Enkelejd Alibeaj, deputet

Balla në Prokurori, Alibeaj: Loja me padi është e dalë boje

4 Tetor 2018, 19:19| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 19:31

  • Share

Pas depozitimit të padive nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla për dy deputetët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Me anë të një statusi në Facebook, Alibeaj është shprehur se loja me padi është e dalë mode dhe se inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja se përse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës.

Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.

Enkelejd Alibeaj, deputet

Sipas tij, qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushë Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues dhe se ata nuk e kanë harruar reagimin e tij se që këtë histori e quajti një “idiotizëm”.

Postimi i plotë i Alibeaj:

Inflacioni me padi apo show ne prokurori nuk e shpeton dot Taulant Ballen nga pergjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes.

Persa kohe qeveria mbulon te verteten, Taulant Balla nuk ka pse te ndjehet i fyer, kur ne i kujtojme se ai ka marre pjese ne kercenimin me pistolete ne koke te nenkomisar Emiljano Nuhut.

Qytetaret e kane pare sesi ai po sillet si anetar i bandes se Fushe Krujes ne mbrojtje te Rrahman Rrajes dhe djalit te tij perdhunues.

Qytetaret nuk kane harruar se diten e pare te reagimit te tij, Taulant Balla quajti “idiotizem” perdhunimin e vajzes nga djali i kolegut te tij.

Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.


Lajmi kryesor:

Luftë padish për ‘Xhisielën’/ Pas Bashës, Taulant Balla padit edhe Palokën e Alibeajn


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?