Foto nga Konferenca e Kryetarëve

Politikë

Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës! Konstituohen 5 nga 11 Komisionet Parlamentare

30 Shtator, 07:16| Përditesimi: 30 Shtator, 12:45

  • Share

TIRANË – Dy kërkesat e opozitës për mocion me debat për programin qeverisës dhe gjenocidin serb në Kosovë janë rrëzuar. Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që debati për programin të mbahej të enjten. Ai hodhi akuza ndaj maxhorancës, teksa tha se “bërtet” se opozita nuk do debat, kur është vetë ajo që po e pengon një gjë të tillë.

Tedi Blushi i PL-së e konsideroi mohimin e kërkesës si një tjetër përpjekje për t’i zhbërë opozitës të drejtën kushtetuese. Taulant Balla, drejtuesi i Grupit të PS-së, sqaroi se janë të gatshëm që të pranojnë çdo kërkesë të opozitës, kur të jenë në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ai argumentoi se opozita kishte kërkuar seancë për disa çështje, përveç diskutimit të programit qeverisës.

“Maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo kërkesë nga opozita bazuar në mekanizma parlamentare që i njihen Kuvendit, deputeti apo grupi deputetësh, qoftë në seancë pyetje, interpelancë, mocion me debat apo votëbëesimi por duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.”, u shpreh Balla.

Pyetjes se përse e rrëzuan kërkesën për gjenocidin serb në Kosovë, Balla tha se Kuvendi ka miratuar ndër vite shumë rezoluta që dënojnë masakrat e serbëve. Për mundësinë e një resolute për gjyqin e padrejtë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai tha se Kuvendi i Shqipërisë ka për detyrim që ta bëjë kur së pari të jetë shprehur ai i Kosovës.

Ndërkohë, sot është bërë edhe konstituimi i 5 nga 11 komisionet parlamentare pas miratimit të përbërjes së tyre javën e kaluar nga maxhoranca dhe opozita. Në orën 10:00, u bë konstituimi i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në 10:30, konstituimi i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Ky Komision miratoi dhe kalendarin 3 javor të punimeve për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025 si dhe të raportimeve vjetore të disa organeve kushtetuese, atyre të ngritura me ligj si dhe institucionet e varësisë për veprimtarinë e tyre për vitin 2024. Në orën 11:00 u krye konstituimi i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural dhe ai për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Në orën 12:30 u mblodh Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

seancën e 24 shtatorit, opozita dërgoi emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend, dhe bashkoi votat me maxhorancën për miratimin e tyre. Ngërçi u krijua pasi opozita kundërshtonte ndarjen 7 (për maxhorancën) dhe 4 (për opozitën) të komisioneve.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme (PS)
Anëtarët e PS                                               
Igli Hasani                    (Kryetar)                  
Bora Muzhaqi             (Nënkryetar)             
Marjana Koçeku          (Sekretare)               
Sara Mila                                                       
Ervin Hoxha                                                   
Romina Kuko
Taulant Balla
Klodiana Spahiu
Anëtarët e PD
Albana Vokshi (nënkryetare) 
Tritan Shehu
Tomor Alizoti 
Edmond Haxhinasto
Vangjel Dule
Zëvendësues
Iris Luarasi                                                     
Skënder Pashaj                                             
Vasil Llajo 
Mesila Doda
Igli Cara
Brunilda Haxhiu
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike (PS)
Anëtarët e PS                                            
Ulsi Manja                        (Kryetar)             
Damian Gjiknuri               (Nënkryetar)       
Aurora Mara                     (Sekretare)         
Ermal Pacaj                                                 
Olsi Komici                                                  
Zegjine Caushi
Erjona Ismaili
Aulona Bylykbashi
Anëtarët e PD
Oerb Bylykbashi (Nënkryetar)
Gent Strazimiri 
Saimir Korreshi
Arjan Ndoja
Tedi Blushi
Zëvendësues
Bledi Como                                                
Xhenis Cela                                                
Erjo Mile
Greta Bardeli
Gjin Gjoni
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (PS)
Anëtarët e PS                                                 
Blendi Klosi                         (Kryetar)             
Fadil Nasufi                          (Nënkryetar)       
Saimir Hasalla                      (Sekretar)           
Agron Gaxho                                                   
Genti Lakollari                                                  
Tërmet Peçi
Ornaldo Rakipi
Anëtarët e PD
Xhelal Mziu (Nënkryetar)
Ramadan Likaj
Flamur Hoxha
Bledion Nallbati
Artan Luku
Zëvendësues
Ana Nako                                                      
Kiduina Zaka                                                 
Ilirian Pendavinji
Igli Cara
Saimir Korreshi 
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale   (PD)
Anëtarët e PS                                                      
Eduard Shalsi (Nënkryetar)             
Enriketa Jaho (Sekretare)               Zija Ismaili
Vasil Llajo                                                             
Brunilda Mersini                                                   
Ani Dyrmishi                                                         
Asfloral Haxhiu
Hysen Buzali
Anëtarët e PD
Bardh Spahia (Kryetar)
Manjola Luku
Mesila Doda
Erisa Xhixho
Zëvendësues
Olta Xhaçka                                                        
Ilir Pendavinji                                                      
Loer Kume
Klodiana Spahiu
Tritan Shehu
Klit Hoti
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (PS)
Anëtarët e PS                                                        
Anila Denaj (Kryetare)              
Ceno Klosi (Nënkryetar)          
Ilva Gjuzi (Sekretare)             
Klevis Jahaj                                                           
Ornaldo Rakipi
Vullnet Sinaj
Besa Spaho
Anëtarët e PD
Blendi Himçi (Nënkryetar)
Klit Hoti
Fidel Kreka
Klodiana Çapja
Zëvendësues
Bora Muzhaqi                                                              
Hatixhe Konomi                                                            
Antoneta Dhima
Belind Këlliçi
Artan Luku

Ora 12:20
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend ‘memec’, kanë frikë nga debati! Rrëzuan kërkesën kundër gjenocidit serb me pretendime absurde

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për frikë nga debati në Kuvend për të diskutuar programin e qeverisjes së PS-së.

Ai ka treguar se Rama kërkon një Kuvend ‘memec’ dhe kjo është arsyeja e rrëzimit të kësaj kërkese sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ndër të tjera Bardhi tha se kërkesa e opozitës për miratimin e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb të bërë në Kosovë, u rrëzua me pretendimet se ky akt duhet të ishte ndërmarrë që në vitin 1999.

“Në seancën e datës 18 shtator, ku programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave kaloi në votim pa debat. Sot u rrëzua edhe alibia e trashë që opozita nuk dëshironte debat, se prishi seancë, vota e sotme në konferencë e kur dëshmuan qartë se kush janë ata që i ikin debatit parlamentar e kush e do Kuvendin të jetë memec.

është e paimagjinueshme për çdo parlament në vend demokratik, që qeveria ti ikë debatit për prioritetet e qeverisë. Nuk kanë as prioritet as program. Mohimin i te drejtës për debat, tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë ng Republikë Parlamentare në ministrore. Do të një kuvend pa gojë e apa mendje siç ka përbërjen e grupit të vet parlamentar.

Dua të siguroj qytetarët shpatarë se grupi parlamentar i PD do të shfrytëzojë çdo mekanizëm për të realizuar debatin e munguar dhe të mohuar sa i takon prioriteteve të programit qeverisës që më shumë ka gafa, por gjithashtu dhe për integritetin e anëtareve të kabinetit qeveritar.

Sot u refuzua dhe votimi i rrëzimit të gjenocidit serb të kryer në Kosovë me qëndrime dhe pretendime absurde që duhet te ishte bërë në vitin 1999. E vërteta është që kuvendi i Kosovës ka miratuar në 17 aj 2019 një rezolutë për dënimin e gjenocid serb të kryer në Kosovë”, tha Bardhi.

Ora 11:31
Raportimi i institucioneve në dy Komisione? Balla: I kemi dhënë Kuvendit ‘dy sy’! Të rishohim nenin 102 dhe 103 për mënyrën e raportimit

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet edhe për debatin lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura në dy Komisione, atë të ligjeve dhe për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale. Balla tha se i kanë dhënë Kuvendit "dy sy", ndërsa shtoi se i ka kërkuar dje opozitës gjatë Konferencës së Kryetarëve, që të rishohin mënyrën e raportimit për nenet 102 dhe 103. 

"Sa i përket ndarjes së punës në 11 komisione, kemi ngritur për herë të parë edhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale. Dua t'i ftoj të gjithë qytetarët dhe t'u them se Kuvendi ka më në fund një mundësi, institucion të caktuar, çështje apo peticion. Tani ka një derë ku çdo nismë qytetare, ka adresë, ku çdo iniciativë do të ndiqet me kujdes. Por i ka dhënë këtë komisioni dhe detyrën për të monitoruar edhe rezolutat. Përmes këtij komisioni deputetët dhe kuvendi të mbahen të informuar, si po ndiqen porositë e atyre që ka dhënë kuvendi për atë çështje. Këtë komision e kanë të gjitha parlamentet që unë njoh, PE, Bundestagu, por i referohem në formë të përngjashme edhe Kongresit amerikan. Më në fund kemi një komision që rezolutat e kuvendit të mos jenë copë letre, por që të na garantojë ndjekjen e këtyre detyrave. Mund të them që historia e raportimeve në Kuvend lë shumë për të dëshiruar, ose ka lënë dhe uroj që kjo legjislaturë të fillojë me qasje të re. Në fazën që jemi, duhet të jemi vetëkritik dhe të nisim një qasje të re. S’po them se Komisioni i ligjeve s'e ka bërë detyrën.  Por është më mirë, si sheh njeriu me një sy apo me dy. Ne i kemi vënë Kuvendit dy sy për t’i pasur përballë këto 30 institucione e për t'u thënë se ke bërë këtë dhe ke harruar pa bërë këtë. Ftesa ime për opozitën në konferencë të Kryetarëve dje ka qenë që të mendojmë një qasje të re. Një nga kryetarët e grupeve të opozitës ka qenë pozitiv për propozimin, për të riparë mënyrën e raportimit. Neni 102 dhe 103 duhen riparë për ta bërë raportimin më të plotë, dhe për t’iu ikur seancave qesharake.", tha Balla. 

Ora 11:14
Rezolutë për Hagën? Balla: Pas Parlamentit të Kosovës, ne na takon me 'ligj e kanun' të bëjmë të njëjtën gjë 

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj edhe pyetjes se përse e rrëzuan kërkesën për mocion për debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë. Balla theksoi se Kuvendi ndër vite ka miratuar rezoluta duke dënuar atë që serbët kanë bërë në shtetin tjetër shqiptar dhe se nuk priti kaq shumë vite që të dilte një deputet dhe të bënte një kërkesë të tillë. Ai sqaroi se nuk e ka konsideruar lajthitje kërkesën e deputetit, por faktin që një gjë e tillë bëhet pas kaq shumë kohësh. 

“Ne i mbështesim liderët e UÇK. Kjo nuk ka asnjë dyshim dhe është e qartë që ka një forcë politike, Edi Rama ka qenë mëse i qartë për këtë gjë dhe një memecëri në drejtimin e opozitës që nuk flet për këtë çështje. Këtu para jush në 4 vjeçarin e shkuar s'di sa herë kam folur për këtë çështje. Kërkesë që ka ardhur nga një deputet i caktuar në mënyrë të përsëritur. Kush është argumenti? Shqipëria, qeveria dhe parlamenti i saj, i ka dënuar të gjitha krimet të ndodhura në Kosovë nga regjimi i Millosheviç që nga viti 1991. Dhe nuk ka pritur 26 vjet për t'u shprehur për një çështje por e ka bërë menjëherë. Do tu vë në vijim në dispozicion të publikut të gjitha deklaratat dhe rezolutat. Vetëm në ’99, janë 4 rezoluta deklarata, që i referohen akteve gjenocidale që ndodhnin në janar-prill 1999 në Kosovë. Pra Kuvendi është mbledhur menjëherë sapo është informuar në atë kohë. Gjenocidi është dënuar gjithmonë. Kjo është përpjekje që s’ka të bëjë me realitetin. Nuk e kam cilësuar lajthitje këtë kërkesë, kam thënë që këto gjëra duhen bërë së bashku dhe Kuvendi i ka bërë. Nëse një deputet kujtohet pas 26 vitesh të ribëjë diçka që është bërë, kjo është lajthitje.", tha Balla.

Sa i përket kërkesës së Rama për një rezolutë lidhur me gjyqin e padrejtë që po bëhet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Balla tha se kryeministri ka qenë i qartë që sapo Parlamenti i Kosovës ta bëjë një gjë të tillë, edhe ai i Shqipërisë do të ndjekë të njëjtin hap. 

"Rama ka thënë që sapo parlamenti i Kosovës të bëjë detyrën që i takon, që të miratojë një rezolutë ku të shprehet qartë se liria e Kosovës sot e ka një emër, është meritë e popullit, UÇK-së, rezistencës së Ibrahim Rugovës, SHBA dhe aleatëve të tjerë të NATO-s dhe e prapranueshme që mbi luftën për liri të popullit të Kosovës të hidhet baltë nga disa dëshmitarë, që janë më shumë se qesharakë, bufonori moderne do ta quaja, dhe sapo parlamenti i Kosovës, sepse mbi bazën e një vendim të atij parlamenti është ngritur gjykata, ne na takon me ligj e kanun të miratonim të dytët një rezolutë të tillë. Është diçka që i qëndron kohës dhe duhet ta bëjmë.", shtoi Balla. 
 

Ora 11:13
Rrëzuan kërkesën për mocion me debat për programin qeverisës, Balla: Të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës në përputhje me rregulloren

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat, se janë të gatshëm që të pranojnë çdo kërkesë për mocion me debat nga opozita nëse bëhen në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ai tha se opozita kërkoi mocion për procesin qeverisës të 12 viteve, për programin e 4 viteve të ardhshme dhe për 4 çështje të tjera.

“Maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo kërkesë nga opozita bazuar në mekanizma parlamentare që i njihen Kuvendit, deputeti apo grupi deputetësh, qoftë në seancë pyetje, interpelancë, mocion me debat apo votëbëesimi por duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Jemi gjendur para një  kërkese që kishte 6 grup çështjesh. Kërkoi mocion debat për programin qeverisës të 12 viteve të fundit, të programit të periudhës në vijim dhe 4 çështje të tjera. I kam kërkuar kolegëve të opozitës, në një moment na u tha se duam debat për integrimin. Thashë bini kërkesën për çështjen, shumë shpejt do na bjerë radha për progres raportin, dhe ta sjellin në përputhje me rregulloren. Përpjekje nga seanca e parë, edhe nga kryetari i kuvendit edhe nga ne si shumicë që në këtë fillim legjislature të ndahemi nga eksperienca e vjetra dhe ta fusim punën në kuvend institucional. Shpresoj që deri të enjten, kur do të jetë seanca, kolegët deputetë të opozitës ta kenë riformuluar kërkesën, ta sjellë në përpyuthje me nenin 98 të rregullores dhe do ta miratojmë.”, tha Balla.

Ora 10:25
Ironia e Gjekmarkajt: S’po na jepni mundësinë të rrëfejmë cilin zabel kaloi Taulanti! Zhupa: Hapni debatin për integrimin

1759138902_agrongjekmarkaj.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, me ironi dhe satirë i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i kërkuar rikthimin e debatit në parlament.

Gjekmarkaj thotë se parlamenti është kthyer nga qeveria në një sallë lajmërimesh. Ndër të tjera ai thotë se deputetëve u është mohuar e drejta fjalës për të folur gjithashtu dhe për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se Peleshi që prej marrjes së detyrës, nuk a drejtuar asnjë debat politik në Kuvend.

“Ju mbase nuk e dini por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeri i andertalit, qesh Ulsi se nuk e di, i duket habi po nejse! Në mesjetë dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mberthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!

Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, si kasnec!

Flasim vetëm për procesverbale e njoftime asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!

Tani ju keni shpall këtë moton “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë, përballë ka disa kalorës të rrugëtimit Europin!

Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin ha fjeti Toni rrugës për në Europë! Pra kalorësit po udhëtojnë nëpër natë!

Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit!

Ju vetë si kryetar nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik!

Por drama më e madhe e juaj do të jetë se do harroni të flisni. Kur të ktheheni tek njerëzit do jeni si njerëzit e lashtë, do ktheheni tek tingulli! Qesh Ulsiu i duket qyfyre!

Do harroni si mijëra vjet më parë që tingullin ta përktheni në fjalë”, tha Gjekmarkaj.

Në të njëjtën linjë me Gjekmarkajn ka qenë dhe fjala e demokrates Ina Zhupa, e cila ka kërkuar që në Kuvend të hapet një debat për diskutimin e çështjes së integrimit në BE.

“Unë nuk arrij dot ta kuptoj se keni ngritur një propagandë për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pakuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve bosh. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet të mbroni veten dhe kryeministrin”, tha Zhupa.

Ora 10:15
Blushi: Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën! Po tentoni ta ktheni Kuvendin në mauzolë, që të ketë veç ‘mumje’ dhe të prezantohen ‘mendimet’ e Diellës

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas me Taulant Ballën në Konferencën e Kryetarëve, duke e konsideruar mocionin me debat një pasqyrë të dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Blushi pretendoi se mohimi i kërkesës për mocion me debat është një tjetër përpjekje për t’’i zhbërë opozitës të drejtën kushtetuese.

“Mocioni me debat është “pasqyra” e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën. Frika juaj është tmerri nga aferat që mbani mbi supe. Refuzimi i kërkesës për mocion nga mazhoranca, përpjekje për të zhbërë një tjetër të drejtë kushtetuese të opozitës. Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën dhe mos u shmangni me procedurë. Po vijoni të shkelni kushteturën dhe të thelloni paligjshmërinë. Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzolë, ku të ketë veç  mumje që nuk flasin dhe ku të prezantohen veç mendimet e fantazmave si “Diella”. Ndalni provokimet ndaj opozitës. Refuzimi i mocionit është dëshmia se dhe seancën e votimit të qeverisë dhe programit e prishët ju qëllimisht sepse i trembeni debatit.”, tha Blushi.

Ora 10:14
Balla: Kanë kaluar dy javë, diskutimi i programit është pikë e ezauruar! Kërkesa juaj nuk respekton nenin 98 të rregullores

1758903818_taulantballa.JPG

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve, tha se kanë kaluar dy javë dhe se diskutimin për programin e qeverisë e konsiderojnë një pikë të ezauruar. Ai thotë se kërkesa e PD-së nuk respekton as në formë dhe as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të rregullores së Kuvendit.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve/ grupi deputetësh apo grupi parlamentar për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qënë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë. E lexova mocionin tuaj në të cilin ka 6 super çështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makro çështje. Mjafton dy çështjet e para që listoni të cilat përfaqësojnë dy super çështje të mëdha me shumë nën çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdon me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z.Kryetar jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar. Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar vetëm në një çështje. Nuk e thotë rregullorja që në seancnë më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.”, tha Balla.  

 

Ora 09:30
Bardhi-maxhorancës: Thoni keni krijuar normalitet në Kuvend, por refuzoni debatin! Mocioni të mbahet të enjten

1758019040_gazmentbardhi.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve, ka kërkuar që mocioni me debat të zhvillohet këtë të enjte, duke qenë se nuk është caktuar seancë. Ai tha se maxhoranca akuzon opozitën se kanë penguar debatin, por në fakt është vetë ajo që nuk po e lejon një gjë të tillë. Bardhi theksoi gjithashtu se Konferenca e Kryetarëve nuk vendos për përmbajtjen e kërkesës për mocion por cakton vetëm datën dhe kohën e mbajtjes. 

“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Këkresa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në BE. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë, bërtisni se kemi krijuar normalitet në Kuvend nga ana tjetër refuzoni debatin. “, ka thënë Bardhi.

Më tej, akuzoi duke thënë se bilanci i vetëm i qeverisë është se kur do të udhëtojnë për takime, kujt t’i japin leje ndërtimi, cili do të jetë koncesioni i radhës dhe sa para do vidhen.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?