Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)

30 Korrik, 01:00| Përditesimi: 31 Korrik, 07:53

  • Share

Shëngjin - Ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri ndihmuan që të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së sotme në krahasim me orët e mesditës ku pati një përhapje masive të flakëve dhe situata ishte tepër e rrezikshme në Shëngjin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili mbërriti në Shëngjin pasdite vonë tha se është kërkuar dhe ndihma e KFOR

Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopteret e tyre. Në rast se ndalet era dhe parashikohet të ndalet në mesnatë, gjëja do ndryshoj për mirë. E gjitha punë jonë është e pamundur të jap rezultatin që duam. Kjo është një përmbledhje e momentit. Po luftohet më shumë se 24 orë pa ndërprerje. Dhe na duhet një pjesë e zjarrfikësve në vende ku shfaqen vatrat e reja të zjarrit. Aktualisht në Shëngjin janë 5 vatra aktive" tha Balla.

Beteja me flakët vijoi jo vetëm tek Rana e Hedhun por dhe në kodrat përreth Shëngjinit.

"Intensiteti i flakëve nuk është më si në orët e mesditës' raportoi gazetari Sokol Dema në orën 19:30 minuta.  

Pasdite autoritetet u kërkuan banorëve të lagjes pranë portit të zhvendoseshin për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të mundshëm pasi pranë ndodhej një karburant me një cisternë gazi 5 mijë litra.

Shumë pushues dhe banorë u evakuan, ndërkohë në orën 15:00 flakët u afruan resorteve turistike tek Rana e Hedhun. Madje tek "Inheritor resort'  Report tv e Shqiptarja.com solli pamje të momenteve kur punëtorët dhe zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin flakët që kishin rrethuar resortin, ndërsa kishin zbritur edhe në breg duke djegur dhe një lokal prej druri dhe cadrat e plazhit prej kashte.

Mbi 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale u angazhuan për të shuar flakët që shkaktuan një situatë tepër të rrezikshme në Shëngjin

 "Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.  U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut" informoi ministria e Mbrojtjes rreth orës 15:00 

Tek resortet turistike zjarri u vu nën kontroll dhe nuk përbën rrezik. Flakët vijojnë prej dy ditësh në malin e Shëngjinit, ndërsa riaktivizohen herë pas here për shkak të erës dhe bimësisë së dendur.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema ishte në Shëngjin nga ku po raportoi informacionet mbi ngjarjen.    

Ora 22:51
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri

1722372763_ministria.jpeg

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset.

Sipas ministrisë, gjatë ditës së nesërme do të nis ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarreve.

“Është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, njoftoi ministria.

Ora 22:45
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar

1722369740_shengjin.jpeg

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me zjarri në Shëngjin gjatë gjithë ditës së sotme ku vatrat janë ende aktive por me intensitet të ulët.

Ndreu shkruan se ishte në Stamboll ku iku dje për një vizitë zyrtare dhe tani po kthehet për në Shëngjin.

Ndreu i kthen dhe një përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar për këtë situatë, duke thënë se zjarrfikësit shpëtuan Shëngjinin pa pasoja në njerëz, por nuk mund të shpëtohet shfryrja e pafre e fantazisë së turbulluar.

 

Ora 22:02
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë ende zjarret në zonën e Shëngjinit, që kanë nisur që nga orët e para të mëngjesit. Ende vatrat e zjarrit janë aktive, por vijojnë me intensitet më të ulët.

Flakët rrezikojnë banesat në Shëngjin, teksa dhe era favorizon përhapjen e flakëve.

Kanë mbërritur gjatë ditës dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri, ndërsa ministri Balla nga vendngjarja tha se po komunikohet me KFOR për ndihmë me helikopterë.

Ora 20:22
VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

Një shtëpi pushimi është djegur tek Rana e Hedhun, në Shëngjin, ndësa flakët rrezikojnë dhe Kishën në orët e vona të pasdites.

Flakët kanë rënë në shpatin e kodrës me bimësi të dendur. Helikopteri po ndërhyn nga ajri për të shuar vatrat.

Ora 20:15
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre

 

Ministri Taulant Balla ka ardhur në Shëngjin pasi situata me zjarrin paraqitet mjaft serioze. Balla thekson se zjarri nuk është i qëllimshëm, ndërkohë shpreh shqetësimin për zonën pranë kishës, për kurorën me pisha në qytet. Me Ballën në Shëngjin ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

'Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopteret e tyre. Në rast se ndalet era dhe parashikohet të ndalet në mesnatë, gjëja do ndryshoj për mirë. E gjitha punë jonë është e pamundur të jap rezultatin që duam. Kjo është një përmbledhje e momentit. Po luftohet më shumë se 24 orë pa ndërprerje. Dhe na duhet një pjesë e zjarrfikësve në vende ku shfaqen vatrat e reja të zjarrit janë 5 aktive. Situata më e vështirë është këtu ku shikoni por edhe pjesa tek Rana e Hedhun. Por jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, tek kisha. Janë të gjitha aty për të ndërhyrë.

Është një kurorë e mbjellë me pisha dhe pisha është një si mjet shpërthyes. Në këtë aspekt e keni parë si boçet e pishës marrin zjarr. Nuk jemi në kushtet për të bërë analizën e fakteve. Sipas vlerësimit paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Përfitoj nga ky komunikimin të ripërsëris një thirrje: ju lutem çdo qytetar të këtij vendi edhe kur nisesh për një gjë të vogël për të djegur një gjë të vogël, në shumicën e rasteve kanë çuar në këto zjarre. Nuk lejohet të ndizet zjarr dhe kujtoj parashikimet në Kodin Penal.

E keni ndjekur që këto struktura shtetërore janë në krye të detyrës. Do bëjmë detyrën dhe shpresojmë të kemi motin në favor. Nuk kemi hotel të përfshirë nga zjarri. Patjetër janë rrezikuar. Edhe një banesë tre katëshe, zjarr nuk ka ardhur nga pjesa që e rrethon por nga çatia. Hetimet do i bëjmë më prapa. Jemi në destinacionet më të rëndësishme.'

1722363947_ballameulsiun.JPG

Ora 19:41
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun

Momente dramatike kanë qenë ato që janë shënuar mesditën e sotme tek Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës.

Në një moment era e fortë favorizoi shumë përhapjen e flakëve.

Në një video duket që flakët shpërthejnë në një hapësirë të dendur me bimë ku zjarrfikësit kishin vendosur dhe  zjarrfikësen. Duket që flakët I zunë në befasi dhe të alarmuar ata thërrasin njëri tjetrin në emër për të kërkuar që të largohen sa më parë nga aty pasi u rrezikohet jeta.

“Ikni! Hiqni makinën! Leka ku është Leka! O çfarë katastrofe! thotë njeri.

 

Ora 19:00
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik

Dy avionë Canadair nga Italia kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për të izoluar flakët që kanë shkaktuar një situatë tepër të rrezikshme në Shëngjin.

Situata më e rëndë mbetet aktualisht afër portit të Shëngjinit, ku banorëve të lagjes u është kërkuar të evakuohen pasi aty pranë ndodhet dhe një karburant me një depozitë me 5 mijë litra gaz.

Avionët kanë mbërritur pas ndihmës që ministria e Mbrojtjes kërkoi tek Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Report Tv sjell pamje nga Velipoja kur dy avionët furnizohen me ujë në Adriatik për ta hedhur më pas nga ajri në zonat e përfshira nga flakët në Shëngjin.  

Ora 18:55
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun

Me kerkesë të strukturave të  rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin

Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve, informon OSHEE.

Ora 18:33
 Përkeqësohet situata në Shëngjin/ Kërkohet evaukimi i banorëve në lagjen e portit, ndodhet depozitë gazi 5 mijë litërshe 

Në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Në videot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report tv duken banorët të shqetësuar ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje. 

Ora 16:57
Zjarri në Shëngjin, 2 avionë Canadair pritet të vijnë në ndihmë, Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile 

Ministria e Mbrojtjes informon se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike. 

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.  U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale. 

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.

Ora 16:29
Zjarri tek Rana e Hedhun/ Kaos me pushuesit që largohen të alarmuar, flakët përparojnë drejt hoteleve! Policia urdhëron evakuim të plotë

 

Situata në Shëngjin ka arritur pikën kritike, me zjarrin tek Rana e Hedhun që është ngjitur në objektet hotelerie dhe ka djegur 2 beach-bare në plazh.

Era e fortë dhe flakët përparojnë me shpejtësi.

Policia ka urdhëruar evakuuim të plotë nga zona për banorët dhe të gjithë pushuesit.

Ndërkohë është krijuar kaos me pushuesit që largohen të alarmuar, sirenat e policisë dhe flakët që përparojnë drejt hoteleve.

Ora 15:19
Videolajm/ Flakët i afrohen 'Inheritor resort' në Shëngjin, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin! Pushuesit largohen

 

Flakët e zjarrit i janë afruar kurorës së gjelbërt afër 'Inheritor resort'' në Shëngjin. Në pamje duken forca zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët me qëllim që të mos I afrohet godinës.

Era e fortë po favorizon shumë zjarrin. Në videot e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com duken momentet kur pushuesit largohen me canta, ndërsa punonjësit e hotelit përpiqen të të heqin çadrat e tjera prej kashte, apo sende të tjera, që të mos përfshihen nga flakët.

Ora 15:12
VIDEOLAJM/ Situatë kritike tek Rana e Hedhun, zjarri zbret në bregdet, digjen disa çadra! Flakët rrethojnë resortin

 

Situata me zjarrin në Ranën e Hedhun në Shëngjin paraqitet mjaft kritike orët e fundit. Tashmë flakët po djegin çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti.

Nga ana tjetër, pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët.

Siç duket nga pamjet e përcjella nga Report Tv dhe Shqiptarja.com situata është mjaft shqetësuese me zjarrin.

Ora 15:00
Përkeqësohet situata nga zjarri në Shëngjin, flakët i afrohen hoteleve! Dëgjohen shpërthime municionesh

Situata e zjarrit në Shëngjin është përkeqësuar gjatë orëve të mesditës. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe u janë afruar edhe hoteleve në këtë zonë turistike. Po ashtu, raportohet edhe për shpërthime municionesh.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga disa municione, pasi sipërfaqja ku ka rënë zjarri më parë ka qenë bazë ushtarako-detare.

Ora 10:20
Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet nga zjarri në Ranën e Hedhun në Shëngjin.

Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, por situata ka qenë kritike, aq sa banorët dhe turistët janë evakuuar për shkak se flakët iu afruan resorteve e banesave.

Ora 10:03
Zjarri në Ranën e Hedhun, në ndihmë edhe zjarrfikëse nga Berati e Fieri e helikopteri! Balla ditën e fundit si ministër e kalon në Shëngjin

 

Si pasojë e flakëve, megjithë angazhimin e dhjetëra forcave e mjeteve, rreziku ende vazhdon të jetë i lartë në zonën e Shëngjinit.

Për të ndjekur nga afër operacionin për izolimin e zjarrit, ka mbërritur në vendngjarje edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ministri Balla falënderoi gjithë Forcat Zjarrfikëse, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura  Forcën Ajrore për përfshirjen në operacion.

"Po bëjnë një punë të shkëlqyer me helikopterin, ju nxis të vazhdoni me këtë intensitet për ta përmbyllur me sukses përballjen me këtë situatë tepër të vështirë, e cila vazhdon. Na duhet të mirë-administrojmë forcat sepse e vërteta është që kemi dhe plot zjarre të tjera në zona të caktuar. Kemi sjellë këtu forca nga Berati, nga Fieri natyrshëm Tirana, Kamza apo bashkitë fqinje me bashkinë Lezhë dhe na duhet që ta vendosim tërësisht në kontroll gjatë ditës së sotme për të qenë të përgatitur për situata të tjera dhe më të vështira", deklaroi Balla.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara ka deklaruar se është punuar gjatë gjithë natës për të neutralizuar vatrën e zjarrit në Shëngjin.

"Jemi dislokuar këtu në zonën e Shëngjinit për të shuar vatrën e zjarrit ku kemi angazhuar dhe disa bashki duke filluar nga Tirana, Kamza, Fieri, Berati, Lushnja, Mirdita, Vau Dejës, Shkodra, pra më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacinale të MZSH mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, 2 automjete të zjarrfikëseve të ushtrisë, por dhe  forca të tjera nga organizata të tjera ligjzbatuese ku kanë punuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar vatrën e zjarrit këtu në zonën e Shëngjinit.

Siç edhe ju e shikoni vatra është akoma aktive, por një pjesë e mirë e vatrës së zjarrit është lokalizuar nga forcat operacinale ku kanë punuar përgjatë gjithë natës e theksoj me një intensitet shumë të lartë gjë e cila mbetet për tu vlerësuar dhe për t’i përshëndetur të gjithë zjarrfikësit dhe forcat operacinale të cilat morën pjesë në këtë operacion.

Sot aktualisht po mbështetemi dhe nga helikopteri që po na e lehtëson deri diku punën, mendojmë që gjatë ditës do e vendosim nën kontroll dhe do e mbyllim përfundimisht vatrën e zjarrit", informoi Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara.

Ora 09:16
Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, pamjet e ndërhyrjes me helikopter

Në Ranën e Hedhun në Shëngjin ka nisur ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Situata është kritike, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet e ndërhyrjes së helikopterit për shuarjen e flakëve.

 

 

Ora 08:55
Zjarri në Ranën e Hedhun jashtë kontrollit, rrezikohen biznese e banesa! Zjarrfikësit luftë me flakët gjatë gjithë natës

1722322415_shengjin.jpg

Situata në Ranën e Hedhun në Shëngjin vijon ende të jetë problematike. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk janë izoluar dot edhe përse është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e tyre.

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë,  ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë  natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës,  kjo e favorizuar nga era e fuqishme.

Mjetet janë 3 bashkia Lezhë,  1 bashkia Mirditë,  2  FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave  dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.

Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë,  Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior   në AKMC,  Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB,  3 fugon të FNSH,  (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore,  Lezhë,  si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.

Me gjithë  praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

Ora 08:49
Pamje ‘apokaliptike’ nga Rana e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa

Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse kanë luftuar me flakët në Ranën e Hedhun. Pamjet apokaliptike vijnë nga kjo zonë, ndërsa flakët kanë krijuar situatë problematike.

Zjarri ka shkuar shumë pranë resorteve në zonë, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com dhe Report Tv.

1722323530_sdddf.jpg

Ora 00:47
Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Flakët që kanë rënë në Malin e Shëngjinit prej dy ditësh kanë përparuar drejt zonës turistike të Rranës së Hedhun në Shëngjin, duke krijuar një situatë të rrezikshme pas mesnatës së 29 korrikut.

Rreth orës 00:40 (30 korrik 2024) gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv informon se flakët janë afruar  pranë zonës së banuar, duke rrezikuar bizneset lokale.

Në terren janë dhjetra forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe emergjencave civile që po përpiqen të kontrollojnë dhe të shuajnë flakët. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa policia ka bllokuar rrugën drejt kësaj zone turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Në gadishmëri janë edhe ambulancat me personel mjekësor për t'u ofruar ndihmë efektivëve dhe turistëve që mund të asfiksohen nga tymi. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes postimi në rrjetet sociale të publikuar në mesnatë bën të ditur se flakët janë afruar pranë zonës së banuar dhe policia e shtetit ka nisur evakuimin e banorëve.

 "Situatë tepër e vështirë nga zjarri në Shëngjin! Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë po evakuon banorët" informon ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në facebook ku publikohen dhe pamje të zjarrit por dhe të evakuimit të disa banorëve.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/07/2024 00:50

    4 gjera ndodhen ne kohe perpara ketij zjarri masiv:1-Rama na u mburr me nje video nga Rana e Hedhun.2-Bashkia miratoi plan rregullimin e qytetit ku perfshihen dhe rezorte.3-Disa koka te medha te zones kerkuan te hiqen apo ndryshohen disa pjese lokale nga /zonat e mbrojtura/ sepse makuteria nuk njeh kufij.4-Lezha eshte nje nga zonat me problematike dhe zyrtaret e saj kane qene disa nga me te ndjekurit nga drejtesia per manipulimet me pronat.Nxirrini vete konkluzionet ne fund,por asgje nuk duket rastesore.

    Përgjigju
    • Tiiku: 31/07/2024 08:54

      Nqs nuk e ka Saliu, atëherë kush? Likja! Rama! Basha! Monika! Qorri! Albini etj. Lind pyetja ishte resorti i pari aty apo shkoi deti e pylli afër resortit me qëllim të sulmonin turizmin shqiptar dhe qeverinë rrumpallë?

    • Or tej: 31/07/2024 07:52

      Fajin e ka Sala or teeeejjjjj

  • iliri: 30/07/2024 22:42

    O ZOT I MADH,,PERVELOI MALOKET E QELBUR ME GJITHE MORRA ISHALLAH,,SE SHKATARRUAN BREGDETIN....I LUTEM EDI RAMES,,ASNJE NDIHME PER KETA KAFSHE ASNJE PIKE UJE MOS I HIDHNI ZJARRIT,,,TE PERVELOHEN QELBESIRAT,,,TI DIGJEN TE GJITHA SHTEPITE....PALLATET NE KA ZOT.....

    Përgjigju
  • Shengjini: 30/07/2024 21:31

    E bete shkrum e hi,filloni e ndertoni pallate,resorte,hotele,mos ju ngopt zoti kurr

    Përgjigju
  • Alb: 30/07/2024 21:09

    Zhdukin pyjete afer ranes dhe fillon avazi i betonanizimi, kriminela

    Përgjigju
  • Rama: 30/07/2024 20:51

    E pjerdhi rama shqiperine ! Tani qe pritet gushti plot pushues , shume po ikin ne Velipoje dhe ulqin

    Përgjigju
  • Italia zemra jone: 30/07/2024 20:51

    Italia eshte zoti per shqiptaret,eshte nje bekim qe i kemi komshi dhe ndajme gjakun me disa zona te italise

    Përgjigju
  • o komentuesa;: 30/07/2024 20:44

    E VERTETA eshte; Qe do ndertohet aty dhe te MALLKUAREVE pushtetar qe keni ne AlbaColumbistan u duhet leja e ndertimit pa pyllezim per ndonje mafios pastrim leku! Shikoni pas nja dy vjetesh sa ndertime do keni aty......Mjere Shqiperia qe po skllavezohet nga krimi i politizuar....Gjynah per familjet qe po e vuajne zjarrin e ndezur nga kriminelet...

    Përgjigju
  • Deda Shkuder Mor: 30/07/2024 17:44

    Merrni mor do avjona kroaciet me qira e i fik per 2 or tan vadrat mor.

    Përgjigju
  • Azem: 30/07/2024 17:40

    E dogji Ben Tigri Shëngjinin. Apo e lan vet të digjet, që tmos ken kohë njerzit të merren me Tigrin.

    Përgjigju
  • Ghostsbuster: 30/07/2024 17:34

    Zjarri ka që të shtunen nga lart malit zbriti poshtë sot

    Përgjigju
  • Shkoder: 30/07/2024 17:00

    Veprimtari armiqesore qe behet me largu pushuesit e me ba me u duk puna e qeveris keq.

    Përgjigju
  • Pyesni Kryetarin e Lezhes: 30/07/2024 16:58

    Pyesni Kryetarin e Lezhes qe jep leje ndertimi ne ate pyll me pisha qe tani po digjen edhe ato pak metra qe ishin pa ndertuar akoma. Mafia barbare dhe e pa shpirt po shkatarron cdo cep te shqiperise. Pastaj keto mediat e pavaruara te Albanistanit nuk e dine se cafr dhe pse po digjet pylli hahahaha

    Përgjigju
    • Populli: 30/07/2024 17:40

      Po SPAKu pse si kap sipas teje? Apo është mbingarkuar nga dosja e Saliut

  • Fshati: 30/07/2024 16:44

    I ka vane zjarrin komshiut per shkak te konkurences. Fatekeqesisht sivjet qe po na mberrinin turista elitar.

    Përgjigju
    • Po mër po: 30/07/2024 17:41

      E u dogj vetë

  • Shperthyesi: 30/07/2024 15:39

    Behet kastile qe te digjen pishat e te ndertohen pallate , kafsheri

    Përgjigju
  • Ndoca: 30/07/2024 15:31

    Kajanimor kajani ìçat non u kall krejt aaa??? Tan malsort me dal me kai fshes e me fik kai meten tok!

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/07/2024 15:18

    A e dini qe erdigani ka vendos denim me vdekje kush ve zjarrin nje pylli apo nje zone me shkurre ne breg te detit apo zon turistike Keshtu duhet te vendos dhe shqiperia vendosjen e denimit me vdekje per zjarr venedlnesit

    Përgjigju
    • Doktori: 31/07/2024 07:06

      Ka shku pra Pjerdh-ini ne turqi me ba pak plazh e pak pushime e me pyet Erdoganin po sja ka hap telefonin Erdogani

  • Alb: 30/07/2024 12:03

    Zhdo gja bahete per me nertu

    Përgjigju
  • Turisti: 30/07/2024 11:19

    Cdo vit i njejti avaz!

    Përgjigju
  • Timi: 30/07/2024 10:30

    CFARE KAPI DORA E NJERIUT DHE NUK E SHKATERROI

    Përgjigju
  • Rasim: 30/07/2024 09:38

    Për mendimin tim janë të qëdhimshme!janë njerëz të paguar për zjarr venje për hapsira për ndërtime.Shteti duhet të ndryshojnë ligjin për zjarr venje të qëllimshme me 25 vite burg,se ndryshe me këtë milet nuk ka.

    Përgjigju
  • anna: 30/07/2024 08:55

    Rreth 20 e ca vite 70-90 eshte dashur te pyllezohej me pisha e gjithe Shengjini nga rana e hedhur e deri ne Lezhe ,dhe sot babezia e njerezve me dhe pa pushtet po e djegin me doren e ndokujt qe eshte i PA IDIN E PA IMAN I vene flaken pr sheshe ndertimi.Mos i pafshi hajrin .

    Përgjigju
  • Po mër po: 30/07/2024 07:36

    Noj turist me pages ka hedh cigaren aty ku s'duhej. I sjell turizmi këto pasoja. Bëjn zjarr në mal me pjek pula e pi birra e ju del nga kontrolli. Në fund ja futin bariut ose atij që ka tok aty afër.

    Përgjigju
    • Troja: 30/07/2024 17:08

      Fajin e ka Partia që mban flamurin grek.

    • Partia: 30/07/2024 09:43

      Ose ndonje agjenturë e huaj qe fo te dëmtojë turzmin dhe nënën parti. Fajin e ka Saliu

  • Shteti: 30/07/2024 02:01

    Bravo o monstra ia dolët ta shkatrroni plotësisht perlën e këtij vendi.

    Përgjigju
  • edi rama: 30/07/2024 02:01

    ME KETO VIDEO JU UROJME NJE JAVE TE MBARE,,EDHE I THEM TURISTEVE HAJDENI NE SHENGJIN...KENI PER TU KENAQUR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?