Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve, tha se kanë kaluar dy javë dhe se diskutimin për programin e qeverisë e konsiderojnë një pikë të ezauruar. Ai thotë se kërkesa e PD-së nuk respekton as në formë dhe as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të rregullores së Kuvendit.
“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve/ grupi deputetësh apo grupi parlamentar për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qënë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë. E lexova mocionin tuaj në të cilin ka 6 super çështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makro çështje. Mjafton dy çështjet e para që listoni të cilat përfaqësojnë dy super çështje të mëdha me shumë nën çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdon me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z.Kryetar jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar. Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar vetëm në një çështje. Nuk e thotë rregullorja që në seancnë më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës! Pritet edhe konstituimi i 5 nga 11 Komisionet Parlamentare
Xh.D/ReportTv.al