Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka folur për portin e Durrësit gjatë takimit me kryebashkiakët duke thënë se është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit.
Ndërkohë theksoi se po ndërmerren hapat e tjera proceduriale ndërsa po vijohet me fazat e tjera të projekti. Projekti pilot nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit
“Është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit. Pasi ramë dakort që porti i ri në Porto Romano, dy porte të trajtimit të naftës e gazit. Negocim me kompanitë më të mëdha të “Eagle Hills”, nga Muhamet Alabar, kompani me vepra faktike dhe në Ballkan. Investim i kuotuar prej 2.1 mld dollarësh. Investim bashkëpunim mes kompanisë dhe shtetit.
Shteti do kontribuoj përmes tokës, kompania investim financiar. Po ndërmerren dhe hapat e tjera proceduriale. Është ecur për katër fazat e projetit, projekti pilot për rehabilitimin e pastrimin e zonave që do të bëhen të aksesueshme për qytetarët. Nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit. Është dorëzuar dhe drafti final i portit komercial. Kompania hollandese “Royal Haskoning”. Në muajin e fundit kemi patur dhe një propozim nga kompania “Royal Haskoning”, për të përfshirë një pjesë fundore të një baze militare detare, e cila do jetë në funksion të NATO-s. Kjo pjesë e projektit i është dërguar NATO.
U mirëprit me pozitivitet, pasi Durrësi është strategjikisht i rëndësishëm dhe ka patur kërkesë për “Pashalimianin”. Faza e parë do nisë pasi ligjit të miratohet në kuvend. Fazat e tjera, sipas dinamikës së lëvizjes së portit të ri komrecial. Ai s’do jetë një port i thjesht për nevojat e Shqipërisë, por do akomodoj për disa dekada për të gjitha nevojat e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pasi Kosova do jetë përmes një porti të thatë, lidhja me hekurudhën Durrës Prishtinë, 60 hektarë portë në pikën fundore të hekurudhës. Zonë industriale të lirë brenda portit, tek zona e Spitallës, me 60 hektarë”, tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë! Mesazhi për kryebashkiakët: Largoni drejtorët që lënë kokrrën e namit
//ReportTv.al