Balla: Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve, forcojmë sundimin e ligjit në institucione

11 Qershor, 10:41| Përditesimi: 11 Qershor, 11:10

  • Share

Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve.  

Kështu është shprehur Ministri i Brendshëm Tualant Balla, Nga Konferenca e Interpol për Europën që u mbajt sot në Tiranën.

 Balla tha se partneri më i mirë për të bashkëpunuar mbetet Interpoli.   

“Gjatë muajit të kaluar një operacion është mbajtur nga policia e shtetit për lëndët narkotike, roli i Interpol është kryesor për të asistuar vendet anëtare për të ndaluar këtë fenomem. Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit narkotikeve dhe krimit të organizuar. Do forcojmë sundimin e ligjit në institucione dhe personat që janë përgjegjës për veprat që kanë kryer duhet që të dalin para ligjit. Shqipëria është gati për bashkëpunim me Interpol”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Konferenca Rajonale e INTERPOL për Europën! Balla: Vetëpastrojmë policinë nga të korruptuarit, zyrë për rikuperimin e aseteve kriminale


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?