Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar se si një deputete e opozitës kishte marrë në seancën plenare të së enjtes brenda në sallë, një flakadan. Sipas tij, këtë flakadan do ta shkrepte deputeti Edmond Spaho.
"Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend. Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho. Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”, nuk ndodhi gjë", tha Balla.
“Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend”, vijoi ai.
Kujtojmë që në seancën plenare të së enjtes, u krijua sërish kaos për shkak të përjashtimit të disa deputetëve të tjerë të PD. Ndërkohë që paralelisht jashtë Kuvendit u mbajt edhe protesta e radhës e opozitës.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së/ Balla: Do të merren masa për këdo që bllokon foltoren! S'tërhiqemi nga ligji për amnistinë fiskale
M.Q./ReportTv.al