Balla me gjeneralin britanik: Bien me 92% rastet e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar! Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm

8 Shtator 2023, 15:09| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 16:23

  • Share

Numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani ka rënë me 92% në krahasim me vitin 2022. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi që pati sot me Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates.

“Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, nënvizoi ai.  

Ministri u shpreh gjatë takimit të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana e tij Gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 08/09/2023 17:01

    Nuk kane ngelur me shqiptare per te ikur prandaj ka rene fluksi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Toni: 08/09/2023 15:31

    Or plehre antikombetare, or katnar Librazhdi, perse nuk i kerkon heqjen e vizave per shqiptaret???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?