Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se sot Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit.
Me bindjen se Kodi i Ri Zgjedhor do të sjellë zgjedhjet më demokratike, Balla i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat ai i quan të panevojshme, pasi tashmë janë përmbyllur të gjitha pikat e marrëveshjes.
"Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare. Se bashkë kemi votuar shumë çështje të rëndësishme. Nuk flas për ndonjë deputet që është riregjistruar te SHPK e Monika Kryemadhit por përgjithësisht deputetët e opozitës parlamentare më kanë mbështetur.
Sot Kuvendi pas seancës së kaluar përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit, dhe garanton zgjedhje të lira demokratike. Zgjedhjet e 25 prillit jam i bindur se do të jenë më demokratiket. I bëj thirrje PD që nga ky moment të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat si bëjnë mirë procesit zgjedhor , i bëj thirrje LSi ta përshëndesë vendimin e Kuvendit për të votuar të gjithë kuadrin ligjor të 5 qershorit.
Një pjesë e opozitës parlamentare e ka mbështetur këtë marrëveshje. Falë marrëveshjes me oopozitën ne kemi mundësi sot që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë por edhe për kandidatët që ndodhen në atë parti. Në fund por dhe më e rëndësishmja dua tu uroj të gjithë deputetëve gëzuar festat. Gëzuar krishtlindjet për besimtarët, qoftë një vit i mbarë", tha Balla.
Lajmi kryesor:
Kuvendi mbyll sesionin/Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI! Ruçi porosit: Respektoni masat anti-COVID! Balla: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket
//ReportTv.al