Kandidati i koalicionit Berisha-Dule për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri ka përplasur palët politike. Sali Berisha e quajti gabim që shkon në favor të socialistëve, thirrjen publike të Shpëtim Idrizit që shqiptarët të mos votojnë Fredi Bejlerin. Edhe Taulant Balla e quajti turp të madh kandidimin e Fredi Bejlerit në Himarë. Për akuzat e Ballës reagoi vetë Beleri që paralajmëroi padi për kreun e grupit parlamentar socialist.
“Një person i cili rezulton me vendim gjykate se është një shpifës dhe gënjeshtar, nuk e ka për asgjë që të hedhë baltë mbi figurën time. Kam vendosur që menjëherë t’i drejtohem Gjykatës në mënyrë që shpifësi të vuajë pasojat e ligjit përsëri.”- shkroi Beleri.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së i është përgjigjur kandidatit të Berishës për Himarën duke u thënë gazetarëve se Beleri ka shkelur sovranitetin e vendit dhe se ngjarja në fjalë është e vërtetë.
Por duhet theksuar se Beleri së fundmi nuk ka pasur kritika vetëm nga kundërshtarët politik, por nga vetë opozita. Teksa njoftoi se PDIU do dalë në zgjedhjet vendore veçmas, kreu i çamëve Shpëtim Idrizi u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Belerin, deklaratë që i është përgjigjur Berisha. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, Berisha tha se Idrizi ka vepruar gabim, pasi kështu po favorizohen vetëm partitë kundërshtare.
"Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit."- ka thënë Idrizi.
Pak para se Balla të dilte me këtë deklaratë nga vizita e tij në Fier, deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku dhe ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkuan popullit opozitar të mos ta votojnë, për shkak të fushatës së tij e cila cenon sovranitetin e vendit. Por për këto deklarata Beleri nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Kujtojmë se skandali i fushatës së Fred Belerin, u denoncua fillimisht nga deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Deputeti i PD-së, është shprehur se Beleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e ‘vorio epirit’. Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonin, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit. Edhe kreu i çamëve, Shpëtim Idrizi, pak ditë më parë teksa njoftoi se do dalë në zgjedhje i vetëm, u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Fred Belerin.
Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale. Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jeton në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, është ndalur sërish sot në thirrjen që i ka bërë për të mos votuar Fredi Belerin si kandidat të Himarës, Idrizi tha se nuk mund të kandidojë në një zonë që nuk është minoritare. Për më tepër, duke pasur parasysh edhe faktin që nisi fushatë me flamurin e Vorio-Epirit, Idrizi tha se Beleri ka qëndrimi antishqiptare.
“Ne asnjëherë nuk kemi bërë thirrje simpatizantëve të një partie se për këtë votojnë por jam i keqardhur ku në një marrëveshje me Berishën dhe Dulen, për t’i lënë PBDNJ kontraston në vendim për sa i përket Himarës. Himara nuk është zonë minoritare edhe këtë e ka thënë edhe Berisha para pak kohësh. Nuk ka asnjë punë që në një bashki shqiptare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Është e palogjishme që në një bashki jo minoritare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Akoma lë më shumë për të dëshiruar që kandidati të jetë Fredi Bejleri i cili është një person i njohur për rekorde dhe qëndrime antishqiptare. Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit.”, tha ai në një intervistë për ABCnews.
Idrizi apeloi apeloi autoritetet që të merren me këtë çështje.
“T’ia vendosësh këtë njeri shqiptarëve nga një parti politike do të ishte lajthitje në rastin më të mirë dhe në më të keqin një gabim shumë i rëndë. Jo vetëm që nuk mund të vendoset një kandidat një njeri i tillë por i bëj thirrje Prokurisë dhe shërbimit informativ kombëtar që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë shfaqje të tilla që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.”, tha ai.
Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si gabim vendimin e Shpëtim Idrizit për daljen vetëm në zgjedhjet vendore 2023 dhe thirrjes së tij ndaj demokratëve për kandidatin e Berishës për Himarën. Duke iu përgjigjur pyetjes së Danjela Malokut, Berisha tha se ky qëndrim është në favor të kundërshtarëve të tij.
“Nuk kam asnjë lloj komenti, secili në vendimet e tij. Kjo thirrje jnëse e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë. Dhe ka bërë një gabim të panevojshëm.”- thotë Berisha.
Fred Beleri është vënë së fundmi në qendër të kritikave sa i takon së shkuarës së tij politike dhe fushatës së Vorio Epirit. Së fundmi, dy ditë më parë Taulant Balla u shpreh se Beleri është i përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën Beleri e ka mohuar ndwrsa shtoi se do e dërgojë në Gjykatë për shpifje.
“Pas deklaratave të pavërteta të bëra ndaj meje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dua të sqaroj opinionin publik se asnjë shpifje nuk do të më ndalojë nga gara elektorale e 14 majit, ditë kur himariotët do ti japin fund qeverisjes 12-vjeçare të PS-së në Bashkinë e Himarës.
Para pak ditësh, nga qyteti i Fierit, Taulant Balla tha se unë jam “një nga personat e dënuar me vendim gjykate për masakren e Peshkëpisë". Kjo deklaratë e Ballës, e cila ndonëse në kuadër të sulmit të tij të zakonshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Sali Berisha, tenton që të njollosë emrin tim duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje.
Deklaroj se këto shpifje ndaj meje, nuk janë gjë tjetër, veçse një përsëritje në vazhdën e shpifjeve dhe gënjeshtrave të bëra prej vitesh ndaj personit tim, duke u përpjekur të më përfshijnë me një ngjarje me të cilën unë nuk kam asnjë lidhje. Mendoj se z.Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj meje, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen penale për shkak se: “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja ime me ngjarjen në fjalë”. Çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo deklaratë e z. Balla tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë. Z. Balla do të marrë përgjigjen e merituar për këtë shpifje të artikuluar prej tij, pikësepari në rrugë ligjore dhe pastaj edhe në datën 14 maj nga gjithë komuniteti himariot!
Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri më shpalli mua të pafajshëm, pasi nuk gjeti asnjë provë që të tregonte se unë isha i përfshirë në atë ngjarje, ndryshe ka vepruar me Taulant Ballën. Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se z.Balla është dënuar nga Gjykata për shpifje.
Një person i cili rezulton me vendim gjykate se është një shpifës dhe gënjeshtar, nuk e ka për asgjë që të hedhë baltë mbi figurën time. Kam vendosur që menjëherë t’i drejtohem Gjykatës në mënyrë që shpifësi të vuajë pasojat e ligjit përsëri. Gjej rastin që nëpërmjet ketij komunikimi publik gjithashtu të dërgoj një mesazh për të gjithë ata, që tani, apo në të ardhmen do përpiqen ta kthejnë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Himarës në një luftë balte, shpifjeje dhe përçarjeje me qëllim justifikim e dështimit të qeverisjes socialiste në Bashkinë e Himarës . Dua të theksoj se perballë qeverisjes së kalbur dhe dështimeve të kryebashkiakut 12-vjeçar në largim, alternativa jonë fituese e pastër dhe e ndershme gjithmonë në shërbim të komunitetit himariot nuk do të përbaltet nga shpifje të këtij lloji. Më 14 maj 2023, qytetarët e Himarës do të gjykojnë projektin dhe ditët e mandatit dymbëdhjetëvjeçar të kryebashkiakut aktual. Ata do t’i japin një përgjigje me votë të lirë për të gjitha dështimet e socialistëve që prej 12 vitesh nuk kanë bërë asgjë për Himarën.”- thotë Beleri.
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i ka kthyer një replikë në distancë akuzës për shpifje nga kandadidati i Berishës për Himarën, Fredi Beleri. Sipas Ballës, Beleri është i dënuar për masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën kandidati i Berishës për Himarën e mohon, madje e akuzon për shpifje. I pyetur nga gazetarët Balla e riktheksoi akuzën e tij, ndërsa shtoi se ka shkelur pastër sovranitetin e vendit.
“Unë gjithmonë e përshëndes faktin kur ka një akuzë nga njëra palë, pala tjetër i drejtohet gjykatës për shpifje. Nëse mendoj që gënjej, referojuni njoftimeve të policisë. Ditën që PD e Shqipërisë vendos kandidat një person ndaj të cilit është ngritur akuzë për një grup që ka sulmuar e vrarë ushtarakë shqiptarë mendoj se na gjykon populli shqiptar. Një gjë ta dini, Sali Berisha, do të vinte dita që të kandidonte dhe këtë soj, nuk është e rastësishme por fundi i hidhur i një personi që tradhtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e tij të parë në pushtet. Ka 2 kandidatë, një të PD e një të foltores. I drejtohem çdo kandidati, është në turpin e PD që të kenë një person si Fredi Beleri, i dënuar për një ngjarje të rëndë dhe shkelje e pastër e sovranitetit të Shqipërisë. Nëse kthehemi në 1994, merrni deklaratat e Sali Berishës. Turpi është çfarë ka thënë atëherë dhe sot në 2023 e merr dhe e vë kandidatin e vet.”- tha Balla.
Po tradhtare esht Naku! Non Grata me Putinin.Kim Jongun,sikur edhe Hitleri te ishte gjalle dote bashpunonte per te keçen e Shqiptareve me to, veç qe Rama mos te fitoje.
PërgjigjuGreku mezi e gjeti kete fredin. E rriti , e trajnoi ne Greqi , tani ju pse i prishni pune ? Nese ai nuk fiton, Gteqia himbet te pakten 1 million euro te harxhuara.
Përgjigjuedhe ju socialistet e shpallet opoziten tradhtare. jeni ne rregull ju?
Përgjigju