STRASBURG- Debatet e opozitës dhe mazhorancës u zhvendosën nga salla e parlamentit shqiptar tek ai evropian, në Strasburg. Për PD-në, takimi i 19-të i komitetit të Stabilizim Asociimit me BE-në u pa si platforma e duhur për të vijuar ankesat për 11 majin.
Deputetja Jorida Tabaku tha se duhet një reformë e re zgjedhore, ndërsa akuzoi PS se e ka vonuar për vite me radhë. Përgjigjen e mori nga Taulant Balla i cili u shpreh i gatshëm të nisin nga puna që në shtator, ndërsa theksoi se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se janë të vendosur për të hyrë në BE.
"Raporti i OSBE/ODIHR flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Më vjen keq të them se në 12 vitet e fundit, Parlamenti Shqiptar nuk ka qenë në gjendje të realizojë një reformë zgjedhore të plotë.
Gatishmëria për një reformë të re zgjedhore nga mazhoranca, erdhi."-tha Tabaku"Zgjedhjet në Shqipëri morën vlerësimin e OSBE/ODIHR. Ne jemi gati për të vijuar me reformën elektorale, fillojmë me depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në kodin elektoral për mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Evropian. "-tha Balla.
Kritikat e opozitës për zgjedhjet u lidhën edhe me punën e SPAK, ndaj të cilit Gazment Bardhi është i sigurt që ushtrohet presion politik.
"SPAK ngriti një Task Force për të monitoruar krimet zgjedhore. Por fakti është se më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre,” Që nga ai moment, prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren. Pyetja ime për Komisionin Evropian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër?"-tha Bardhi.
Komisioni Evropian përgjigjen e ka të qartë, SPAK-u për ta është institucioni më i besueshëm në vend.
"Reforma në drejtësi të jetë një proces i pakthyeshme, arritjet të ruhet, por të konsolidohet, të ruhet pavarësia e SPAK. SPAK është institucioni më I besuar në vend që ka luajtur një rol kyç për negociatat."-tha Brettel
"Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit evropian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Tek detyrat BE nuk lë asnjë hapësirë për diskutim, sidomos tek gjyqësori dhe anti korrupsioni."-tha Michalcova.
Nga ana tjetër Brettel përfaqësuesja e KE-së theksoi se:
"Në shtator dhe tetor me legjislaturën e re presim të ketë një sërë paketash legjilslative duke përfshirë këtu për punën antikorrupsion, konflikti I interesit, media, drejtësia, paketa ligjore për anëtarët jo magjistratë të KLGJ-së dhe KLP-së. Ju e dini se çfarë pritet prej jush."-tha Brettel.
Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale.
Fjala në Strasburg:
Mjedisi mediatik në Shqipëri duket qartësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR që ka qënë problematik edhe gjatë zgjedhjeve qe sapo kaloi Shqiperia. Raporti qartë se “Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve janë dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura nga kontrata qeveritare”.
“Përqendrimi i pronësisë së medias më tej minon pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR EOM, pronësia e disa prej shtëpive më të mëdha të shitjes së reklamave nga interesa politike pengon shpërndarjen e drejtë të të ardhurave nga reklamat, ndërsa mungesa e matjes së besueshme të audiencës pengon shpërndarjen transparente dhe të përgjegjshme të reklamave publike”shkruhet në raport.
Me pak fjalë në Shqipëri, qytetarët nuk morën dot informacion objektiv, pasi siç vë në dukje OSBE/ODHIR në raportin paraprak: “Shumica dërrmuese e mediave perceptohen të jenë të lidhura me partinë në pushtet.”
Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok – një ndalim i gjerë që është i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të misionit të ODIHR, kjo ndalesë pati ndikim shtesë negativ në aftësinë e të gjithë kandidatëve, përfshirë partitë jashtëparlamentare, për të bërë fushatë në kushte të barabarta. Shoqatat e gazetarëve e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sepse qartësisht jemi para shkeljeve të të drejtave kushtetuese.
Në përfundim, ambienti i kufizuar mediatik dhe dështimi për të zbatuar në mirëbesim kërkesat ligjore i privuan votuesit nga një informacion i pavarur, i larmishëm dhe i thelluar mbi garën zgjedhore.
Problem serioz në Shqipëri ngelet kushtet për të garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. Rrjeti Safe Journalist për Ballkanin Perëndimor ka monitoruar këtë ceshtje dhe ka nje rritje te dhunes ndaj gazetarëve këto dy vitet e fundit, 45 raste në 2024 dhe 6 mujori i pare i 2025 shënin 22 raste.
Institucionet shtetërore nuk mundësojnë marrjen e informacionit zyrtar nga gazetarët, duke krijuar shumë probleme në standardin e transparencës dhe llogaridhënies dhe në pamundësimin e punës së medias.
BE kërkon dialogun e strukturuar dhe adaptiminne direktivës Anti Slapp por nuk ka progres në këtë drejtim.
Në studimin e bërë nga Scidev, gazetarët përmendën mbrojtjen e pamjaftueshme ligjore (74.1%), ndërhyrjen politike (71.9%), mungesën e mbështetjes institucionale brenda redaksive të tyre (62.6%), presionin ekonomik nga pronarët dhe reklamuesit (59%), dhe përgjigjet e dobëta institucionale nga forcat e rendit dhe gjyqësori (53.2%) si kërcënimet më urgjente për sigurinë dhe pavarësinë e tyre profesionale.
Qartësisht gjatë zgjedhjeve po edhe në periudha normale, Shqipëria nuk ja ka dalë të krijoj një mjedis të lirë për mediat dhe gazetarët. Qeveria e ka përdorur dhe e përdor lidhjen me mediat nëpërmjet pronarëve të tyre dhe interesave ekonomike si një zgjerim të paradhomave qeveritare të propagandës për qëllime politike.
Andreas Schieder kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian AFET në Parlamenti Europian ka thënë se Shqipëria ka bërë përparime në raport me integrimin. Nga ana tjetër Schieder u ndal konkretisht dhe një problem që sipas tij është shqetësues, koha që institucionet e drejtësisë kanë mes paraburgimit dhe kohës së gjykimit, që sipas tij duhet të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që çështjet të kenë përfundim.
"Kjo është ajo diplomacia parlamentare, që njihet tashmë që dhe ndonjëherë dhe keqkuptohet, por që në fakt është një platformë shumë e rëndësishme për të shkëmbyer ide, por edhe që gjerat të ecin përpara. Këto janë ato gjërat e mira, në veçanti kur ne flasim për zgjerimin, PE ka qenë një nga shtysa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në ato momente, kur kjo për Komisionin nuk ka qenë përparësi.
Ne në Komisionin e Jashtëm kemi sjellë raportin që u votua, disa prej jush keni qenë të pranishëm atje nga parti të ndryshme politike. Unë kam shkuar kam bërë takime me partitë politike në Shqipëri, me PS, me PD me shoqërinë civile dhe me zonjën Dhuka. Deri tani kemi hapur 24 kapituj kjo është shumë e suksesshme dhe tani është shumë e rëndësishme që të mbyllen dhe të zbatohen.
Kemi tre çështje kryesore.
E para ka të bëj me luftë kundër korrupsionit, institucioni që është ngritur, SPAK, por natyrisht ajo që presin ata është që dhe sistemi i drejtësisë të jap përgjigje për gjykimet që do të vinë dhe që periudha e paraburgimit deri në gjykim të jetë sa më e shpejtë dhe kjo duhet të reflektohet."-tha Schieder.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit shqetësimin për farsën elektorale të 11 Majit.
Bardhi theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa sipas tij ka regres dhe cenim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.
Fjala e plotë:
Shqipëria hapi negociatat, në një proces që bën bashkë mazhorancën dhe opozitën. Ajo që na ndan është nëse ky proces do të jetë një proces që e bën Shqipërinë si Europa, apo do të mbyllim sytë kur Shqipëria bën hapa pas në standardet minimale të një shteti demokratik.
Më 11 Maj, Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk reflektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër, Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas.
Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cenim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.Në 30 Prill, 2 javë përpara zgjedhjeve GJKKO nxorri sigurisht në mënyrë të fshehtë 52 urdhër-arresti ndaj një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që është në grupin kriminal të drogës në qarkun e Durrësit. Për çudi prokuroria vonoi për 20 ditë urdhër arrestet e këtij grupi kriminal opozita denonconte përditë përfshirjen e këtyre trafikantëve në zgjedhje, në ndihmë të partisë në pushtet. te fjala e dyte e bardhit ke dhe kete qe nuk eshte zbardhur te pjesa e bardhit qe eshte cuar ne grup qe mund tju duhet.
Raporti paraprak i OSBE-ODIHR thekson:
- Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e margjinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
- Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim.
- Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.
- Disa llogari [në rrjetet sociale] të palëve të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplifikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TikTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.
- Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.
- Dita e zgjedhjeve… pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përveç kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.
Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendet kandidate të BE-së. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendosë në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka pasur vetëm një raport të ngjashëm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi.
Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkalojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë progres as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektorë të tjerë themelorë, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sigrid Brettel përfaqësuesja e Komisionit Europian në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg ka theksuar në fjalën e saj rëndësin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër ai ka thënë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri duhet të ruhet pavarësia e tij.
“Kemi 4 grupkapituj të hapur dhe jemi në prag të 5-tit, jemi në një moment të paprecedent jo vetëm nga pala e Shqipërisë, por edhe nga BE. Ecuria për sundimin e ligjit ka qenë kyçe për ta bërë këtë gjë e në veçanti, është vijimësia e reformës në drejtësi si dhe rezultatet e mira të SPAK. Shqipëria nuk duhet të lërë mënjanë nevojën që ka për të vijuar reformat në sundimin e ligjit, për të përmbushur të gjitha ato standarde krahasuese dhe tranzitore dhe këtu puna e Kuvendit është kyçe. Në shtator dhe tetor me legjislaturën e re presim të ketë një sërë paketash legjislative duke përfshirë këtu për punën antikorrupsion, konfliktin e interesit, median, drejtësinë, paketën ligjore për anëtarët jo magjistratë të KLGJ-së dhe KLP-së. Ju e dini se çfarë pritet prej jush. Presim që këto gjëra të trajtohen me legjislaturën e re. Reforma në drejtësi të jetë një proces i pakthyeshëm, arritjet të ruhen, por të konsolidohen, të ruhet pavarësia e SPAK.SPAK është institucioni më i besuar në vend, dhe dua të theksoj rolin kyç që ka luajtur ky institucion për negociatat. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Fokusi këtu duhet të jetë në fuqizimin e zinxhirit të sundimit të ligjit dhe zbatimit duke nisur nga BKH-ja, specializimet e ndryshme, por edhe integriteti dhe kapacitetet e policisë. Liria e medias, mbrojtja e gazetarëve duhet të fuqizohen, pavarësia e transmetuesit publik, pluralizëm dhe transparenca e financimit të mediave.Misioni i ODIHR na dha një panoramë për zgjedhjet. Aspekti pozitiv i zgjedhjeve ishte vota e diasporës, por edhe bashkëpunimi midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Për përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore nga partia në pushtet, janë gjëra që janë shprehur në raportin e ODIHR, Komisioni po e ndjek nga afër këtë gjë dhe i shikojmë këto mangësi nga afër dhe po ndjekim gjithashtu rinumërimin në Tiranë dhe Fier.Inkurajojmë autoritetet shqiptare që rekomandimet e ODIHR duhet të merren patjetër parasysh. Afatet janë ambicioze por të arritshme me punë dhe vullnet nga të gjitha palët.”-tha Brettel
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryretarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Balla ka thënë se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do duhet një konsesus dhe pala që ai përfaqëson është e hapur që të nisi në Shtator. Nga ana tjetër Tabaku tha se puna për Reformën Zgjedhore do duhet të fillonte 10 vite më parë dhe jo në shtator.
Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.
Tabaku: Nga 2013 Shqipëria nuk ka trajtuar rekomandimet prioritare te ODIHR, në parlament nuk është diskutuar kjo reformë e plotë. Ajo që kemi bërë vitin e kaluar ka qënë thjesht zbatim i vendimt të Gjykatës Kushtetuese që ishte vonuar me një vit. Të gjitha rekomandimet prioritare nuk janë trajtuar dhe kjo detyrë nuk duhet të fillojë në shtator por duhet të kishte filluar 10 vite më parë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen në mënyrë konsensuale, jo siç e bëri kjo qeveri në 2021-shin.
Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka marrë fjalën e tij në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Strasburg. Bardhi i është drejtuar përfaqësueses së KE-së duke thënë se SPAK a ka ndërrmarë veprime konkrete në zgjedhje apo ka vetëm strategji të bukura në letra. Nga ana tjetër Bardhi ka cituar dhe Kryeministri Rama që sipas tij në zgjedhje ka kërkuar që të ndalohet puna e task forcës së SPAK.
Përfaqësuesja e Parlamentit Europian foli për ngritjen e një Task Force me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së. Kjo Task Force u ngrit për të monitoruar krimet zgjedhore dhe ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale për t’i luftuar ato. Ishte një veprim që duhej përshëndetur. Por fakti është se, më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një dalje publike, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre, mos cenoni të drejtat e qeverisë dhe mos ushtroni trysni ndaj administratës.Uroj të jetë lajthitja juaj e momentit” .
Që nga ai moment, më 20 shkurt 2025, e deri në përfundim të zgjedhjeve, rezultoi se jo vetëm që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk u panë më në terren, por nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore. Mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore. Pyetja ime për Komisionin Europian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra; në realitet, ka zero rezultate
Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE ka folur dhe deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku. Tabaku ka thënë në fjalën e saj se në Shqipëri në 12 vite parlamenti nuk ka arritur të bëjë një Reformë Zgjedhore të plotë. Nga ana tjetër Tabaku tha se duhet folur për problemet që sjellin zgjedhjet në Shqipëri.
Raporti flet për shkelje të kritereve të Kopenhagenit. Në 12 vite parlamenti nuk realizoi dot një reformë zgjedhore. Së pari, ju falënderoj shumë për mundësinë për të shkëmbyer mendime, edhe pse nuk është normale të kemi një seancë të tillë pas zgjedhjeve me parlamentin në largim, ndërkohë që parlamenti i ri fillon në shtator. Kisha disa çështje dhe pyetje lidhur me atë që ngritën si Komisioni ashtu edhe shërbimet e jashtme. Pas zgjedhjeve, sigurisht që gjëja më e rëndësishme për ne, si parti politike por edhe si parlament, janë çështjet që lidhen me zgjedhjet. E kam ndjekur me shumë interes raportin në Parlamentin Evropian, së bashku me disa kolegë të tjerë, dhe dua të falënderoj z. Schieder, por edhe z. Andriukovachev për atë raport dhe për punën e të gjitha grupeve politike, në veçanti për zgjedhjet. Dhe kjo lidhet gjithashtu me një pyetje për Komisionin dhe shërbimet e jashtme. Çështjet që janë ngritur në raportin e OSBE/ODIHR janë ndryshe nga çdo herë tjetër. Raporti flet për shkelje të kritereve të Kopenhagenit. Flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor. Flet për përdorimin e fondeve publike për zgjedhje, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Këto ishin zgjedhjet e para me negociatat e hapura, dhe unë besoj se kjo ishte një mundësi e humbur për Shqipërinë. Jo vetëm që kriteret e Kopenhagenit u shkelën, por edhe udhëzimet e Këshillit të Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, korniza për minoritetet kombëtare, udhëzimet e ODIHR për legjislacionin demokratik, si dhe disa konventa të tjera ku Shqipëria është palë. Më vjen keq të them se në 12 vitet e fundit, Parlamenti Shqiptar nuk ka qenë në gjendje të realizojë një reformë zgjedhore të plotë që të adresojë të gjitha këto çështje. Por përveç kësaj, shumë prej këtyre çështjeve lidhen me vullnetin politik. Si duhet të veprojmë dhe si ta nisim seancën e re në shtator, duke pasur parasysh që zgjedhjet dhe të drejtat themelore janë pjesë e klasterit të parë, të themeleve, i cili u hap i pari, por siç u njoh nga të gjithë këtu, duhet të mbyllet që integrimi dhe negociatat të ecin përpara? Së dyti, kemi diskutuar gjithashtu gjatë vizitës disa javë më parë në Parlamentin Evropian se Shqipëria ka një avantazh që asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka. Opozita ka mbështetur procesin e integrimit evropian. Opozita e ka mbështetur këtë proces jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete politike. Por ne duam që ky proces të përdoret realisht për të ndryshuar dhe transformuar vendin. Askush nuk ka nevojë për një proces integrimi ku gjërat ndodhin vetëm në letër, ndërkohë që standardet dhe normat demokratike nuk ndryshojnë në praktikë në vend. Kështu që thirrja ime për të gjithë pjesëmarrësit këtu është: ta përdorim këtë proces, së pari për të ndryshuar zgjedhjet, për të folur për problemet që patën zgjedhjet – dhe u gëzova shumë që Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme njoftoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të zhvillohet një mision fakt-mbledhës. Dhe së dyti, të shohim se si ky proces integrimi dhe anëtarësimi në BE do të përdoret për të përmirësuar zgjedhjet dhe për të vazhduar diskutimin rreth tyre. Këto ishin komentet e mia fillestare për këtë pjesë të parë të takimit. Faleminderit.-tha Tabaku.
Në fjalën e saj në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në Strasburg Suzana Melkalkova Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jashtëm në BE ka thënë se Shqipëria duhet vijojë ambicien e saj për të kryer detyrat në raport me integrimin e BE-së. Melkalkova tha se vendi ynë është pararojë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerësoi rolin e SPAK.
“Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit europian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë pr të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Siç ka thënë edhe Kaja Kallas për intergimin në BE nuk ka ndonjë qark të shkurtër dhe do të duhet të kryhen të gjitha detyrat. Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme. Skena politike e Shqipërisë vijon të jetë tejet e polarizuar. Kërkon konsensus dhe dialog të të gjitha partive politike. Kuvendi luan një rol të rëndësishëm.”-tha Melkalkova.
Përfaqësuesi i presidencës polake Lacki ka folur ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg.
Ai tha se Polonia vlerëson angazhimin aktiv të Shqipërisë në rrugën për integrimin e BE-së dhe nga ana tjetër inkurajon qeverinë shqiptare që të vazhdojë me vendosmëri dhe fokus te reformat.
"Vlerësojmë angazhimin aktiv që ka ky komitet për integrimin e Shqipërisë në BE. Realitetet e reja gjeopolitike theksojnë rëndësinë e BE-së. Presidenca polake është e angazhuar të ecë përpara me të gjitha vendet kandidate sipas kushteve dhe meritokracisë. Inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë me të njëjtin fokus dhe vendosmëri që keni treguar deri më tani. Presidenca polake si dhe ajo daneze do të vijojë në të njëjtën linjë. Inkurajojmë Shqipërinë të vendosë në zbatim reformat të rëndësishme si ajo në sundimin e ligjit, instucionet demokratike, liria e medias dhe të drejtat themelore. Për të ruajtur këtë ecuri duhet të ketë një dialog të brenshëm konstruktiv. Kuvendi ka një rol të rëndësishëm ashtu siç ka edhe shoqëria civile. Këshilli përgëzon Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikën e jashtme të BE dhe atë të sigursë. Është një sinjal i fortë dhe i qartë i rrugëtimit të Shqipërisë në BE."-tha Lacki
Komente
