Kronikë

Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për sezonin veror! Lehtëson trafikun nga Radhima (VIDEO)

26 Maj 2021, 12:41| Përditesimi: 26 Maj 2021, 15:05

  • Share

Ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

"Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku

Ministrja Balluku tha se rruga do të ofrojë pamje panoramike dhe do të lehtësojë trafikun.

"Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Sigurisht do ketë sinjalisitikë të shtuar, provizore, e cila do të na ndihmojë si ne ashtu dhe policinë rrugore për të pasur një menaxhim sa më të mirë të trafikut dhe pa aksidente", tha Balluku

Realizimi i kësaj vepre nëpërmjet koncesionit Partneritetit Publik Privat, sipas ministres është një zgjidhje efikase dhe ligjore. Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra është parashikuar të dorëzohet brenda 36 muajve, ndërsa në kontratë është parashikuar edhe mirëmbajtja e aksit për 10 vitet e ardhshme pas vendosjes së saj në funksion. Ky bypass nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.Në projektin janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që  do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ola: 26/05/2021 19:53

    Po Shkodra?

    Përgjigju
  • Lui: 26/05/2021 18:29

    Turqit bene nje spital duke e nisur nga zero, dhe per tre muaj jua dorezuan. Ju keni tre vjet me ate te shkrete bypass dhe as kete vit nuk e dorezuat dot. Eh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?