Sociale

Ballokume Elbasani nga Pranvera Myrta me rastin e Ditës së Verës! Përbërësi sekret për shije unike

14 Mars, 09:05| Përditesimi: 14 Mars, 09:37

  • Share

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës. Teksa qyteti sot (14 Mars) ka veshur dekorin festiv, pasticierja Pranvera Myrta po përgatit ballokumet. Ajo tregon për Report TV se ka mësuar ta gatuajë prej 30 vitesh edhe pse është 47-vjece. Kjo tregon më së miri traditën e trashëguar nga gjyshet tek nënat e fëmijët në Elbasan.

“Kam gati 30 vjet që e gatuaj dhe është një nga ëmbëlsirat më të mira, atë Elbasani është gjëja më e mirë që ka”, u shpreh Pranvera Myrta.

E gjejmë Pranverën në kulmin e punës teksa përgatit ballokumet sipas recetës autentitike. Ajo ndan me disa detaje, siç janë përbërësit vezë, gjalp i freskët, miell misri. Por që ballokumja ta ruajë shijen, duhet të gatuhet në enë bakri dhe me lugë druri. Ndërsa përbërësi sekret është finja që merret nga hiri i zjarrit.

“E veçanta është gjalpi të cilët elbasanllinjt e quajnë tëlyn, po s’pati atë është kot ballokume nuk mund të quhet e tillë”, shprehet pasticierja.

“Për të bërë një masë ballokumje na duhen 8 kokrra veze, 500 gram gjalp 1 kg sheqer, 1 kg mjell misri dhe finja i jep ballokumes shkriftësinë”,shton ajo.

Festa pagane e ditës së verës, e quajtur edhe festa e luleve ka marrë përmasa kombëtare dhe prej vitesh është ditë pushimi. Njihet si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?