Balluku flet me shifra për rritjen e çmimit të energjisë: Po blejmë në treg me 500 euro megavat, nga 52 euro që merrej një vit më parë! Do të mbrojmë konsumatorët

8 Mars 2022, 09:47| Përditesimi: 8 Mars 2022, 10:21

  • Share

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë në treg. Ministrja Balluku duke ju referuar tre muajve të parë të vitit, tha se sot po e blejnë MWh, deri në 500 euro. Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1000 euro MWh, nga 51 euro që paguhej një vit më parë. Balluku tha se qeveria do të vazhdojë që të mbrojë klientin familjar, ku shtoi se pavarësisht se kostoja është rritur 10 herë e energjisë, konsumatori vijon që ta marrë me të njëjtin çmim.

‘Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve të energjisë në bursë. Flitet për çmime që mund të shkojë deri në 1000 euro për MWh, ndërsa një vit më parë çmimi fillonte nga 52 euro për MWh. Sot po blejmë në tregun ndërkombëtar me 500 euro megavatin. Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti, subvencionet për energjinë nga qeveria shqiptare do të arrijnë 320 mln euro. Vazhdojmë të mbrojmë klientin familjar, abonentin familjar dhe fashën e bizneseve të vogla. Çmimi i kostos së konsumatorit është 10 fishuar, ndërkohë që abonentëve u jepet me çmime të mëparshme. Çmimi do të vazhdojë që të ruhet i njëjtë pavarësisht rritje së kostos. Energjia zë pjesën më të madhe të subvencionit nga qeveria.’- tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës! Balluku: Gati plani i kursimit për qytetarët


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?