Deklaratat për protestën e Klodianit/ Spiropali: Krerët e institucioneve të pavarura të jenë të paanshëm, ose nëse kanë aspirata politike t'i bashkohen një partie në 25 prill

23 Dhjetor 2020, 10:47| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 11:06

  • Share

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa po raportonte për punën e institucioneve të pavarura, u drejtua me një mesazh krerëve të tyre. Duke mos përmendur emër konkret, Spiropali tha se drejtues të këtyre institucioneve duhet të jenë të pavarur në deklarata e tyre ose në të kundërtën nëse kanë aspirata politike, le të garojnë në zgjedhje.

"Duke qenë se nga këto institucione pritet në paanshmëri, jo vetëm në zbatimin e ligjit, por edhe në perceptimin publik, duke qenë se javëve të fundit dhe të protestave kemi dëgjuar deklarata që mund të konsiderohen si të papërshtatshme nga disa përfaqësues e drejtues të institucioneve të pavarura, ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me mbështetjen që ka në bashkëpunimin dhe transparencën, të bëjnë në mënyrë strikte detyrën para ligjit dhe nëse funksionarë apo drejtues të tyre kanë aspirata politike për 2021 dhe për zgjedhjet do ishte më e ndershme që t'i drejtohen partive politike për të garuar, ne në drejtim të tyre e kemi bërë punën dhe presim të njëjtën gjë", tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvendi mbyll sesionin/Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI! Ruçi porosit: Respektoni masat anti-COVID! Balla: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?