Kronikë

Pezullimi i fluturimeve, Balluku në Report TV: Organizatorët me prapavijë politike, janë kallëzuar në prokurori! Kulla e Kontrollit nën mbikëqyrje nga ushtria! Kemi një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt

7 Prill 2021, 17:48| Përditesimi: 7 Prill 2021, 19:32

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv sqaroi me detaje situatën që po ndodh aktualisht në Kullën e Kontrollit të Rinas që merret me monitorimin e hapësirës dhe trafiku ajror të Shqipërisë. Balluku tha se pezullimi i punës së kontrollorëve të trafikut ajror është një grusht shteti dhe se ka prapavijë politike, pasi disa persona që ndodhen aty janë të lidhur aktualisht me fushatën zgjedhore. Balluku tha se pas kësaj greve të jashtëligjshme qëndron Sali Berisha, i cili nxit këtë me qëllimin e vetëm që të mos lejojë zhvillimin e stërvitjes së NATO-s "Defender – Europe 21", të planifikuar më 26 prill.

Balluku ishte tepër e qartë ku sqaroi se kjo grevë nuk do të penalizojë as marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatët, pasi stërvitja ushtarake do të zhvillohet ashtu siç është parashikuar dhe se qeveria ka një plan që do të ndihmojë në zgjidhjen e shpejtë të situatës dhe rinisjen e fluturimeve. Për këtë grevë të jashtëligjshme ministrja Balluku tha se janë kallëzuar në prokurori organizatorët e saj që do të mbajnë përgjegjësi para ligjit për këtë dëm dhe penalizim që ata i sollën qytetarëve, shtetit dhe imazhit të vendit, duke tentuar të kërcënojnë me tekat dhe kërkesat  absurde të një elite që dhe në kohë pandemia marrin një pagë prej 2490 dollarësh në muaj për person.

Sipas burimeve për Report TV janë kallëzuar në prokurori 3 organizatorët e kësaj greve, që janë  kreu i sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror dhe dy kontrollorë të tjerë, të cilët më datë 12 prill do të japin edhe argumentet se pse kanë braktisur detyrën.Duke qenë se Kulla e Kontrollit është një ndërtesë e sigurisë së lartë, Balluku sqaroi se ushtria ka shkuar atje për të mbikëqyrur të gjithë situatën dhe ndërtesën.

Ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit. Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019. 

VIDEO/Intervista e plotë me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në Report TV

Ora 18:52
‘Po rrinë nëpër karrige që të mos quhet braktisje detyre’- Balluku ultimatum kontrollorëve: Filloni punën, ose dilni jashtë (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, i ka dhënë një ultimatum kontrollorëve që të rifillojnë punën, ose do të nxirren jashtë nga ndërtesa.

Në një konferencë për mediat, Balluku u shpreh se pavarësisht se kanë deklaruar paaftësi për të vijuar punën, kontrollorët po vijojnë të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, në mënyrë që ligjërisht të mos i quhet braktisje e vendit të punës.

Për këtë Balluku tha të rrish në ndërtesë nuk do të thotë se po bën punën, ndërsa theksoi se tashmë policia do të lirojë ndërtesën “nga kontrollorët që nuk duan të jenë më kontrollorë”.

“Kontrollorët vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës ata që kishin turnin sot, xhiro nëpër korridore që të mos i quhet braktisje e vendit të punës. Braktisjes së vendit të punës të dashur kontrollorë është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe nuk do tju ndihmojë askush kur të dilni para përgjegjësisë. Se qëndroni brenda ndërtesës nuk do të thotë se jeni në detyrë, e keni braktisur detyrën dhe është e pavlefshme të qëndroni brenda ndërtesës për të siguruar ligjshmërinë. Nga ky moment, për shkak të të gjitha angazhimeve që kemi te partnerët tanë, që unë i kam informuar për situatën dhe duke qenë se kontrollorët që kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë përgjegjësi për të kontrolluar hapësirën shqiptare kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Ndaj një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë në duart e personave që kanë deklaruar paaftësi për të operuar. Ata që nuk operojnë më dhe nuk kryejnë funksione, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I bëj thirrje kontrollorëve që duan të vazhdojnë funksionet e tyre që do ishte kënaqësi për ne që të kthehen në detyrë, jeni të lutur ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës që të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni të qëndroni në ndërtesë, të tjerët që nuk duan të operojnë por qëndrojnë në karrige që të mos quhet braktisje detyre, detyra është braktisur në sy të të gjithë shqiptarëve. Policia do të bëjë detyrën të lirojë ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë”, tha Balluku.

Ora 18:33
Balluku: Pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, qëndrojnë njerëz me prapavijë politike (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas kësaj greve në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën  dhe se janë denoncuar në prokurori.

"Dëshira e mirë nga ana e tyre për të pasur rrogë 4400 e mirëkuptoj, këtë ëndërr mund ta kenë të gjithë, por është më se e arsyeshme që në kohë pandemia nuk mund ta kenë. Në kohë pandemia ata janë minus 57 % dhe kanë kryer vetëm 43 % të trafiku për 14 muaj pandemi. Kompania në pamundësi ekonomike nuk ka mundësi ta bëjë këtë. Avokati i sindikatës tha se nuk ka rëndësi le të marrë kredi, por kjo nuk mund të ndodh pasi kompania funksionin me fitim 0 %. Kjo është një kërkesë absurde e nxitur nga politika, pasi aty kishte njerëz që nuk donin të dëgjonin arsyet. Të dëgjosh dike të tillë se jam pak lekë 2490 dollarë për një person që punon vetëm 43 % të asaj që kërkon të paguhet dhe lë njerëzit në rrugë, ilaçet të mos vijnë apo të vdekurit të varrosen në vendin e tyre.  Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi. Ju keni bërë tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë  funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.

Ora 18:10
Rinisja e fluturimeve në Rinas, Balluku: Situata do të zgjidhet shumë shpejt (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur për rinisjen e fluturimeve në Rinas, nuk dha një datë se kur mund të ndodhë kjo.

Në studion e “Report TV”, ajo tha vetëm se situata do të zgjidhet shumë shpejt.

“Për shkak të arsyeve të sigurisë, ju e shikoni që dhe forcat ushtarake janë duke marrë në mbrojtje ndërtesën. Njerëz që kanë vendosur të bllokojnë hapësirën shqiptare, mund të kryejnë edhe veprime të tjera që mund të vinin në rrezik të gjithë vendin. Nuk mund t’i referohem planit për rinisjen e shërbimeve të navigimit ajror, por do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Balluku.

Ora 18:06
Balluku: Organizatorët janë kallëzuar në prokurori! Stërvitja ushtarake e NATO do të zhvillohet (VIDEO)

Ministrja Belinda Balluku tha se stërvitja e NATO-s Defender Europe 21 do të zhvillohet se qeveria nuk do të lejojë që të dorëzohet nga grushti i shtetit. Ajo tha se organizatorët e kësaj greve janë kallëzuar në prokurori. 

"Ne kemi një zgjidhje dhe nuk do të lejojmë që një kast dhe elitë që të plotësojmë tekat e tyre duke penalizuar të gjithë Shqipërisë, kërkon të penalizojë imazhin e saj dhe aq më pak të penalizojë marrëdhëniet tona me aleatët. Kallëzimi penal është bërë për atë që e kanë organizuar, jo për të gjithë, ata që e kanë organizuar ata do të shkojnë para drejtësisë pasi nuk merret dot peng një vend. Do të mbahet patjetër stërvitja ushtarake Defender Europe 21. Qeveria nuk do të dorëzohet prej këtij grushti shtetit.

Ora 18:02
Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Balluku akuza Berishës: Qëllimi i tij që të mos zhvillohet stërvitja e NATO-s, i kam njoftuar aleatët (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka nxitur situatën e krijuar në Rinas për bllokimin e fluturimeve, pasi kontrollorët pezulluan punën.

Sipas Ballukut, qëllimi i Berishës është që të mos lejoje zhvillimin e stërvitjes së NATO-s DEFENDER – Europe 21, të planifikuar më 26 prill, ndërsa shtoi se aleatët janë njoftuar për këtë përpjekje.

“Roli i Berishës është nxitës, ka që dje që i nxit dhe i mbështet me sharje e mallkime të stilit të tij që këta njerëz të bllokonin trafikun, të reagonin me forcë. Qëllimi i Berishës është që shtetit të dështojë, qytetarët të mërziten me shtetin, të krijohet pakënaqësi në çdo nivel, të bllokohet Shqipëria, unë kam njoftuar aleatët, ai ka si qëllim që të mos zhvillohet stërvitja e NATO-s, që është parashikuar në datën 26 prill.Nuk janë të gjithë në të njëjtin thes, e pashë sot dhe një pjesë e tyre me të drejtë duan të diskutojnë për pagat. Ne i paraqitëm një plan, më 30 mars u dukën të sqaruar, iu dërgua plani i veprimit më 3 prill, me tre skenar, sesi pagat do ktheheshin ë normalitet dhe ne patëm një mirëkuptim, deri dje. Ne e prisnim se e pamë që politika kishte futur duart. Kryetarit të sindikatës i është thënë që plani që i dërguam ishte elektoral dhe unë plan elektoral në aviacion nuk kam parë  që nga koha e Berishës”, tha Balluku.

Ora 17:56
VIDEO/ Ushtria merr nën mbikqyrje Kullën e kontrollit në Rinas, është ndërtesë e sigurisë së lartë

Ushtria ka marrë pasditen e sotme nën kontroll Kullën e Kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasi një pjesë e madhe e kontrollorëve që kryejnë kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare kanë deklaruar paaftësi për të kryer punën.

Lajmi është dhënë sot në Report Tv nga ministrja Belinda Balluku. Ajo tha se Kulla e Kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë.

"Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria", tha Balluku.

Ndërkohë që Report Tv ka siguruar pamje nga Aeroporti i Rinasit kur ushtria është afruar për të marrë nën mbikëqyrje Kullën e Kontrollit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/04/2021 04:01

    Grevat e punonjesve te aeroporteve nuk jane ndonje gje e re,ndodhin ne bote here pas here;problemi ne kete rast,eshte se Shqiperia ka vetem nje aeroport civil dhe kjo greve ka pasoja negative,po te kishim aeroporte te tjera,bllokimi i fluturimeve mund te gjente nje zgjidhje me pak dramatike.Por qe jane //instruktuar// mire,para se te fillonin greven,kjo nuk ka asnje dyshim.

    Përgjigju
  • vjosa: 08/04/2021 00:39

    NXIRRINI jashte pisat me gjithe karrige nxirrini....

    Përgjigju
  • Tirona: 07/04/2021 23:39

    AlbKontrolli mos te rrij duke fjetur gjume , keto dite duhet te rrije 24 ore duke punuar , te kontaktoje me Lufthansen, Alitalian dhe British per te mare punonjesit e tyre qe i kane larguar nga puna per shkak se disa aeroporte te ketyre vendeve tyre jane mbyllur si pasoje e Pandemise dhe keta ti punosoje ne Aeroportin e Rinasit. Ne asnje menyre te gjithe kontrolloret nuk duhet te rimeren ne pune. Ata jane stresuar dhe nuk mund te punojne ne nje vend pune kaq delikat qe ka te beje me jeten e njerezve. Drejtuesit e AlbKontrollit nuk duhet ti pranojne keta punonjes te tyre se keta punonjes do te bejne te pamundur qe te shkaktojne incidente dhe po ndodhi ndonje nje incident ne trafikun ajror sebashku me Ata qe kryejne incidente te shkojne para ligjit edhe drejtuesit e AlbKontrollit.Qe drejtuesit Albkontrollit tea bejne gjumin te qete te punosojne punonjesit e atyre shteteve qe kan mbyllur aeroportet per shkak te Pandemise.

    Përgjigju
  • Kent: 07/04/2021 22:15

    Duan te ulin imazhin e Shqiperise ne bote. Duan te deshtojne stervitjen e NATO-s Duan te acarojnë popullin e ti shtojnë më shume hallet që kanë. Pra,duhet te mbaje pergjegjësi ligjore.

    Përgjigju
  • Robshi: 07/04/2021 21:56

    Hahhaha vartesit e vet per 6 vite direkt si drejtoreshe e 8 vite si ministreshe na dolen armiq partie... kur merrte vete si drejtoreshe mbase 2fishin e ketyre si dukej rroga e larte... po traplliku me i madh eshte kur e lidh me salen e meten hahhahaha ka mundesi qe dhe ne km po mungoi njeri eshte grusht shteti i sales hahhahaha... shkoni ne gjykate thote tjetri po a e dini sa zgjat nje proces gjyqesor me reformen e ketyre minimalisht 2 vite dhe normalisht qe gjyqtaret do japin drejtesi te pavarur hahhaha... becheti ka kohe te prese neper gjykata se ka rezerva dhe fiton se i ben gjyqet jashte po keta skane shance per tkap gje me gjykate... nejse se e zgjidh policia ushtarake se mbase do gjejne dhe bomba te vena nga armiqt e partise deri neser hahahahha

    Përgjigju
  • shefi: 07/04/2021 20:46

    ku qendron problemi?! duke e ditur rendesine e objektit dhe gjendjen e jashtezakoneshme, qeveria mer kontrollin dhe vendos personel tjeter. te sigurt qe gjendet nje qe di ta ndezee operoje sistemin. keta te protestojne e ti nxjerrin uje te zi po nuk mund te prese nje avion vaksinash se duan keta ca lek me shume. Nejse keto ne nje shtet bananeje si shqiperia ndodhin ... dac nga keta dac nga ana e qeverise.

    Përgjigju
  • Beni: 07/04/2021 20:32

    Mjaftoi nje gervishtje e vogel ne makiazhin e qeverise kriminale shqiptare dhe maska u ra fare pertoke. Dhe po shohim se si reagojne: te punesuarit qe kerkojne te drejtat e tyre permes greves, jane terroriste dhe grushtshtetas; ata qe kane ne favor te greves dhe kritike ndaj qeverise, jane armiq, qe duan te minojne miqesine tone me BE dhe NATO. Ah, neser do shtojne edhe SHBA. Jo se ua ndjell per aeroportin porse nuk mund te lejojne qe te tilla ngjarje te behen lajm, e per me teper lajm nderkombetar. Per shoqe Ballukun, te pavarur dhebjo politik apo partiak jane te punesuarit e saj ne aeroport, nga sektori VIP e me radhe. Si duket, deshi qe te kapte gjithe strukturen e aeroportit, ne nje dore! Pra u uli pagat, qe te ikinin vete, ose te ktheheshin ne servila te saj, nese jo, i pushoi. Rama eshte gjysma e monstres se rilindjes, monstra me e madhe paska qene kjo shoqja!

    Përgjigju
    • O beno: 07/04/2021 21:45

      O to shoku Ben.c kan keta me shum se kontrolloret e trafik armor te ushtris qe marrin 500 min lek.ti zevendesojn fismidhjet se paguajn edhe me 50% me mir se nji ushtarak ne USA psh.me mir se nje minister ose kryeminister me shqiperi e kosov.me mir se nje mjek we shpeto jet.su dilkan 2500 dollar ne muaj ketyre rracmuterve.mos u merzit qe flas troc se ma do menja je I kulles ti qe flet keshtu e I mbron.

  • Taypi: 07/04/2021 20:10

    Keta quhen tradhetare.. Nuk mund te mbajne peng gjithe shqiperine keta buke shkelur.. Te gjithe ne burg e kane vendin dhe asnje nuk meriton te kthehet ne vendin e punes.. Ushtria te mare sa me pare te jete e mundur kontrollin e kulles dhe ligji te veproje sa me shpejt per keta dezertore.. Eshte tradheti kombetare duhen denuar me pa tjerer me burg.. Ligji mos i fale keta tradhetare dhe te gjithe duhen shpallur **tradhetare te kombit **

    Përgjigju
  • Beni: 07/04/2021 19:45

    Ilir Meta eshte koka dhe organizatori,qe kerkon rotacion dhe pushtetin ne tavoline pa asnje lloje dyshimi

    Përgjigju
  • Sara: 07/04/2021 19:38

    Ky "grusht shteti" esht organizuar nga peshqit e medhenj.Policia te arrestoj menjeher qofte dhe presidenti apo kushdo qe ka nxitur ket puc anti kushtetues.Vetem ne ket menyre tregoni se ekziston shteti.Kontrolloret jan kukulla,koka qendron ne presidence.

    Përgjigju
  • Ore: 07/04/2021 19:38

    Politikane prokurore gjykates, a ka mundesi ta zgjidhni sot kete hall. Po ka njerez te semure qe duan te ikin, ore po ca leshin behet keshtu. Kush jane keta qe i privojne jeten njerezve. Ore a ka shtet ketu apo jo

    Përgjigju
  • dulja: 07/04/2021 19:37

    keta jane plerate qe kane 30 vjete qe vetem e kafshojne SHqiperine e gjore

    Përgjigju
  • Kodi Punes: 07/04/2021 19:34

    Kodi Punës Neni 196

    Përgjigju
    • Lala: 07/04/2021 21:48

      Kodi I punes ke te drejt.ama e drejta e tyre maroon ku ashkelon te drejten time per te shkruar me u kuptuar jasht.te drejten e plakut Tim per tu vaksinat se svje vaksina ngaqe nuk duket avioni te drejten e punojsve te aeriportit per te punuar e per tu paguar po qe spaguhen dot se u balloon punen kills.ka kid po ka edhe kushtetut e kushtetuta we me garanton mua te drejtat ta dhjet ty kusin e punes.dakort shoku

  • Berti: 07/04/2021 19:27

    Pse kerkojne pagen nuk ka asgje te keqe por ,drejtojuni gjykates mor zotrinj,si cdo kush tjeter qe nuk e zgjidh ceshtjen me mirekuptim. Kush jeni ju qe bllokoni levizjen. Por ju lumte. Keshtu ndodh kur nuk ka staf gati ne dispozicion sepse nuk i trajnojne me pare,sepse i marrin vendin e punes. Shqiperia e mjere

    Përgjigju
  • Bledi: 07/04/2021 19:16

    Ky vend ka nevoj per nje udheheqes si Erdogan ne Turqi.Gjith te arrestohen menjeher aty ku jane me akuze per "grusht shteti" dhe ushtria te drejtoj kontrollin ajror te vendit. Vetem me force mund te vendoset rendi kushtetues pas nje grushti shteti.

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/04/2021 19:07

    Çunat problematik filluan te nxjerrin koken...

    Përgjigju
  • Sifu: 07/04/2021 18:30

    Toleranca e tepruar per 30 vjet per krimet qe ka bere e bejne qoftelargun te rrezikshem.Drejtesia ti tregoj vendin se mjaft me me kete mortje.Dhunes shteti ti pergjigjet ne forcen e ligjit.Tolerance me krimin asnje vend ne bote nuk ka.Ato qe sulmuan Kongresin amerikan jane arrestuar dhe do dalin para drejtesise ,keshtu dhe Shqiperia te veproj me dhunuesit e vazhdueshem te ligjit.Kur vepron ligji krimineli struket

    Përgjigju
  • dardan: 07/04/2021 18:10

    Hiqini te gjithe nga puna dhe kete objekt te rendesise se vecante ta mari ne atministrim ushtria pergjithmone. Aty punojne njerez te ndyre dhe te mbeshtetur nga politikane te ndyre te tipit Sali krimineli dhe Like florori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?