Kuvendi mbyll sesionin/Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI! Ruçi porosit: Respektoni masat anti-COVID! Balla: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket

23 Dhjetor 2020, 10:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 17:37

  • Share

TIRANË- Këtë të mërkurë, 23 dhjetor, Kuvendi mbajti seancën e fundit plenare për vitin 2020. Kuvendi ka mbyllur ditën e sotme punimet për kët sesion parlamentar për tu rikthyer më 18 janar. Teksa dha njoftimin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk harroi që të apelonte qytetarët që të respektojnë protokollin anti-covid. Kuvendi mori sot një sërë vendimesh të rëndësishme. 

Në votimet e fundit për këtë vit, Kuvendi zgjodhi me 100 vota kryetaren e re të ILDKPKI, Evgjeni Bashari. Akti Normativ për ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, që i hap rrugë trajtimit të veccantë të familjeve që humbin njerëzit aksidentalisht në operacionet e policisë, u miratua me 99 vota pro dhe 5 kundër. Ligji për "Prokurimin publik" u miratua me 91 vota pro. Kuvendi gjithashtu miratoi me 95 vota pro shtyrjen e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në seancën e sotme plenare u miratua gjithashtu edhe ligji për trajtimin e veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Ky ndryshim kaloi me 97 vota. Ndryshimet në Kodin  Penal u miratuan me 91 vota pro dhe 9 kundër. Në ndryshimet për Kodin Penal u shtua sot një amendament që ka të bëjë me faljen e të akuzuarve për krime zgjedhore që denoncojnë të tjerë.

Kuvendi gjithashtu vendosi edhe për miratimin e strukturës organizateve, organikës dhe pagat për KPA, KPK dhe ILD.  Deputetët zgjodhën me 92 vota Violeta Niklekën si anëtare të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Merita Bejtja u zgjodh INspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë me 95 vota pro.

Seanca parlamentare nisi me një ankesë të deputetit Kujtim Gjuzi se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Edi Rama. Përgjigjen ia dha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i tha se kërkesa ishte formuluar gabim, madje e ka quajtur anti Kushtetuese pyetjen drejtuar Ramës "se përse ke shkuar për vizitë te familja Rasha". Një gjë e tillë është e patolerushme tha Ruçi, pasi askush nuk mund t'ia ndalojë as Ramës e asnjë qytetari se ku do të shkojë për ngushëllim.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa po raportonte punën për Institucionet e Pavarura, pati pakënaqësi për deklarata e disa prej krerëve të këtyre institucionet mbi deklaratat e bëra, veçanërisht gjatë protestës për Klodian Rashës. Ajo u drejtua duke thënë se "duhet të bëjnë punën sipas ligjit, në të kundërtën nëse kanë aspirata politike t'i drejtohen një partie politike e të garojnë në 25 prill.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat ai i quan të panevojshme, pasi tashmë janë përmbyllur të gjitha pikat e marrëveshjes.

( Kliko këtu ) Akti i plotë normativ i kuvendit

Ora 13:53
Kuvendi mbyll sesionin parlamentar/ Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI

1608728700_EVGJENIBASHARI.jpg

Kuvendi ka mbyllur ditën e sotme punimet për kët sesion parlamentar për tu rikthyer më 18 janar. Teksa dha njoftimin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk harroi që të apelonte qytetarët që të respektojnë protokollin anti-covid.

Në votimet e fundit për këtë vit, Kuvendi zgjodhi me 100 vota kryetaren e re të ILDKPKI, Evgjeni Bashari.

Ora 12:34
Balla thirrje opozitës: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket! Sot përmbyllim të gjitha pikat e 5 qershorit! Hiqni dorë nga retorikat e panevojshme

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se sot Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit.

Me bindjen se Kodi i Ri Zgjedhor do të sjellë zgjedhjet më demokratike, Balla i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat ai i quan të panevojshme, pasi tashmë janë përmbyllur të gjitha pikat e marrëveshjes.

"Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare. Se bashkë kemi votuar shumë çështje të rëndësishme. Nuk flas për ndonjë deputet që është riregjistruar te SHPK e Monika Kryemadhit por përgjithësisht deputetët e opozitës parlamentare më kanë mbështetur.

Sot Kuvendi pas seancës së kaluar përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit, dhe garanton zgjedhje të lira demokratike. Zgjedhjet e 25 prillit jam i  bindur se do të jenë më demokratiket. I bëj thirrje PD që nga ky moment të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat si bëjnë mirë procesit zgjedhor , i bëj thirrje LSi ta përshëndesë vendimin e Kuvendit për të votuar të gjithë kuadrin ligjor të 5 qershorit.

Një pjesë e opozitës parlamentare e ka mbështetur këtë marrëveshje. Falë marrëveshjes me oopozitën ne kemi mundësi sot që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë por edhe për kandidatët që ndodhen në atë parti. Në fund por dhe më e rëndësishmja dua tu uroj të gjithë deputetëve gëzuar festat. Gëzuar krishtlindjet për besimtarët, qoftë një vit i mbarë", tha Balla.

Ora 11:29
Myslim Murrizi: Shqiptarët kërkojnë mbrojtje dhe drejtësi nga shteti! Aktet normative për dëmshpërblime janë akte të turpshme

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi e ka konsideruar të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblim të familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht nga operacionet e policisë.

"Nuk dua të bëj politikë me fatkeqësinë e asnjë familjeje shqiptare, nuk i përkas individëve të politikës meskinë e që për vota i drejtohen me 'turra lotësh' familjeve në këto 30 vite.  Kjo në funskion të një grushti votash më shumë.  Akte normative për të dëmshpërblyer familjet që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi", tha Murizi.

Duke folur për ligji për prokuorimet publike Murrizi tha se lufta kundër korrupsionit nuk kërkon ligje më shumë sesa vullnet.

"Nuk besoj se ka pasur handikap në ligj që ka lejuar korrupsionin. Unë besoj se ka munguar vullneti për të mos futur duart në paratë publike. Ky ligj nuk kërkon shumë rreshta por kërkon që të mos ketë të pangopur, të babëzitur, të pafytyrë dhe me grykësi të pashoqe", tha Murrizi.

Ora 11:00
Mbështetja financiare për familjen e Klodian Rashës/ Denaj: T'i qëndrojmë pranë në momente të vështira

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilja Denaj në fjalën e saj në Kuvend foli për ndryshimet e parashikuara në ligjin për sigurimet sëhoqërore, ndryshime që erdhën pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodjan Rasha.

"Në prezantimin e këtij akti normativ në radhë të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Rasha. Ky akti normativ synon t'i qëndrojmë sa më pranë familjes në këtë moment të vështirë.  Qeveria ka propozuar që të shikohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjet e personit që humb jetën nga një situatë e tillë", tha Denaj.

Ministrja tha gjithashtu se pandemia frenoi procesin e rivlerësimit të pasurive ndaj është propozuar edhe shtyrja.  

Ora 10:47
Deklaratat për protestën e Klodianit/ Spiropali: Krerët e institucioneve të pavarura të jenë të paanshëm, ose nëse kanë aspirata politike t'i bashkohen një partie në 25 prill

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa po raportonte për punën e institucioneve të pavarura, u drejtua me një mesazh krerëve të tyre. Duke mos përmendur emër konkret, Spiropali tha se drejtues të këtyre institucioneve duhet të jenë të pavarur në deklarata e tyre ose në të kundërtën nëse kanë aspirata politike, le të garojnë në zgjedhje.

"Duke qenë se nga këto institucione pritet në paanshmëri, jo vetëm në zbatimin e ligjit, por edhe në perceptimin publik, duke qenë se javëve të fundit dhe të protestave kemi dëgjuar deklarata që mund të konsiderohen si të papërshtatshme nga disa përfaqësues e drejtues të institucioneve të pavarura, ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me mbështetjen që ka në bashkëpunimin dhe transparencën, të bëjnë në mënyrë strikte detyrën para ligjit dhe nëse funksionarë apo drejtues të tyre kanë aspirata politike për 2021 dhe për zgjedhjet do ishte më e ndershme që t'i drejtohen partive politike për të garuar, ne në drejtim të tyre e kemi bërë punën dhe presim të njëjtën gjë", tha Spiropali.

Ora 10:35
'Pse ke shkuar te familja Rasha'/ Ruçi-Gjuzit: S'mund t'i ndalosh kryeministrit as me zakon e as me ligj se ku do të shkojë për ngushëllim

Pasi deputeti i opozitës parlamentare në një kërkesë të drejtuar Kuvendit, Kujtim Gjuzi i kishte dërguar një kërkesë me pyetje Kuvendit për ministrin e Brendshëm dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilave kërkonte 'llogari' sepërse kishte shkuar për vizitë në familjen e të riut që u vra nga policia, Klodian Rasha. Një pyetje e tillë për kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi është anti-Kushtetuese sepse askush nuk mund t'i ndaloj kryeministrit apo qytetarit se ku do të shkojë për ngushëllim. 

"Lidhur me kërkesën që parashtroi deputeti Gjuzi, kërkesa është bërë të premten vonë, mua më ka ardhur të hënën. Kërkesa ka dy probleme, e para është vendosur lartë ministrit dhe kryeministrit. Kërkesa i bëhet o ministrit o kryeministrit. Mësoni të bëni kërkesën sipas rregullores, pyetjet janë për ministrin përjashto një pyetje që është 'pse ke shkuar për vizitë te familja e të ndjerit', sipas kësaj është anti-Kushtetuese kjo pyetje. S'mund t'i ndalosh kryeministrit dhe qytetarit as me zakon e as me ligj se ku do të shkojë për ngushëllim, prandaj kërkesa sipas rregulloresh është formuluar, i është drejtuar ministrit përkatës dhe në kohën e duhur do të bëhet".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 23/12/2020 13:21

    gjuzi is a joke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?