Politikë

Balla-opozitës: Respektoni rregulloren e Kuvendit

29 Shtator, 13:36| Përditesimi: 29 Shtator, 13:45

  • Share

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ka tërhequr vëmendjen deputetëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e kuvendit.

Balla tha fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës. Ndërsa thumboi edhe Jorida Tabukun, për të cilën tha se nuk iu durua dot për çështjet që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve.

“Në seancën e kaluar kam kërkuar, kam marrë fjalën ku në bazuar që në procesverbal kam kërkuar respektimin e rregullores.  Kam cituar se seanca plenare fillon me votimin e procesverbalit të seancës së kaluar. Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që nuk kanë thënë asnjë fjalë për fjalën e tyre në seancën e shkuar. Dhe për herë të parë në kaq vite, ka precedentë që nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk ka pasur diskutime në pikë të rendit të ditës.

Fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një. Ne kemi pasur një diskutim frutdhënës në Konferencën e Kryetarëve, dhe dëgjova këtu një deputete që iu referua kësaj çështje, por nuk iu durua dot të kalonim tek kjo çështje dhe e mori fjalën për procesverbal. Tani pak durim, se për atë pikë janë të autorizuar krerët e grupeve parlamentare”, tha Balla në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


A.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?