Politikë

Raportimi i institucioneve në dy Komisione? Balla: I kemi dhënë Kuvendit ‘dy sy’! Të rishohim nenin 102 dhe 103 për mënyrën e raportimit

30 Shtator, 11:31| Përditesimi: 30 Shtator, 12:18

  • Share

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet edhe për debatin lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura në dy Komisione, atë të ligjeve dhe për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale. Balla tha se i kanë dhënë Kuvendit "dy sy", ndërsa shtoi se i ka kërkuar dje opozitës gjatë Konferencës së Kryetarëve, që të rishohin mënyrën e raportimit për nenet 102 dhe 103. 

"Sa i përket ndarjes së punës në 11 komisione, kemi ngritur për herë të parë edhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale. Dua t'i ftoj të gjithë qytetarët dhe t'u them se Kuvendi ka më në fund një mundësi, institucion të caktuar, çështje apo peticion. Tani ka një derë ku çdo nismë qytetare, ka adresë, ku çdo iniciativë do të ndiqet me kujdes. Por i ka dhënë këtë komisioni dhe detyrën për të monitoruar edhe rezolutat. Përmes këtij komisioni deputetët dhe kuvendi të mbahen të informuar, si po ndiqen porositë e atyre që ka dhënë kuvendi për atë çështje. Këtë komision e kanë të gjitha parlamentet që unë njoh, PE, Bundestagu, por i referohem në formë të përngjashme edhe Kongresit amerikan. Më në fund kemi një komision që rezolutat e kuvendit të mos jenë copë letre, por që të na garantojë ndjekjen e këtyre detyrave. Mund të them që historia e raportimeve në Kuvend lë shumë për të dëshiruar, ose ka lënë dhe uroj që kjo legjislaturë të fillojë me qasje të re. Në fazën që jemi, duhet të jemi vetëkritik dhe të nisim një qasje të re. S’po them se Komisioni i ligjeve s'e ka bërë detyrën.  Por është më mirë, si sheh njeriu me një sy apo me dy. Ne i kemi vënë Kuvendit dy sy për t’i pasur përballë këto 30 institucione e për t'u thënë se ke bërë këtë dhe ke harruar pa bërë këtë. Ftesa ime për opozitën në konferencë të Kryetarëve dje ka qenë që të mendojmë një qasje të re. Një nga kryetarët e grupeve të opozitës ka qenë pozitiv për propozimin, për të riparë mënyrën e raportimit. Neni 102 dhe 103 duhen riparë për ta bërë raportimin më të plotë, dhe për t’iu ikur seancave qesharake.", tha Balla. 


Lajmi kryesor:

S'ka debat për programin e qeverisë, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD! Balla: Ejani sipas rregullores, Bardhi: Duan Kuvend memec


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?