Thirrja për të mos votuar Fredi Belerin, Idrizi: Ka qëndrime antishqiptare

27 Shkurt 2023, 12:57| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 12:59

  • Share

1677314219_maxresdefault.jpg

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, është ndalur sërish sot në thirrjen që i ka bërë për të mos votuar Fredi Belerin si kandidat të Himarës, Idrizi tha se nuk mund të kandidojë në një zonë që nuk është minoritare. Për më tepër, duke pasur parasysh edhe faktin që nisi fushatë me flamurin e Vorio-Epirit, Idrizi tha se Beleri ka qëndrimi antishqiptare.

“Ne asnjëherë nuk kemi bërë thirrje simpatizantëve të një partie se për këtë votojnë por jam i keqardhur ku në një marrëveshje me Berishën dhe Dulen, për t’i lënë PBDNJ kontraston në vendim për sa i përket Himarës. Himara nuk është zonë minoritare edhe këtë e ka thënë edhe Berisha para pak kohësh. Nuk ka asnjë punë që në një bashki shqiptare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Është e palogjishme që në një bashki jo minoritare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Akoma lë më shumë për të dëshiruar që kandidati të jetë Fredi Bejleri i cili është një person i njohur për rekorde dhe qëndrime antishqiptare. Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit.”, tha ai në një intervistë për ABCnews.

Idrizi apeloi apeloi autoritetet që të merren me këtë çështje.

“T’ia vendosësh këtë njeri shqiptarëve nga një parti politike do të ishte lajthitje në rastin më të mirë dhe në më të keqin një gabim shumë i rëndë. Jo vetëm që nuk mund të vendoset një kandidat një njeri i tillë por i bëj thirrje Prokurisë dhe shërbimit informativ kombëtar që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë shfaqje të tilla që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘I përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë’, Beleri 'fut në sherr politikën': Përballemi në gjykatë për shpifje! Balla: Ka shkelur sovranitetin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?