Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat, se janë të gatshëm që të pranojnë çdo kërkesë për mocion me debat nga opozita nëse bëhen në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ai tha se opozita kërkoi mocion për procesin qeverisës të 12 viteve, për programin e 4 viteve të ardhshme dhe për 4 çështje të tjera.
“Maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo kërkesë nga opozita bazuar në mekanizma parlamentare që i njihen Kuvendit, deputeti apo grupi deputetësh, qoftë në seancë pyetje, interpelancë, mocion me debat apo votëbëesimi por duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Jemi gjendur para një kërkese që kishte 6 grup çështjesh. Kërkoi mocion debat për programin qeverisës të 12 viteve të fundit, të programit të periudhës në vijim dhe 4 çështje të tjera. I kam kërkuar kolegëve të opozitës, në një moment na u tha se duam debat për integrimin. Thashë bini kërkesën për çështjen, shumë shpejt do na bjerë radha për progres raportin, dhe ta sjellin në përputhje me rregulloren. Përpjekje nga seanca e parë, edhe nga kryetari i kuvendit edhe nga ne si shumicë që në këtë fillim legjislature të ndahemi nga eksperienca e vjetra dhe ta fusim punën në kuvend institucional. Shpresoj që deri të enjten, kur do të jetë seanca, kolegët deputetë të opozitës ta kenë riformuluar kërkesën, ta sjellë në përpyuthje me nenin 98 të rregullores dhe do ta miratojmë.”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
S'ka debat për programin e qeverisë, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD! Balla: Ejani sipas rregullores, Bardhi: Duan Kuvend memec
Xh.D/I.M/ReportTv.al
