Tirane- Në Tiranë u mbajt konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL për Europën. Në fjalën e tij të hapjes ministri i Brendshëm Taulant Balla vuri theksin tek vetëpastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e korruptuar dhe vendosja para ligjit e kriminelëve që jetojnë jashtë duke iu shmangur përballjen me ligjin
"E dimë që gjithmonë duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhura për të ndëshkuar korrupsionin brenda policisë e për ti sjellë para drejtësisë këta policë të korruptuar. Kam vendosur të coj përpara procesin e vetëpastrimit të policisë së shtetit. Është thelbësore koordinimi mes të gjithë anëtarëve kryesore të kësaj organizate....Lufta kryesore është për të gjetur personat që janë fajtorë para drejtësisë"tha Balla.
Qeveria së shpejti do të miratojë një ligj që parashikon forcimin e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese si Interpol për të luftuar krimin e organizuar dhe sekuestruar e konfiskuar asetet me prejardhje kriminale.
“Në ditët në vijim do të kalojë në qeveri pr/ligji për ngritjen e zyrës së rikuperimit të aseteve, një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpol apo agjencitë e vendeve partnere për të ndëshkuar krimin aty ku dhemb më shumë tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale“ tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhet më e qartë për cfarë ka të bëjë ky pr/ligj.
Nga ana e tij sekretar i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në identifikimin, gjurmimin deri dhe në arrestimin e kriminelëve shqiptarë që veprojnë nëpër botë.
Konferenca
Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Punimet e konferencës zgjasin 3 ditë dhe do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it. Organizatorë janë Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL – Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale dhe marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Europës e më gjerë.
Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi në konferencën Europiane të zhvilluar në Tiranë vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë si pjesë e Interpol.
Ai shtoi se Shqipëria ka treguar se është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Do doja të theksoja rolin e Shqipërisë si pjesë e INTERPOL. Që nga koha kur është anëtarësuar, më 4 Nëntor 1991, Shqipëria ka qenë një pjesëmarrëse aktive në të gjithë përpjekjet tona, bashkëpunuese, kolektive. Angazhimi i tyre në operacion është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo iniciativë ka për synim ndalimin e krimit kibernetik, transnacional, ka pasur të gjitha këto arritje shumë të rëndësishme, përfshirë uljen deri në 70 për qind e serverëve të kontrollit dhe komandës dhe identifikimin e 1300 adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i INTERPOL, Al-Raisi.
Sipas tij, në vitin 2023 janë kryer një seri operacionesh të suksesshme.
“INTERPOL me mbështetjen e partnerëve ka bërë progres të rëndësishëm në operacionet në Evropë. Kemi kryer 4 operacione kryesore me 29 vende anëtare. 505 automjete të vjedhura janë kapur, 2000 pjesë të këtyre automjeteve gjithashtu janë sekuestruar. Po ashtu konfiskuam 2.3 tonë drogë ilegale. Një operacion i koordinuar kundër korrupsionit u vunë në jetë bashkë me autoritetet franceze, britanike e të SHBA. U ndaluan në Moldavi 4 të identifikuar dhe u identifikuan shumë të tjerë. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj. Duhet të bëjmë gjithçka që është mundur për të ruajtur vlerat që në kemi”, tha ai.
Qeveria së shpejti do të miratojë një ligj që parashikon forcimin e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese si Interpol për të luftuar krimin e organizuar dhe sekuestruar e konfiskuar asetet me prejardhje kriminale.
E bëri të ditur ministri Brendshëm Taulant Balla në konferencën rajonale të Interpol që po organizohet sot në Tiranë.
“Në ditët në vijim do të kalojë në qeveri pr/ligji për ngritjen e zyrës së rikuperimit të aseteve, një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpol apo agjencitë e vendeve partnere për të ndëshkuar krimin aty ku dhemb më shumë tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale“ tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhet më e qartë për cfarë ka të bëjë ky pr/ligj.
Sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock deklaroi se "1.7 miliardë euro janë të ardhura të përfituara nga krimi që janë kapur nga sistemi çdo vit. Kjo na jep të dhënë sa të pasur janë këto grupe kriminale dhe duke përdorur monedha kripto dhe bankave kërkon jo vetëm informacion por dhe informacion në kohë reale.
Shqipëria po luan një rol me rëndësi në zbulimin dhe identifikimin e kriminelëve shqiptar në të gjithë botën.
Këtë e ka bërë të ditur, sekretar i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, gjatë fjalës së tij nga Konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europë, ai tha se edhe vendet e tjera anëtare të Interpol duhet që të jenë aktive si Shqipëria në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale.
“Shqipëria ka ruajtur një rol me rëndësi në gjetjen e kriminelëve kudo që ata fshihen. Kriminelët po kalojnë kufinjtë dhe ne sot kemi edhe internetin që bënë të mundur të kemi një botë që krimi të jetë në të gjitha vendet e Europës. Duhet që të bashkëpunojmë dhe duam që të sigurohemi që nuk ka vende të pasigurta nga kriminelët. Shqipëria bënë të mundur identifikimin e këtyre kriminelëve si trafikantët e drograve, emigrantët e paligjshëm, ata që kalojnë fëmijët. Ata po shpërndahen në të gjithë globin dhe Shqipëria po bënë të mundur identifikimin e lëvizjeve që ata bëjnë. Po bashkpunojmë gjithmonë edhe më shumë dhe shpresojmë që të gjitha vendet anëtare të Interpol të jenë aq aktive sa është Shqipëria dhe policia e Shqipërisë në shkëmbimin e informacionit dhe për të qenë pjesë e operacioneve në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale”, tha ai.
Stock tha, se një rol me rëndëi kanë edhe qytetarët që të raportojnë një krim për të cilin kanë informacion në polici.
“Inkurajojmë komitetin që të raportojnë krimet që ndodhin. Krimi duhet të raportohet tek policia dhe të bëhet shkëmbimi i informacionit mes policive në lidhje me kriminelët që kanë aktivitet në disa vende që u fshihen prokurorëve dhe bëjnë pastrim parash, ky është problem i madh", tha ai.
Sfidat me të cilat përballet sot Europa dhe jo vetëm, janë krimet kibernetike.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga fjala e tij, në Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.
Balla evidentoi punën e bërë nga Shqipëria për të qenë një vend më i sigurt, ndërsa shtoi se vendi ynë është partnere e besuar e INTERPOL.
“Është hera e parë që Shqipëria drejton një event të INTERPOL-it të këtij niveli. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipëria dekada më parë, me siguri janë të mahnitur nga ndryshimi që vendi ynë ka bërë. Vitin e fundit më shumë se 10 mln turistë vizituan Shqipërinë. Rekord ky i të gjitha kohërave. Gjithsesi presim që ky numër të tejkalohet në 2024 me rreth 40 për qind. Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në INTERPOL dhe partnere e besuar. Sot kemi sfida në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Krimet kibernetike nuk njohin kufi dhe duan një përgjigje të koordinuar”, tha ai.
Në lidhje me angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve ndërkombëtare, ministri bëri me dije se ka ardhur në rritje numri i ekipeve të operacioneve të përbashkëta.
"Kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë. Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 - 2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023); dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar”, tha ai.
Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve.
Kështu është shprehur Ministri i Brendshëm Tualant Balla, Nga Konferenca e Interpol për Europën që u mbajt sot në Tiranën.
Balla tha se partneri më i mirë për të bashkëpunuar mbetet Interpoli.
“Gjatë muajit të kaluar një operacion është mbajtur nga policia e shtetit për lëndët narkotike, roli i Interpol është kryesor për të asistuar vendet anëtare për të ndaluar këtë fenomem. Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit narkotikeve dhe krimit të organizuar. Do forcojmë sundimin e ligjit në institucione dhe personat që janë përgjegjës për veprat që kanë kryer duhet që të dalin para ligjit. Shqipëria është gati për bashkëpunim me Interpol”, tha ai.