Politikë

Stabilizim-Asociimi, Bardhi ‘shigjeton’ SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër! Rama i tha në zgjedhje prokuorëve se po lajthisni

18 Qershor, 16:23| Përditesimi: 18 Qershor, 18:37

  • Share

 

Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka marrë fjalën e tij në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Strasburg. Bardhi i është drejtuar përfaqësueses së KE-së duke thënë se SPAK a ka ndërrmarë veprime konkrete në zgjedhje apo ka vetëm strategji të bukura në letra. Nga ana tjetër Bardhi ka cituar dhe Kryeministri Rama që sipas tij në zgjedhje ka kërkuar që të ndalohet puna e task forcës së SPAK.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian foli për ngritjen e një Task Force me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së. Kjo Task Force u ngrit për të monitoruar krimet zgjedhore dhe ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale për t’i luftuar ato. Ishte një veprim që duhej përshëndetur. Por fakti është se, më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një dalje publike, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre, mos cenoni të drejtat e qeverisë dhe mos ushtroni trysni ndaj administratës.Uroj të jetë lajthitja juaj e momentit” .

Që nga ai moment, më 20 shkurt 2025, e deri në përfundim të zgjedhjeve, rezultoi se jo vetëm që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk u panë më në terren, por nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore. Mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore. Pyetja ime për Komisionin Europian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra; në realitet, ka zero rezultate


Lajmi kryesor:

PD ‘avazin’ edhe në PE, ankohet për 11 majin e SPAK: Duhet reformë e re zgjedhore! Balla: Zgjedhjet konkurruese, të vendosur për të hyrë në BE


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?