Politikë

Balla-Tabakut: Mos ik zonja deputete, je goc qyteti, nuk flet dot për fshatin! Ministri i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët, ti Ina fol për kastravecin

3 Korrik, 15:32| Përditesimi: 3 Korrik, 16:05

  • Share

 

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes së socialistëve sipas saj ka rënë bujqësia. Balla ka replikuar me batuta dhe ironi ndaj Tabakut dhe më pas ka vijuar edhe me deputeten Vokshi dhe Zhupa.

"Përpjekja për të gënjyer me shifra dhe pse nuk thua asnjë shifër, thua që ka rënë bujqësia, madje thua dhe një përqindje, pa e ditur nëse ato janë saktësuar, që ato janë mollë, dardha, kastraveca, domate, qingja, lopë. Mos ik zonja deputete, dëgjoj këtu me kujdes dhe shihi në Facebook. Eksportet bujqësore në 2025 kapin shifrën e 579 milionë euro ose tre herë më shumë se në vitin 2023, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës ne importonim 9 kg, tani importojmë 3 kg. Për kastravecin përgjigjesh ti Ina, jo unë. (I drejtohet Ina Zhupës). Përsa i përket investimeve, janë më shumë se 1 mijë projekte në fshatra. Ajo që na dallon është që në kohën tuaj nuk kishte agroturizëm, ndërkohë që jemi afër 1 mijë në këtë mandat. Fshati llafe nuk do, edhe këto gocat e qytetit që kanë qenë në qytet dhe që bëjnë sikur i qajnë hallin fshatit, duhet të dinë se nuk duhen llafe, por do vaditje."-tha Balla, 

Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal dhe te deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilës i tha se edhe nëse merr leksione, "nuk bëhet".

"Nuk e kam për ty, se mund të marrësh leksione gjithë jetën, nuk bëhesh. Nuk ka lektor në botë, me përjashtim të utarakut, nuk ka leksion që ti e perfeksion".-vijoi Balla. 

Më pas, Balla i ka kujtuar deputetëve demokratë Bashën.

"Por mos harroni, që po të dish pak matematikë, po ju, ju ka lënë Luli mangët të gjithëve, se prodhimi i Lulit jeni. 18 përqindshi… Jo ti Bujar, ti je prodhim ekstra. Apo rritet GDP-ja? Fakti që ka qendruar 18 përqind është rritur në vlerë nominale. Se e keni në 2039 kandidatë për Ministër Financash."-vijoi Balla. 


Lajmi kryesor:

Mbyllet pa ‘paqe’ seanca e fundit e Kuvendit, mungojnë Rama e Berisha! Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Gogu: Jemi afër 'agimit' të 2030


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?