Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre

30 Korrik, 20:15| Përditesimi: 30 Korrik, 20:31

  • Share

 

Ministri Taulant Balla ka ardhur në Shëngjin pasi situata me zjarrin paraqitet mjaft serioze. Balla thekson se zjarri nuk është i qëllimshëm, ndërkohë shpreh shqetësimin për zonën pranë kishës, për kurorën me pisha në qytet. Me Ballën në Shëngjin ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

'Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopteret e tyre. Në rast se ndalet era dhe parashikohet të ndalet në mesnatë, gjëja do ndryshoj për mirë. E gjitha punë jonë është e pamundur të jap rezultatin që duam. Kjo është një përmbledhje e momentit. Po luftohet më shumë se 24 orë pa ndërprerje. Dhe na duhet një pjesë e zjarrfikësve në vende ku shfaqen vatrat e reja të zjarrit janë 5 aktive. Situata më e vështirë është këtu ku shikoni por edhe pjesa tek Rana e Hedhun. Por jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, tek kisha. Janë të gjitha aty për të ndërhyrë.

Është një kurorë e mbjellë me pisha dhe pisha është një si mjet shpërthyes. Në këtë aspekt e keni parë si boçet e pishës marrin zjarr. Nuk jemi në kushtet për të bërë analizën e fakteve. Sipas vlerësimit paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Përfitoj nga ky komunikimin të ripërsëris një thirrje: ju lutem çdo qytetar të këtij vendi edhe kur nisesh për një gjë të vogël për të djegur një gjë të vogël, në shumicën e rasteve kanë çuar në këto zjarre. Nuk lejohet të ndizet zjarr dhe kujtoj parashikimet në Kodin Penal.

E keni ndjekur që këto struktura shtetërore janë në krye të detyrës. Do bëjmë detyrën dhe shpresojmë të kemi motin në favor. Nuk kemi hotel të përfshirë nga zjarri. Patjetër janë rrezikuar. Edhe një banesë tre katëshe, zjarr nuk ka ardhur nga pjesa që e rrethon por nga çatia. Hetimet do i bëjmë më prapa. Jemi në destinacionet më të rëndësishme.'

1722363947_ballameulsiun.JPG


Lajmi kryesor:

Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?