Politikë

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend ‘memec’, kanë frikë nga debati! Rrëzuan kërkesën kundër gjenocidit serb me pretendime absurde

30 Shtator, 12:20| Përditesimi: 30 Shtator, 12:59

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për frikë nga debati në Kuvend për të diskutuar programin e qeverisjes së PS-së.

Ai ka treguar se Rama kërkon një Kuvend ‘memec’ dhe kjo është arsyeja e rrëzimit të kësaj kërkese sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ndër të tjera Bardhi tha se kërkesa e opozitës për miratimin e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb të bërë në Kosovë, u rrëzua me pretendimet se ky akt duhet të ishte ndërmarrë që në vitin 1999.

“Në seancën e datës 18 shtator, ku programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave kaloi në votim pa debat. Sot u rrëzua edhe alibia e trashë që opozita nuk dëshironte debat, se prishi seancë, vota e sotme në konferencë e kur dëshmuan qartë se kush janë ata që i ikin debatit parlamentar e kush e do Kuvendin të jetë memec.

është e paimagjinueshme për çdo parlament në vend demokratik, që qeveria ti ikë debatit për prioritetet e qeverisë. Nuk kanë as prioritet as program. Mohimin i te drejtës për debat, tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë ng Republikë Parlamentare në ministrore. Do të një kuvend pa gojë e apa mendje siç ka përbërjen e grupit të vet parlamentar.

Dua të siguroj qytetarët shpatarë se grupi parlamentar i PD do të shfrytëzojë çdo mekanizëm për të realizuar debatin e munguar dhe të mohuar sa i takon prioriteteve të programit qeverisës që më shumë ka gafa, por gjithashtu dhe për integritetin e anëtareve të kabinetit qeveritar.

Sot u refuzua dhe votimi i rrëzimit të gjenocidit serb të kryer në Kosovë me qëndrime dhe pretendime absurde që duhet te ishte bërë në vitin 1999. E vërteta është që kuvendi i Kosovës ka miratuar në 17 aj 2019 një rezolutë për dënimin e gjenocid serb të kryer në Kosovë”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

S'ka debat për programin e qeverisë, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD! Balla: Ejani sipas rregullores, Bardhi: Duan Kuvend memec


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?