Politikë

Balla-Tabaku ‘transferojnë’ replikat e Kuvendit dhe në Strasburg/ Ministri: Reformën Zgjedhore ta fillojmë në shtator! Deputetja: Duhej ta kishe bërë 10 vite më parë

18 Qershor, 16:32| Përditesimi: 18 Qershor, 18:45

  • Share

 

Ministri  për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryretarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Balla ka thënë se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do duhet një konsesus dhe pala që ai përfaqëson është e hapur që të nisi në Shtator. Nga ana tjetër Tabaku tha se puna për Reformën Zgjedhore do duhet të fillonte 10 vite më parë dhe jo në shtator.

Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin.  Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.

Tabaku: Nga 2013 Shqipëria nuk ka trajtuar rekomandimet prioritare te ODIHR, në parlament nuk është diskutuar kjo reformë e plotë. Ajo që kemi bërë vitin e kaluar ka qënë thjesht zbatim i vendimt të Gjykatës Kushtetuese që ishte vonuar me një vit. Të gjitha rekomandimet prioritare nuk janë trajtuar dhe kjo detyrë nuk duhet të fillojë në shtator por duhet të kishte filluar 10 vite më parë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen në mënyrë konsensuale, jo siç e bëri kjo qeveri në 2021-shin.


Lajmi kryesor:

PD ‘avazin’ edhe në PE, ankohet për 11 majin e SPAK: Duhet reformë e re zgjedhore! Balla: Zgjedhjet konkurruese, të vendosur për të hyrë në BE


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?