionet. Sipas saj ligji për komisionet hetimore është ende në fuqi dhe si i tillë duhet zbatuar.
“Kryeministri e ka detyrim ti japë llogari Parlamentit sepse jemi republikë parlamentare. Rregullorja e thotë mjaft qartë që është detyrim i Kryeministrit të japë llogari për një çështje skandaloze. Unë kam firmosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e agjentit të FBI. Në nenin 25 të rregullores thuhet se Kuvendi ka të drejtë me kërkesën e ¼ së anëtarëve dhe është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, tha Xhixho.
Sipas saj “Kushtetuta në nenin 77/2 Kuvendi ka të drejtë me kërkesë të ¼ së anëtarëve të tij dhe është i detyruar të caktojë një komisioni hetimi për një çështje që ai e gjykon. Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe kërkoni pastaj standarde etike. Kam ardhur tu shërbej qytetarëve dhe të jem zëri i tyre, por me pseudojustifike për të ngritur komision hetimore, me pseudodrafte ligjore që ju po synoni të përmirësoni ligjin e komisionit hetimor, ju mund ta bëni ligjin, por ky ligj është në fuqi. Për sa kohë ligji është në fuqi keni detyrimin për të ngritur komisionin hetimor që kërkojnë shqiptarët. Është e papranueshme që një kryeministër dhe një maxhorancë të përjashtojë deputetët. Kush është arsyeja? Sepse nuk doni të jepni llogari. Në qoftë se nuk njeh Parlamentin të japë dorëheqjen dhe të iki e të përgjigjet para drejtësisë”.
Përjashtohet nga seanca plenare Edmond Spaho për shkak të mos respektimit të qetësisë në seancë plenare.
Spaho gjatë gjithë seancës plenare i ka fryrë bilbillit, ndërkohë edhe Elda Hotit i tërhiqet vëmendja.
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe në Kuvend. Braçe u ankua se nënkryetarja nuk i dha fjalën në Kuvend.
Braçe: Nuk e dua më fjalën!
Felaj: Po doni merreni po të doni jo!
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj opozitës duke thënë se do e marrin përgjigjen në zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk e kuptoj si vazhdon merret fjala për procedurë për të njëjtën çështje vazhdimisht dhe pa pushim. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku hajduti të quan hajdut, ku vrasësi ngrihet e të quan kriminal, ku imorali ngrihet e gjykon moralin kolektiv, ku ai dhe ata që janë jashtë e s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi nga dosjet, blloqet, mielli, boja, zhvatja, ngrihen këtu e pretendojnë të na bëjnë gjyq. Populli ua ka bërë gjyqin atyre. Sa herë kanë dalë e kanë vënë fytyrën e tyre, e kanë marrë përgjigjen. Ata që janë këtu apo ata që ulërijnë në majë të kalit jashtë do e marrin përgjigjen më 14 maj se nuk e mundin dot. Kanë vetëm bilbila”, tha Spiropali.
Deputeti Oerd Bylykbashi e konsideroi si nul mbledhjen e Byrosë paraditen e sotme që konfirmoi përjashtimin për Berishën, Nokën, Këlliçin dhe Palokën. Bylykbashi tha se kolegët e tij duhet të jenë në seancë.
“Keni shkelur brutalisht procedurën. Mziu tha këtu se nuk ka pasur kuorum byroja. Pra, mbledhja ka qenë nul. Deputetët e përjashtuar pra duhet të ishin sallë. Kolegët e mi duhet të ishin në sallë. Edi Rama ju ka dhënë urdhër të zvogëloni numrin e deputetëve. Por kjo nuk ka për të ndodhur, nuk ka për të pasur seancë”, tha ai duke iu drejtuar Ermonela Felajt.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e drejtueses së seancës .
Anëtarë të Byrosë janë: Gjekmarkaj, Denaj, Blendi Klosi, Dashnor sula, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Bushka, Nikolla, Balla dhe Xhelal Mziu. Kuorumi ka qenë i plotë. Z. Mziu ka qenë në mbledhje dhe ka folur për të mbajtur qëndrimin e tij”, tha ajo.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kritikuar opozitën se nuk ndjekin rrugën e duhur për të kërkuar llogari. Sipas tij deputetët bëhen mish për top me një person (Berishën) i cili ka qëllim vetëm të fshehë mëkatet e tij dhe të familjes së tij.
"Është nder dhe kënaqësi të punojmë me këto zonja të nderuara në qeveri. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në favor të Shqipërisë dhe interesave të vendit, kemi gjithë durim që prej 3-4 orësh durojmë baltën dhe llumin ndaj qeverisë, por fakti që kemi durim, nuk do të thotë se keni të drejtë në atë që thoni, por ne nuk ua zgjidhim dot hallet.
Ju keni interesin e Berishës që ju thërret si dele, dhe ata jashtë që i thërret si mish për top. Zgjidhni hallet tuaja më 3 mars, dhe pastaj ejani dhe merruni me ne”, tha ai.
Ju vazhdoni bjerini bilbilit bashkë me ata jashtë që thërret për mish për top për hallet e veta dhe të familjes s vet. Merrini gjërat me radhë, rregulloni punën tuja pastaj hajdeni merruni me ne dhe me Ramën. Mos harroni që Rama është kryeministër i zgjedhur."- tha ministri Manja.
Sot në rend dite është parashikuar edhe votimi i kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Seanca është drejtuar nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla është ulur krah deputetëve socialistë.
Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
Deputetja Klotilda Bushka ka reaguar ashpër ndaj opozitës që ka bllokuar foltoren në Kuvend dhe nuk ndal rënien e bilbilëve.
“Pavarësisht kaosit dhe rrëmujës kemi detyrim të shqyrtojmë çdo çështje për qytetarët. Ne nuk tutemi, ju që jeni atje në foltore e flisni në emër të qytetarëve mund t’i diskutoni të gjitha çështjet për qytetarët në komisione. Ju nuk vini në komisione se e keni të paramenduar të gjithë këtë skenar. Ky ishte pretendimi juaj, që s’po ju respektohen të drejtat sipas procedurës. Ja po ju respektohen të drejtat. Për çfarë vazhdoni akoma ju? Ju vazhdoni se doni të largoni vëmendjen nga 21 janari që vlon nga hetimet e drejtësisë, nga Gërdeci e të gjitha çështjet që ju kanë përçare më shumë. Jeni ju ata që sot keni ardhur këtu për interes të një personi të vetëm dhe morët përsipër ta bënit zhurmët këtu edhe pse kolegët tuaj morën masë përjashtimi. Nëse nuk i thërrisni mendjes, mos kujtoni se nuk do e bëjmë punën tonë. Nuk e kemi fare problem të miratojmë ligje. Fryni bilbilave, bërtisni. Po ju them skenarët tuaja si cdo herë do ju lënë në baltë”, tha Bushka.
Në mungesë të deputetëve të përjashtuar për shkak të thyerjes së rregullore, sot zhurmën në Kuvend u përpoq që ta bënte Edmond Spaho.
Ndërkohë që i binte bilbilit gjatë gjithë kohës që flisnin deputetët e mazhorancës, deputeti i Rithemelimit nuk është mjaftuar me kaq, por ka shkulur edhe mikrofonin e foltores në Kuvend.
‘Merre me vete këtu kemi 140 të tjerë!’- i tha nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila drejtoi sot seancën.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë seancës plenare i ka drejtuar pyetje ministres së Financave dhe Ekonomisë sa i takon lidhjes së bashkëshortit të saj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të dikasterit të saj, Arlind Gjokutaj.
“Një pyetje për zonjën ministre, cila është lidhja e bashkëshortit tuaj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, dhe dorëheqja juaj a u pranua kur ndodhi ky fakt?”, pyeti Kryemadhi.
Ibrahimaj nga ana tjetër nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje duke argumentuar se do të priste vendimin e drejtësisë dhe duke e cilësuar pyetjen jashtë rendit të ditës.
“Kjo është një pyetje totalisht jashtë rendit të ditës. Unë jam shprehur disa herë për çështjen kur them që ne nuk marrin përsipër të bëhemi as hetues e as gjyqtar e prokurorë, për çështje që janë në hetim. Nuk marr përsipër të zgjidh asnjë nga hallet tuaja pasi të shprehet gjykata e prokuroria atëherë do shprehemi dhe ne për këtë çështje”, tha Ibrahimaj.
Teksa mori fjalën në seancë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje deputetit Spahi që të mos e nxjerr nga xhepi një flakadan që e ka marrë me vete në seancë.
“Mos e nxirr nga xhepi flakadanin z. Spaho”, tha Balla.
Siç duket deputeti i ‘Rithemelimit’ përveç bilbilit ka marrë me vete edhe një flakada, duke u pajisur mirë.
Deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka kundërshtuar vendimin e kuvendit për të zhvilluar mocionin me debat për McGonigal më datë 2 mars. Po ashtu Tabaku është shprehur edhe e shqetësuar nga zhurma që është krijuar në Kuvend.
‘Kjo ambulance është e bezdisshme. Keni vendosur një ambulancë qendrore. Sapo bëtë një propozim për datën 2 mars. Duhet të ishte e menjëhershme. Po shkelni rëndë rregulloren e Kuvendit. Na lejoni të diskutojmë sot për çështjen që kemi diskutuar. Na lejoni të debatojmë për çështjet që kemi bërë kërkesa. Nuk mundet seanca që të veprojë në përputhje me rregulloren. Grupojini në një seancë dhe duhet bërë menjëherë. Jemi të interesuar që të diskutojmë edhe për kërkesën për përjashtimin e kryetares së Kuvendit për përjashtimet që u ka bërë deputetëve. Sot është data 16 shkurt dhe nëse dikush do kishte dëshirë për të bërë një lloj konsensusi.’- u shpreh Tabaku.
Mocioni me debat për ‘McGonigal’, interpelanca dhe përgjigja e pyetjeve do të zhvillohet më 2 mars. Mazhoranca voto ndryshimin e rendit të ditës dhe vendosi që koha do të jetë pa limit.
Deputeti Tomor Alizoti me tona të larta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është një lider frikacak. Sipas Alizotit, ai duhet që të vijë në seancën plenare dhe t’u përgjigjet kërkesave të opozitës.
‘Ky vend ka pasur lidera apo prijëse. Nuk ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa. Që të jesh lider duhet të kesh këllqe. Kriza në Shqipëri është se kryetari i qeverisë nuk ka guxim që të vijë në Kuvend. Ka një krizë matanë oqeanit ku flitet për atë. Lani duart dhe lani menderen. Shqipëria është në krizë. Nuk bëhet shteti me servile. Ai nuk shpëton nga kjo krizë. Merrni 5 minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër.’- u shpreh Alizoti.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, debatoi ashpër me drejtuesen e seancës parlamentare Ermonela Felaj. Kryemadhi tha se me këtë situatë të krijuar në parlament s’i ka mbetur gjë tjetër deputetëve vetëm të marrin karriget për t’ua thyer në kokë njëri-tjetrit.
“Na ka mbetur vetëm t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit. Këtu po na detyroni të shkojmë. Funksionimi i Kuvendit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj. Po shkel procedurat. Edhe administrata që menaxhon seancat. Kjo që bën ti mund të të bëjë më të përdorur nga Edi Rama dhe jo më të zgjuar. Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne por me Amerikën nuk e mbyll dot. Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej. Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj”, tha Kryemadhi.
Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali tha se e gjithë kjo zhurmë që bën opozita në Kuvend është frika e Berishës edhe nga hetimet për 21 janarin.
“Nuk po lejoni zhvillimin e një mocu9oni me debat për këtë temë për t’i dhënë një herë e mirë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj. Ju jeni kthyer në ndihmës të ‘Non grata-s’. Jeni kthyer në qiririn e një njeriu që kurrë s’ka më shans të rikthehet në piramidën drejtuese të vendit. Nuk është rastësi duke pasur parasysh që sot familjarë të viktimave 21 janarit kanë depozituar provë të re. Me atë ka lidhje kjo sjellje juaj. Revolucioni i bilbilave që e udhëheq Edmond Spaho”, tha Spiropali.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, tha se kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet kërkesës së opozitës dhe të shkojë në seancë dhe të japë llogari për lidhjen me McGonigal.
‘Gjatë gjithë kohës keni lozur dhe është lozur pis me opozitën. Gjithë kjo shfaqje që vjen sot është se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që të dëgjojnë atë që e heq veten si kryeministër i Shqipërisë. Duhet të vij kryeministri i Shqipërisë të japë shpjegime për çështjen e McGonigal. Tu tregojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur. Të vij të bëjë kryeministrin. Kjo procedurë nuk është ndjekur. Sa herë që opozita kërkonë përjashtimin e Edi Ramës nuk zbatohet rregullorja e Kuvendit.’- tha Korreshi.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është kapur mat teksa ka vënë në youtube zhurma bilbili dhe ka fshehur telefonin. Në kuvend aktualisht janë duke u zhvilluar debate dhe deputetët e opozitës po i fryjnë bilbilit në shenjë revolte, por Vasili ka gjetur një zgjidhje pak më të "zgjuar".
Seanca plenare është pezulluar për 10 minuta dhe shkak për këtë është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, të cilët u kanë rënë bilbilave.
Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se me këtë skenar, Berisha po kërkon që të destabilizojë Shqipërinë. Sipas tij, kërkesa e opozitës për mocion me debat për dosjen McGonigal është miratuar por ata nuk kanë asnjë interes për këtë çështje.
“Bindja e parë prej ditës së parë që jemi bërë shumicë në këtë kuvend, është që kurrë ndonjëherë t’i bëjmë opozitës ato që ne kemi vuajtur me ju. Ky është një urdhër. Ju vetëm zbatoni urdhërin nga një zotëri që ka marrë përsipër të bëjë rolin e flamurit se ka një marrëveshje për zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Prandaj kuvendi me vendimin e datës 23 janar ka ngritur një komision për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. I kërkoj grupeve parlamentare që të depozitojë emrat për anëtarë të këtij komisioni. Sa i përket mocionit për debat, kërkesa është miratuar po ju nuk kemi asnjë interes sepse e vërteta është që kontratat e oligarkut rus ia keni dhënë ju bashkë me Saliun tuaj. Lidhur me propozimin e zonjës Açka, e përgëzoj vizitën më të fundit të komisionit të integrimit evropian në Kosovë në kuadër të një shkëmbimi mes dy kuvendeve tona. Me 27 nëntor të vitit të kaluar, në një rast historik, kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës ka zhvilluar për herë të parë seancën e tyre të përbashkët dhe me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dua të mbështes proceset e rëndësishme që është angazhuar Kosova. Por sa herë Kosova ka pasur një moment të vështirë, aty gjendet Sali Berisha për të tërhequr vëmendje nga Kosova. Kur Kosova bëhej gati për luftë, Sali Berisha ishte në sheshe dhe protesta. Kur në ’98 ishte në luftë, Sali Berisha i vinte zjarrin kryeministrisë së vendit. Kur Kosova shkonte në Rambuje, Berisha bllokonte sheshet e Tiranës. Kur Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, Berisha bllokon kuvendin e Shqipërisë. Është skenar i Berishës, antikombëtar përpjekjet për të bllokuar Kuvendin janë përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë në këto kushte në të cilat ndodhet Ballkani. Por ta harroni!”, tha Balla.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të arsyetojnë duke u kërkuar të sjellin seancën në binarë. Sipas saj, kryeministri duhet të japë llogari dhe transparencë në mënyrë që parlamenti ti kthehet normalitetit dhe t'i përmbahet rendit të ditës.
"Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht, të vijë të bëjë transparencë, të tregojë çfarë ka ndodhur në akuzën e skandalit të McGonigal. Kemi 3 javë nuk flasim për buxhetin. Njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët. Duam të flasim për transparencë, për përjashtimin e kryetares së kuvendit se është kërkesë e opozitës.
Kjo sjellje e juaja nuk ju bën as ju as qytetarëve dobi. Ju s'po i jepni zgjidhje as ne. Ta sjellim seancën në binarë. Unë besoj që jemi këtu për të folur për qytetarët kështu që na lejoni."- tha Tabaku.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend folu me tone të ashpra. Sula u shpreh se i vjen keq që është pjesë e këtij kuvendi e që kjo rrëmujë e ky tension më së shumti i leverdis vetë kryeministrit Edi Rama. Sipas Sulës në Kuvend ka kohë që nuk flitet për hallet e qytetarëve.
‘Mos më ndërprit! Nuk hy në konflikt! Thuaj Ballës të mos flasë. Po ju them se s’duhet kthyer parlamenti në shinat normale të funksionimit të tij. Dyshoj se kjo është një situatë e stisur e interesuar për të dyja palët. Ne kërkuam interpelancë dhe ishte shumë e thjeshtë që të vinte kryeministri. S’ka zë të flasë kryeministri, pasi i intereson që të rrisë tensionin. I intereson që të rrisë tensionin për të larguar vëmendjen nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të. Opozita mos të bëjë më veprime të tilla. Opozita duke e joshur ju duke hedhur grepa të tilla. Kemi qysh në dhjetor që ne nuk flasim për hallet dhe problemet e qytetarëve. Duhet të dalim të diskutojmë dhe të debatojmë e të flasim për pika të rëndit të ditës. Nuk shkon kështu.’- u shpreh Sula.
E ashpër ishte në seancë plenare deputetja e PD, Flutura Açka, e cila tha se me këtë sjellje Kuvendi po bëhet fashist.
“Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendtë e Kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar në PS, mes zhurmës së deputetëve të opozitës të cilët nuk pushonin duke u rënë bilbilave, tha se kjo situatë do të jetë në Kuvend, derisa kohë familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzojnë në SPAK për vrasje Sali Berishën.
‘Propozimi ynë është 12 orë për mocion me debat. Besojmë se janë të mjaftueshme për zhvillimin e një mocioni me debat. Ne e dimë skenari është një skenar që ndodh çdo seancë. Ndërkohë që sot familjarët e personave të vrarë më 21 janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal, ne do të jemëi në këtë situatë në Kuvend. Ndërkohë që familjet 21 janarit akuzojnë Sali Berishën për vrasje në bashkëpunim kjo situatë do të ndodhë. Merrni dhe lexoni një nen të rregullores se cili është shkelur. Po mbroni një deputet që vinte në seancë i pijshëm me një bilbil në gojë! Jemi dënuar edhe ne në at kohë. Kryetare kalojmë në pikën e parë të rendit të ditës.’- u shpreh Balla.
Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po godet rëndë parlamentarizmin me sjelljen që po bën.
“Ky parlament është kthyer në varrëmihësin e parlamentarizmit. Shumica po abuzon të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Unë nuk pres që kjo qeveri të respektojë të drejtat e shqiptare por ky parlament e ka këtë detyre. Kemi kërkuar komision hetimor, ndërsa jo thoni që ligji është pezulluar nga Byroja. Absolutisht kjo nuk mund të ndodhë. Kryeministri nuk vjen këtu se ka hall se po foli i regjistrohet se çfarë thotë”, tha Bylykbashi.
Deputeti i ‘Rithemelimit’ të Berishës, Edmond Spaho, nga seanca plenare ka kërkuar që Kryeministri Rama të jetë prezent në seancë dhe t’u përgjigjet pyetjeve, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca kërkon që të acarojë situatën, opozita do t’i përgjigjet në proporcion.
“Jeni narko-shteti i parë me votë ky kryeministri blen zyrtarë të huaj dhe i përdor për axhendën e tij politike. Pse habiteni ju?! Jeni sjellë në kundërshtim me rregulloren duke përjashtuar 19 deputetë, vetëm ju e keni bërë, do të hyni në librin Guinness, me paturpësi. etëm se opozita kërkon të flasë dhe denoncojë këtë regjim. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal dhe opozita bazuar në misioni e saj për të kontrolluar qeverinë, kemi kërkuar një seancë me kryeministrin. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë? Apo është paralajmëruar të mos flasë sepse çdo gjë që mund të thotë mund t’i përdoren në gjyqet në SHBA. Kemi kërkuar edhe mocion pa afat kohe. Pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat pa kohë, s’do ketë asnjë seancë tjetër këtu. Doni ta acaroni situatën dhe ta çoni në përplasje? Ne do sillemi në proporcion me ju”, tha ai.
Deputetët e Rithemelimit sërish kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë filluar që tu bien bilbilave. Me një skenar tashmë të ngjashëm si edhe në seancat e mëparshme, deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar foltoren.
Nusret Avdulla, deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, emri i të cilit nuk është i dëgjuar në seanca plenare, sot është bërë protagonist! Kjo jo për debatet politike, por për shkak se karrigia në të cilën ishte ulur u thye! Report tv ka siguruar një foto ku shihet karrigia i thyer ndërkohë që shërbimet e Kuvendit i shkuar për asistencë, për ta ndihmuar dhe për t’i ndërruar karrigen.
Në seancë plenare deputetë të opozitës kanë ardhur me bilbila për të përsëritur atë që ndodhi në seancën e kaluar nga deputeti Flamur Noka.
Deputeti i Rithemelimit të PD-së Edmond Spaho u shpreh se ato nuk tërhiqen nga dy kërkesat për të diskutuar për McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.
‘Sot u vërtetua se kemi të bëjmë me një mazhorancë e cila sillet si bandite. Një mazhorancë mafioze. Pse ofenduat. Kryeministri ble zyrtarët huaj. Një mori gazetash nga më të mëdhatë në Evropë ka folur për këtë. Jeni sjlleë në kundërshtim m rregulloren e Kuvendit. S’ka parlament në botë që përjashton 19 deputetë! Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet kryeministri ynë dhe McGonugal. Ne kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin! Pse nuk zhvillohet seanca, pse nuk po vjen kryeministri. Po kështu kemi kërkuar dhe mocion me debat pa kohë. Ju nuk e vini ujin në zjarr dhe nuk pranoni të debatoni! Për këto dy kërkesa nuk do të ketë asnjë tolerim nga ne.;- tha Spaho.
Felaj: Bashkimi i interpelancave të shqyrtohet një herësh. Do të grupohen së bashku dhe do të shqyrtohen një herësh.
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga seancat plenare.
Byroja e Kuvendit u mblodh pasi deputetët e Rithemelimit dorëzuan kërkesën e tyre kur ankimohet vendimi i marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare si dhe përjashtimin e Këlliçit dhe Palokës me 5 ditë.
Vendimi i Byrosë së Kuvendit
Deputeti Belind Këlliçi thotë se ata duan që të zbatojnë ligjin dhe të marrin pjesë në seancë, kjo pasi sipas tij vendimi është antikushtetues. Këlliçi akuzoi Nikollën dhe Ramën, duke nënvizuar se sipas tij është çmenduri që nuk lejohen që të futen brenda në seancën plenare.
‘Aty siç e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetë a thua se ku po shkojmë a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel. Ne kemi bërë kërkesë kemi ankimuar vendimin e komisionit të etikës. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të tërheqin gjithë këto djem që i kanë vendosur tek dera me këtë zell të frikshëm për të mos lejuar deputetët të futen në seancë. Duhet të mblidhet byroja, pasi kemi çuar ankimim. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Kjo është çmenduri. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e kemi shkelur rregullin. U përjashtova për një mbajtëse telefoni. Po kapen zonjat me duar duke i shtyrë. Ku janë këto zonjat e PS-së. Ku janë këto që u shqetësuan.’- u shpreh Këlliçi.
Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Kuvendi, kanë debatuar me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend. Ato nuk janë lejuar që të futen në seancë.
"S'është legale kjo që po bëni. Po ju përdorin", mësohet t'i kenë thënë deputetët - Gardës.
12 deputetë janë përjashtuar nga seanca plenare për shkak se në seancën e kaluar ata kanë bllokuar foltoren e kanë shkaktuar kaos në Kuvend. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se kanë kërkuar ankimim për vendimin e Kuvendit për të përjashtuar nga seancat plenare Sali Berishën, Edi Palokën, Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin. Sipas tij, në momentin që pezullohet vendimi, mund të marrin pjesë në seanca.
“Siç mund të jeni informuar është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme me sanksione për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë vendimin dhe deputetët të kenë të drejta për të hyrë në seancë plenare. Mbi bazën e nenit 63 është e drejta e deputetëve për ankim në Byronë dhe derisa ta marrë në shqyrtim, vendimi është fare i qartë.
Ky vendim për sanksion pezullohet kështu që deputetët kanë të drejtë të hyjnë. Ka detyrën të zbatojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Edi Rama po e përdor Kuvendin duke cenuar të drejtat e përfaqësimit të të gjithë atyre që na kanë votuar. Çështja McGonigal është stuhi që e ka përfshirë më shumë kryeministrin dhe kërkojmë që kjo aferë e shëmtuar që ka turpëruar Shqipërinë të hetohet. Kryeministri ka nevojë të zbrazet salla ndaj ka marrë këto masa. Kjo është e papranueshme, ne kërkojmë që Byroja ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë.
Tregohet qartazi se kush është qëllimi që kanë këta, Edi Rama dhe të gjithë shumica parlamentare, pikërisht pengimi i opozitës duke nxjerrë sajesa që të përfaqësojnë shqiptarët në parlament”, tha Bylykbashi.
Deputetët e PD dhe protestuesit janë nisur drejt Kuvendit ku pritet të mbahet seanca plenare dhe njëkohësisht edhe protesta e thirrur nga Berisha. Në krye të protestuesve, qëndron Flamur Noka i përjashtuar me 10 ditë nga sëancat plenare. Po ashtu edhe Belind Këlliçi i cili është përjashtuar me 5 ditë. Të dy kanë deklaruar se do jenë të pranishëm në seancë pavarësisht masës disiplinore të marrë ndaj tyre.
Ndërsa Berisha pritet t'u bashkohet më vonë protestuesve.
Rama duhet te jape shpjegime,por veprimet idioteske te opozites po cojne uje ne mullirin e tij.Po vazhduat me keto antika,keni per t'u perjashtuar te gjithe dhe kur te vije dita e interpelances,vetem socialistet e ndonje deputet opozite i urte kane per te mbetur ne kuvend.
PërgjigjuJu te PD-se keni marre fund
PërgjigjuPupu keto te PD-se nuk dine ku kane koken
PërgjigjuNjerez te ulet
PërgjigjuJu te pd nuk jeni ne terezi asnjeri
PërgjigjuTurp ti vi,vetem njerez qe nuk jan me kto lloj sjelljesh qe bejn
PërgjigjuNjeri i paedukat,sikur esht ne pyll qe i bie bilbilit jo ne kuvend
PërgjigjuSa e degjeneruar eshte opozita.Vazhdojne me ceshtjen e fbi kur gjithcka eshte shpjeguar.
PërgjigjuO sa mir me ken shqiptare
PërgjigjuPubliku ose media, meqe SPAK e ka te zorshme hetimin kryesisht, le ta ndihe me nje kallzim ndaj krimeve te shperdorimit te detyres dhe marrjes se paligjshme te atributeve te organeve te tjera, per Felaj dhe kushdo ne emer te te cileve ajo deklaron se ka "pezulluar ligjin"!!!
PërgjigjuDmth tema e patronazhimit sot qenka "opozita ka frike", si kontrast ndaj refuzimit te Rames per mosllogaridhenie duke perodrur cdo menyre apo metode qe me cdo kusht te mbuloje veprimtarine e tij kriminale. Nga cduket, edhe ne gjoja seancen e 2 marsit, do jete pergatitur per sulm frontal ndaj opozites "frikacake".
PërgjigjuOpozite e degjeneruar! Nuk e kuptoj cfare doni akoma
PërgjigjuZotërinj te PD’së Rithemelimit! Vazelina është me e mirë për të lyer shpirtin,sepse për të tjerat se keni problem.
Përgjigjupatjeter qe kane frike.Opozite frikacake
Përgjigjupse ne pyll jeni qe i bini bilbilit.te paedukate
Përgjigjukur thot amerika qe nuk ka patur lidhje rama athere ne rregull rshte
Përgjigjuore deputeti i kujt eshte ky ?
Përgjigju